Seksi pa prezevativ u bën mirë femrave, ja pse

Periskopi.com +18

Një studim i udhëhequr nga psikologu Gordon Gallup në Universitetin Albany në SHBA, zbuloi se gratë që bëjnë seks pa kondom treguan më pak shenja të depresionit.

Pjesë e studimit ishin rreth 300 gra të moshave të ndryshme të cilat plotësuan formular anonim e që trajtonin jetën e tyre seksuale.

Në formular përfshihej pyetja edhe sesa herë kryenin marrëdhënie seksuale dhe nëse përdornin kondom apo ajo.

Rezultatet treguan se gratë që bëjnë seks por nuk përdorin kurrë prezervativë, shfaqën shenja shumë më të vogla të depresionit, sesa ato që përdorin zakonisht.

Këto janë gratë lidere që refuzuan të mbulohen gjatë vizitave në Arabinë Saudite (Foto)

Periskopi.com Lajme

Vizita e Kancelares Angela Merkel në Arabinë Saudite u karakterizua me një gjë: refuzimin që ajo bëri për të vendosur mbulesë në kokë.

Angel Merkel ka refuzuar ta bëjë këtë gjë derisa po takohej me Mbretin Selman të Arabisë Sauditë.

Në këtë mënyrë, Merkel ka ‘thyer protokolin saudit’ që parasheh se femrat në publik, cfarëdo pozite që kanë, nuk mund të dalin pa mbulesë.

Vizita e Merkel në Arabinë Saudite ka edhe disa mesazhe, ajo ka shtyrë për një kohë të pacaktuar debatet se a duhet ndaluar burka në Gjermani duke thënë se ‘kjo gjë nuk është prioritet për shtetin gjerman’.

Ndërkohë, Merkel nuk është e vetmja grua lidere që ka bërë një veprim të tillë.

Në të kaluarën ngjashëm ka vepruar edhe Theresa May, Hillari Clinton dhe Michelle Obama. Sipas kritikëve, lideret botërore mund të kenë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë në Arabinë Saudite, pasiqë ‘mbulesa shihet si shenjë e shtypjes ndaj grave”./Periskopi

 

 

Themelohet Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e personave të dhunuar gjatë luftës

Periskopi.com Lajme

Sot është themeluar Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Me funksionalizimin e këtij Komisioni do të fillojë edhe procesi i aplikimit dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe më pas edhe kompensimi i tyre. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sciale, Arban Abrashi, tha se ky kompensim nuk do ta ofrojë drejtësinë e munguar, “por do të jetë një mbështetje modeste institucionale për këtë kategori të shoqërisë”.

Abrashi ka shtuar se kjo është një datë e rëndësishme për këto viktima sepse pas një periudhe të gjatë po fillon njohja dhe përkrahja e tyre, aq e mohuar deri më tani.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po ashtu, do ta njoftojë opinionin me kohë për procedurat dhe kohën e aplikimit për personat e prekur të kësaj kategorie.

Mullinjtë e erës dhe Zana Ramadani

Fjolla Spanca Opinione

Kaherë e kam zënë vetën ngushtë nga pamundësia për të shkruar nja dy gjëra kur binte fjala tek feminizmi, gratë dhe feja. Druajtja se mos nuk i dilja në krye zotimit, më ka sforcuar e hutuar. Cuditërisht, dje krejt papritun më bjen në dorë një intervistë me titull “Nënat myslimane i edukojnë bijtë e tyre si të bëhen dështakë”.  Po lexoja nëpërmjet rreshtave mllefin e një gruaje dhe gati – gati më dukej e pabesueshme që pathosi i urrejtjes dhe përbuzjes ndaj botës islame e digjte pa mëshirë kryepersonazhin e intervistës.

Thënë drejtën,  Zana Ramadani  nuk është e para dhe as e fundit penë e zeherosur, përmes së cilës rëndohet ajri i arsyes së paqtë dhe konfrontohen hapur kulturat, traditat e fetë. Ramadani i vendos këto të treja në antagonizëm përjashtues me njëra-tjetrën. Madje ajo stërhollohet në akuzat absurde mes të cilave, pasqyrohen sheshazi komplekset, mosdija, papjekuria dhe nxitimi.

Do ishte fare e pandershme të mos pranoja faktin se Bota sot është një kazan ku bashkëzihen dijet, idetë, vlerat, normat, qytetërimet, filozofitë, kulturat … E mbi të gjitha, bota e ditëve tona dergjet prej sindromës së frikshme të neurozës islamofobike. Ramadani dhe soji i saj me ligjerimet nihiliste mesjetare, papërgjegjshmërisht e thellojnë hendekun e mirëkuptimit dhe paqes, biles thirrjet histerike për të mohuar të drejtat e grave që zgjedhin rroba të ndryshme prej tyre, janë po aq të rrezikshme sa pretendimet e feministeve që Zana Ramadani nuk i honeps dot.

Rëndësi (s)ka fama.

Zana, mund të ketë ndjekur mësimet në universitetet më të mira Perëndimore POR vetën e saj akoma nuk e ka nxjerr prej Fshatit të humbur diku në Ballkan. Ajo mëton qëndrimin sipër feministëve të FEMEN, ama është e trishtë me e pa qytetin e paqenë, atë të errëtin, të turbulluarin e të humburin, ku i ngjizë idetë aventuriere. Nuk kisha për ta marrë seriozisht mllefin e Ramadanit, nëse ajo do fliste veç për Islamin ose veç për gratë. Jo, përkundrazi. Zana tjerret në të dy çështjet, duke ngrejt turlilloj paradigmash; përmes të cilave doemos do ta asgjësojë dikë, i cili mjafton të plotësojë kushtin e parë: të jetë një fije ndryshe prej Ramadanit.

Ligjërimi i Zanës përveçse nuk ndihmon paqen, nuk është aspak kontribut për të drejtat e grave (nënave, motrave, shoqeve, bijave) të cilat ndjehen dyfsish të përbuzura e të sulmuara. Ose le ta themi ndryshe: kë synon të luftoj Zana? Fenë? Gratë? Shoqërinë? Dhe cilat janë rezultatet që pretendon me heqjen e fesë? Pra, atëhere jetokan të gjithë të lumtur?! (Zanë, në Shqipëri s’pati fe fare në komunizëm. Kur të kesh nge’ duku dhe shih si kanë çel problemet mendore andejpari; si jetojnë gratë dhe burrat me supet e rënduara nga turlilloj frikërash gati imagjinare.)

Po gratë që jetojnë në një shtet apo qeveri me probleme ekzistenciale ku arsimimi është zëri minimal i buxhetit, cka duhet të bëjnë? Apo gratë që jetojnë në shoqëri ku tradita kanunore prevalon mbi normat ligjore/ fetare? Në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri ka analfabetE me shumicë. Të tilla gra, nuk kapërcejnë as pragun e shtëpisë.  Tashmë je feministe e famshme, Zanë. Duhet t’i dish këto dhe t’i kesh lexuar dy-tre libra për historinë, traditën, kanunin, Islamin. T’i çelje shteg pasqyrimit të rrethanave ku po jetojmë.

Apo vetiu e kupton që edhe ti lirshëm mund të identifikohesh me “katundarizmin” të cilin e mohon, për sa kohë të lezeton karrigia ku je ulur dhe s’pranon me i braktisë idetë mesjetare prej të cilave riaktivizohen “Kryqëzatat”  kundër disa.  Sepse ti, ndonëse nuk e pranon Islamin si të tërë, mbahesh për muslimane si e si për ta sfiduar “pabarazinë sociale”. Pra, je intelektuale që ekspozohet publikisht, do mbështetje të plotë meqë po braktis ca “vlera” jo se i njeh por se sipas teje janë ngritur mbi pabarazi. “Sa fisnike!”

Me i shit mendt ku s’i hajnë as dhentë.

Ndoshta thirrjet e Zanës për ndalimin e shamisë; “pushkatimin” e konservatorëve, shkundjen e maçove myslimanë dhe nënave të tyre kanë për t’i goditë dofarë raportesh e interesash.

Vërtetë në trojet shqiptare vitet e tranzicionit kanë lënë shumë për të dëshiru derisa ekonomia e brishtë dhe varfëria e kanë rrënu jetën në bashkësi; atë jetën kolektive ku njeriu kujdeset për njeriun; si amanet të lënë në Tokë. Lufta për ekzistencë i ka tëhuajsu shoqëritë kaherë. Shqiptarët që nuk shquhen për mbamendje të theksuar; shpejt e kanë mohu trashëgimin kolosale të së kaluarës duke u dhënë kështu mbas materiales, sepse veç në këso mënyre kanë arritë me i mbush barqet bosh. Edhe është krejt noramle se kur njeriu reduktohet vetem tek sigurimi i kafshatës, lë mbas dore artin; muzikën; teatrin; librin; dijen.

Prej kohësh bastoret, kafenetë, plantacionet e drogës dhe lokalet ku vajzat e reja kërcëjnë lakuriq janë më të frekuentuara se xhamitë e kishat. Shkollat janë aty, sa për të qenë. Si një feministe dhe politikane e lindun, Zana duhet ta dinte fort mirë se kultura e punës ka vdekur qyshkur. Dhe madje është tepër ofenduese për nivelin intelektual të Ramadanit kur krahaso Perëndimin me atdheun e harruar të shqiptarëve. Ajo dhe shoqet e saj, s’kanë pse humbin energji kot per shitjen e mendve sepse në situatën që është katandis populli sot, pak njerëzve u bëhet vonë për krizat e identitetit të Zanave!

Gratë pa emën. Gratë që dijnë me çmu jetë.

Edhe njëherë për gratë.

Sa herë rrekem me kuptu madhninë e gruas, përpiqem mos me u ngatërru me imazhin e burrit. Ndoshta fjalët janë vocërrake kur turren me i dëftu dallgët e begatuara që dalin prej krahrorit të një gruaje. Asaj qenies së brishtë dhe të fortë; te lehtë e të rëndë; të pakursyer në mëshirë dhe të kulluar në dëshirë; e cila s’mund të këqyret vetëm si “potencial riprodhimi” për kombin. Gruaja, përtej të qenurit nënë, motër, grua, vajzë, shoqe është qenie e plot.

Shekujtë kanë nxjerrë shembujë të mrekullueshëm të grave fisnike; grave të forta; të ditura e të urta. Paralelisht, janë lexue edhe gratë, brendësia e të cilave nuk ka shkëlqyer ndonjëherë. Pra, bota është rrethuar prej të Mirës Sublime dhe sfidës së yshtur nga padija e smira. Është e papranueshme me thënë se të gjitha gratë janë engjujë, sikurse nuk pranohen gjykimet përgjithësuese: të gjitha gratë e fusin djallin ne shishe!

Dua të them se Zana, ka të drejtë kur shqetësohet për nënat që djemtë e tyre i rrisin nën hijen e bindjeve misogjenike. Në shumë raste, këto gra  para se të bëheshin nëna kanë kaluar situata jo fort të këndshme në fëmijërinë e tyre ose adoleshencën e hershme. Zana harron se plot gra janë lindur e rritur në familje me probleme ekonomike, sociale e kulturore.  Gratë qysh herët janë përjashtuar nga “rrethi i pushtetit” ose thënë ndryshe, djemtë, burrat apo pleqtë e odave kanë krijuar mendësinë/ kultin e supremacisë mashkullore duke u bazuar në ca “norma” që ishin ma tepër të lidhura me kontekstin kohor, traditën e zakonet se sa fenë.

Në familjet patrilineare shqiptare trashëgimia përcjellet nga ana e gjakut të linjës mashkullore. Burri apo subjekti ka qenë zotëruesi absolut i pronave dhe anëtarëve të familjes. Ai garantonte sigurinë ekonomike dhe sociale. Kurse gruaja ishte “ajo” e pasigurta në sferën private dhe publike; objekti i rrezikuar dhe asnjëherë i aftë për t’u vetmbrojtur. Besa, gratë as nuk janë menduar si mjaftueshëm të zonjat për t’u shkolluar, ndaj dhe kanë mbetur të izoluara. “Natyshëm” në këso situatash,  familja i ka favorizuar djemtë kaherë, ndërsa vajzat janë shtypur që në vegjëli. Kjo traditë nuk ka patë asnjëherë bazë fetare sepse bie fjala, trashëgimia sipas ligjit Islam i takon të gjithë fëmijëve, pa dallim gjinie. Kurse kur flasim për mëkatet, të cilat Zana i liston me hijeshi, ndëshkimi sipas fesë është i njejtë si për burrin, ashtu dhe për gruan, anise popujtë nuk e kanë parë si shqetësim sjelljen e djalit; kundrejt sforcimit të vajzës për ta ruajtur nderin e vet.

Rrjedhimisht, pa u hapërdarë në habi a çudi gjithsecili prej nesh e pranon të vërtetën e hidhur, se ky është Ballkani i trazuar; ku adetet pranpanike të ngjyera me probleme ekonomike, i kanë tëhuajsuar gratë. Zana, në ato që shkruan e thotë vizaton traditat e familjes shqiptare; asaj të mbyllurës, që i ka rënë për hise së pari asaj e pastaj pothuajse shumicës së popullit. Por, nuk mund të harrojmë se mes shqiptarëve, akoma jetojnë ca njerëz normal, të cilët përpiqen dhe nuk drejtojnë gishtin kah tjetri sa herë numërojnë hallet që kanë.

Kur mbulohet zemra, duke u z(m)buluar mendja

Njerëzit flasin për Islamin me llafet që dëgjojnë nëpër edicione lajmesh ose kafene lagjesh dhe e gërshetojnë me diskutimin mbi muslimanët të cilët doemos duhet të jenë ose janë: të prapambetur, patriarkal, injorantë, radikal, terrorista, ekstremista, ista-ista-ista. Rrallë gjenë qytetarë që e kanë tejkalu lajmin propagandistik dhe i pranojnë bashkëqytetarët që praktikojnë ritet fetare. Me e pranu, do me thënë me e respektu dhe me e vlerësu tjetrin, anise mund të jetë i ndryshëm nga vetja jonë.

Do ishte absurde me pohu se të gjithë muslimanët janë njerëz të mirë, sikurse është e papranueshme me i quajt të gjithë muslimanët terroristë apo ekstremistë. Muslimanët janë qytetarë të çdo shoqërie, rreth e brenda së cilës jetojnë. Ata janë po aq shqiptarë sa ç’jemi unë e ti që lexon këtë shkarravitje; dhe janë edhe më të kultuaruar se sa Zanat që kur flasin, nuk kanë takt për me e zgjedhë të paktën FJALËN, e cila është urë lidhëse mes zemrash.

Zana dhe ca feministe të tjera nxitohem pafalshëm kur flasin për gruan; veçanërisht gruan muslimane që ka vendos me vu shaminë sipër flokut të saj. Shpesh herë ato gabohen kur mbulesën e quajnë “Shenjë Aparteidi”.  Nuk mund të sjellësh si shembull Iranin apo Irakun, kur përsiat për trupin e gruas. Nuk duhet të mbyllemi në qorrsokakun ku janë djegur llambat me kohë. Gratë muslimane nuk janë vetëm arabe apo turke. Muslimanët jetojnë në çdo cep ndaj dhe është jo e ndershme me i reduktu në dy kombe.

Zanë, përkundër fatkeqësive njerëzore; duhet me pranu se gruaja ka të drejt me e mbulu ose zbulu kokën; duhesh me pranu sidomos ti që ke merak me u zhvesh që shoqet tona kanë të drejt po aq sa ne me u vesh, biles me u vesh si t’kenë qejf. Gratë muslimane nuk janë as ma pak e as ma shumë të mira se sa gratë e tjera që përditë luftojnë me botën e padrejtësive; me botën e shtresëzimeve sociale; me botën e korrupsionit e të presionit; me burrat e ligë e me gratë e djallëzuara! Gratë muslimane as janë më shumë e as më pak të virtytshme për shkak të shamisë që mbartin në kokë! Shamia e tyre është lidhja e tyre me Krijuesin; lidhje kjo që s’ka pse me u njollos me ofendime e as ndërhyrje prej teje e prej meje. Ato e dijnë pse e kanë vu shaminë; edhe e dijnë se si e mbajnë. Për aq kohë sa shamija është zgjidhja e gruas (aniqë ty Zanë të pëlqen me bo zhurmë me shamitë që kinse nuk vihen me dëshirë po me dhunë) ti s’ke pse më fërfëllu, bile-bile kish qenë mirë me i përkrah ato gra mendjehapura që nxënien e dijes e kanë prioritet jetësor, pavarësisht rrobave.

Zanë, ata që e kanë humb të brendshmen, ekspozojnë përditë të jashtmen. Nuk është kohë debatesh boshe; po jetojmë Kohën e njeriut që ka nevoje për njeriun, dhe jo për intelektualin e rremë e feministen e paqenë. Numërohen me gishtat e një dore feminsitet shqiptare, që zbardhin netët në kërkim-thellim të dijes; ato feministet e vërteta, të cilat emrin dhe mbiemrin e shkruajnë me germa të vockla, sepse punët e tyre i tejkalojnë kufijtë e varfër të mentalitetit. Madje këto gra nuk kanë nevojë të quhen feministe. Mbi të gjitha janë gra të ndrittura që lejnë gjurmë në botë me urtësinë, etjen për dituri, vullnetin për punë dhe durimin. Të tilla gra, edhe mund të kenë problem me identitetin e tyre, se fundja njeriu është në udhë për t’u vetnjohur përjetësisht, por asnjëherë nuk përdorin tjetrin; padijen e tjetrit; fatkeqësinë e tjetrit për të fituar famë e pushtet. Gratë dhe burrat zemërgjerë, Botën e kanë ndrru duke e njohur dhe ndrruar vetën!

Ndaj çdo Zanë’ do duhej me qenë shembulli i gruas që nuk përfaqëson asgjë më shume se sa vetën; edhe shembulli se si çdo njeriu, grua a burrë qoftë’ pa u shkund nga fshati i vet, nuk rrënon kalatë e fshatit tjetër.

‘Sindroma e vagjinës së vdekur’, çrregullimi që po tremb gratë!

Humbja e ndjeshmërisë së vagjinës po përhapet gjithmonë e më shumë.

Periskopi.com +18

‘Sindroma e vagjinës së vdekur’ është emri që i është vënë kohët e fundit humbjes së ndjeshmërisë vagjinale.

Shumë vajza e gra nëpër botë po tregohen të kujdesshme kur vjen fjala tek masturbimi me vibrator, pasi veçanërisht pas përdorimit të një vibratori, vagjina e humbet ndjeshmërinë më shumë se pas çdo lloji tjetër masturbimi.

Por sipas një studimi të psikofiziologjistes Nicole Prause, kjo është më tepër një çrregullim psikologjik sesa nga vetë vibratori.

“Çfarë femrat kuptojnë është se pas një stimulimi me intensitet të lartë me vibrator, një stimulim me intensitet më të ulët nuk mund të ketë efekt për momentin. Por kjo nuk është diçka e përhershme”, shton ajo.

Sipas studimit të kryesuar nga Prause, rezulton se humbja e ndjeshmërisë pas stimulimit me vibrator zgjat deri në një orë.

Pra siç shpjegojnë studiuesit, është më tepër ideja se vibratorët humbasin ndjeshmërinë seksuale ajo që po ndikon negativisht, duke e kthyer ‘sindromën e vagjinës së vdekur’ në një frikë për shumë vajza e gra.

Njësoj si në rastin e impotencës tek burrat, edhe gratë përjetojnë të njëjtin rreth vicioz, por më tepër nga frika sesa nga masturbimi në vetvete.

Bashkëshortja e Hashim Thaçit, e Isa Mustafës dhe Kadri Veselit, që nuk i njohim (Video)

Sonte në temën e Orës së Fundit në Klan Kosova është diksutuar për gratë e liderëve institucional në Kosovë.

Periskopi.com Showbiz

Çfarë bëjnë ato, pse nuk i shohim shpesh dhe çfarë thonë të tjerët për rolin e tyre?

Gra e vajza të Hades protestuan kundër varfërisë e izolimit

Gratë dhe vajzat e fshatit Hade kanë protestuar para përfaqësisë së Bankës Botërore në Kosovë ndaj dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për 13 vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standardet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa nga Forumi i Iniciativës Qytetare, FIQ.

Periskopi.com Lajme

Protestueset kishin këto kërkesa:

1.Boll me qymyr!

2.Mjaft me 13 vite izolim dhe varfëri të skajshme!

  1. Kërkojmë dislokim të menjëhershëm!

“Ka më shumë se 10 vite që jemi të izoluar në fshat,nuk na bëhet asnjë zgjidhje as për vendbanim të ri, as nuk na lejohet me ndërtu në tokat tona e ne jetojmë,-mbijetojmë pa ujë, pa punë, pa tokë, në varfëri”, ka thënë Vlora, banore e Hades.

Ndërkaq Enduena duke përshkruar kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimi në fshatin e saj ka thënë -” Unë jam në klasën e katërt e në klasën time ka edhe nxënës të klasës së parë për të cilët zhvillohet mësimi në të njëjtën kohë”.

Drejtoresha e FIQ-it, Dajana Berisha ka thënë se Fshati i Hades është lënë në mjerim të plotë pasi që nuk u lejohet as me ndërtu e as me mendu me u zhvendosë prej pjesës së mbetur të Hades.

Gratë e PDK-së të pakënaqura me përfaqësimin në parti e institucione

Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Gruas të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua për përfaqësimin e gruas në parti dhe institucione, obligimet rreth Konventës së Punës së PDK-së, si dhe planifikimi i aktiviteteve për muajt në vijim.

Periskopi.com Lajme

“Kryetarja e GD-së, Justina Shiroka-Pula, theksoi angazhimin e madh për të ndryshuar pjesëmarrjen e gruas në strukturat e PDK-së, pasi që tek degët kemi një përqindje jo të kënaqshme, ku përfshihen vetëm 13.72 % të grave në struktura. Një gjendje e tillë është edhe nëpër institucionet lokale”, thuhet në komunikatën për media të këtij mekanizmi.

“Kemi 99 drejtori komunale, nga të cilat 84 i udhëheqin meshkujt, ndërsa 18 drejtori i udhëheqin gratë, ose shprehur në përqindje afër 16 %. Por rritja e numrit të grave udhëheqëse në komunën e Drenasit, të udhëhequr nga PDK, megjithatë është shpresë për të gjitha gratë veprimtare”, u shpreh kryetarja Shiroka-Pula, citon komunikata.

Në njoftim thuhet gjithashtu se të dhënat e përbërjes së afër 500 delegateve të Konventës së Gruas, tregojnë se gruaja është potencial i madh kadrovik brenda strukturës së PDK-së.

Dhuratat që gratë i duan për Shën Valentin

Kur vjen koha për dhuratat e ditës së të dashuruarve, gjithçka fokusohet te vlera e tyre.

Periskopi.com Uncategorized

Për burrat: Si mund ta dini se çfarë në të vërtetë dëshiron ajo?

Si të gjeni diçka që reflekton në lidhjen tuaj, në miqësinë, dashurinë e përkushtimin?

Gazeta amerikane Business Insider ka listuar disa nga gjërat që gratë do t’i donin si dhuratë për Shën Valentin, diçka që do t’i bënte ato të lumtura e të kënaqura.

Punësojeni dikë që t’ua pastrojë shtëpinë

Një shtëpi e pastër, është kënaqësia e fundit të ditës. Për dikë dikë, është shumë luksoze kur nuk iu duhet që t’i bëjnë punët e shtëpisë e të pastrojnë një banjo nga njollat e sapunit. Nëse doni ta shihni të lumtur gruan tuaj, punësojeni një profesionist që ta pastrojë shtëpinë.

Blini bileta për shfaqjen e saj të preferuar

Dërgojeni te këngëtari apo këngëtarja që i pëlqen më së shumti. Do të jetë diçka që nuk do ta harrojë kurrë.

Qeraseni me darkë të kompletuar

Nga supa e deri në ëmbëlsirë. Një natë e tillë, ku i ofroni ngrohtësi e ushqim të mirë, nuk do të harrohet kurrë.

Dërgojeni diku për vikend

Nëse arrini të gjeni kohë e të largoheni nga angazhimet e përditshme, do ta dërgoni lidhjen tuaj në një tjetër nivel. Nuk ka njeri që s’i pëlqen të largohet nga rutina e mërzitshme.

 

Në Shqipëri, femrat më të shkolluara se sa meshkujt

Sipas një studimi të OKB-së, në Shqipëri, 54 për qind e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra, kurse shifrat janë edhe më të mëdha në studimet pas universitare.

Periskopi.com Lajme

Studimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara “Gratë në shkencë”, tregon se në Shqipëri ka më shumë gra të shkolluara se sa meshkuj. Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri, 54 për qind e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra, kurse shifrat janë edhe më të mëdha në studimet pas universitare. Raporti tregon se 58 për qind e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra.

Ndryshimi në përqindje me meshkujt vjen në rënie sa i përket fushës së kërkimit. Femrat shqiptare zënë 44 për qind të numrit total, çka tregon angazhimin më të madh të meshkujve në këtë fushë. Por, pavarësisht këtyre shifrave, pavarësisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve sërish në Shqipëri, gratë janë më pak të paguara sesa meshkujt.

“Në Shqipëri, shpenzimet për shkencë dhe kërkim janë shumë të ulëta. Në vitin 2016, ato zunë 0.35 për qind e Bruto Prodhimit nga 0.4 për qind që ishte në vitin 2017”, thuhet në këtë raport citon mapo.

Edhe në rang botëror, numri i femrave të angazhuara në shkencë është i ulët. Vetëm 28 për qind e kërkuesve janë gra.

 

 

Në Shqipëri, femrat më të shkolluara se sa meshkujt

 

..

Mësoni pse kopsat në këmishën e femrave janë në krah të djathtë

Në veprimin e thjeshtë të mbërthimit të këmishës, ka një mister të vjetër që askush duket se nuk mund ta shpjegoj.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka një arsye të vërtetë praktike pse kopsat e veshjeve për gra janë në të majtë dhe të veshjeve të burrave në të djathtë, por kjo është vendosur që në vitet 1850.

Ja një varg i arsyeve të mundshme për të kënaqur kureshtjen tuaj:

Për shkak të ushqimit me gji

Një teori thotë që duke qenë që shumica e njerëzve përdorin më mirë dorën e djathtë dhe gratë i mbajnë zakonisht në krahun e majtë fëmijët, duke i pasur kopsat në të majtë, e kanë më të lehtë ta zbërthejnë këmishën për t’i dhënë gjoks fëmijës, me dorën e lirë.

Për shkak të qëndrimit në kalë

Duke qenë që gratë tradicionalisht i hipin kalit anash, në të djathtë, duke i pasur kopsat në të majtë, do minimizonte hyrjen e ajrit brenda palltos gjatë kalërimit.

 

Sepse gratë e klasave të larta nuk visheshin vetë

Kjo është, më e përmendura, ndër arsyet e pozicionimit në të majtë të kopsave të grave.

Gratë e pasura me shoqëruese që i ndihmonin të vishinin fustanin, i kishin kopsat në të majtë, që shërbyesja ta kishte më të lehtë t’i mbërthente me dorën e djathtë.

Ka disa dyshime për këtë teori, një blogger i historisë së modës thotë që edhe burrat janë veshur nga shërbyesit në shekullin e 17-të dhe të 18-të.

Ndërkohë, kopsat janë të rralla në veshjen e grave deri në shekullin e 18-të dhe vetëm pas vitit 1860 filluan të shfaqeshin në të majtë për gratë, të paktën 100 vjet pasi shërbyeset e tyre nisën të kishin edhe këtë detyrë.

Diçka tjetër për t’u zgjidhur: pse do të përshtatnin veshjet, njerëzit e klasës së lartë, për hir të shërbyeseve?

15 femra denoncim ndaj ish-deputetit shqiptar: Na ka shfrytëzuar për prostitucion

Të tjera të dhëna janë bërë publike sa i përket çështjes gjyqësore të ish-deputetit Mark Frroku, i cili po gjykohet në Shqipëri për një krim të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Anduela Llabani deklaroi se në Prokurorinë shqiptare disa vajza kanë bërë denoncim ndaj ish-deputetit.

Janë 15 femra që kanë depozituar kallëzim kundër Mark Frrokut të cilin e akuzojnë se i ka shfrytëzuar për prostitucion në Belgjikë. Këto denoncime janë bërë pak muaj më parë dhe janë përdorur nga organi i akuzës.

Mark Frroku u arrestua pikërisht për urdhrin e autoriteteve belge, pasi në vitin 1999 Mark Frroku i njohur ndryshe si Besnik Morina, vrau një shqiptar pas një konflikti për shfrytëzim prostitucioni.

Lansohet udhëzuesi i parë për biznese në pronësi të grave

  Sot në Prishtinë u bë lansimi i Udhëzuesit online për Biznese www.weekosovo.biz. në kuadër të projektit mbi Fuqizimin Ekonomik të Gruas, e cila është platforma e parë në vend dhe rajon, ku listohen bizneset të cilat janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave.

Periskopi.com Lajme

 

Qëllimi i kësaj platforme është të vë në pah profilet e bizneseve të grave, të ofroj informacione mbi mundësitë për grante, tender, ngjarje të ardhshme, mundësitë të punësimit etj.

Erëza Vela, drejtoreshë e Red Mill Agency, kompania ideatore e këtij projekti, gjatë prezantimit të platformës ndër të tjera theksoi se si rezultat i barrierave tradicionale dhe kulturore, mbi 40 % e grave në vend janë të pa puna. Ajo tha se njëra nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gratë të cilat dëshirojnë në nisin bizneset e tyre, është pikërisht mungesa e informatave dhe ky Udhëzues për Biznese, përmes ofrimit të informatave mbi ngjarjet e ardhshme, grantet, tenderët, mundësit e punësimit dhe informatave të tjera do të mundësojë përmirësimin e kësaj gjendje.

Në anën tjetër, menaxherja e projektit Promoting Private Sector, njëkohësisht drejtoreshë e Swiscontact për Kosovë, Sigrid Mejer, tha se pjesëmarrja e grave në biznes në Kosovë është shumë e ulët dhe kjo është pasojë e mungesës së informatave sidomos në vendet rurale, mbi mundësitë që ekzistojnë në të bërit biznes, prandaj një platformë si kjo është e domosdoshme me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së grave në biznes.

Ndërkaq Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami, tha se posedimi i informatave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për fuqizimin ekonomik të grave.

Gazmend Mejzini, kryeshef Ekzekutiv nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës-ARBK, tha se nga tash jo vetëm gratë ndërmarrëse, por edhe ato të cilat duan të nisin një biznes kanë një adresë të vetme ku mund të drejtohen.

Mejzini tha se regjistrimi i bizneseve në pronësi të grave është trend në rritje të vazhdueshme, me 19 për qind nga të gjitha bizneset e regjistruara, iniciativa si kjo do të ndikojnë në rritjen e mëtutjeshme të numrit të bizneseve të regjistruara në emër të grave.

Udhëzuesi për Biznese Fuqizimi Ekonomik i Gruas është zhvilluar nga Red Mill Agency në partneritet me PPSE, Swisscontact, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe funksionon nën domenin www.weekosovo.biz./kp/

Sfidat nuk ndalin rrugëtimin e grave të Kosovës drejt biznesit të suksesshëm

Në traditën kosovare, gruaja gjithmonë është cilësuar si “shtylla e shtëpisë”. Ndërsa, sot ajo cilësohet si shtyllë e shtetit.

Artinë MUÇIQI Lajme

Në të kaluarën gratë më shumë kishin qenë ndihmëse të familjarëve të tyre, në punë të rënda, në fushë e në ara, ndërsa sot ato kanë heshtur të gjitha paragjykimet për sukseset që mund të korrë një grua në fushën e biznesit.

Pavarësisht progresit që është shënuar, gratë që merren me biznes në Kosovë ende përballen me shumë sfida. Importi i produkteve të ngjashme, luhatja e çmimeve dhe paragjykimet e qenurit grua janë disa nga sfidat me të cilat përballen gratë në fushën e të bërit biznes.

Me të gjitha këto u përballë 47 vjeçarja nga Podujeva, Afërdita Murati, kur para dy viteve nisi të merrej me kultivimin dhe përpunimin e kulturës së mjedrës.

aferdita-murati

Barrierat, paragjykimet dhe sfidat me të cilat u përballë, nuk e ndalen rrugëtimin e Muratit. Falë këmbëngulësisë së saj, ajo sot është shndërruar në njërën nga kultivueset më të shquara të kulturës së mjedrës në qytetin e Podujevës, zonë e cila shquhet si epiqendër e kultivimit dhe përpunimit të kësaj kulture.

Me kulturë të mjedrës e kishte filluar biznesin edhe Blerta Restelica, po ashtu nga Podujeva. Meqë kishte studiuar bujqësinë, Restelica kishte qenë e përgatitur profesionalisht për këtë biznes, ndërsa falë granteve që kishte fituar, nuk kishte pasur vështirësi sa i përket anës financiare.

blerat-restelica

Rrugëtimi në fushën e të bërit biznes nuk kishte qenë i lehtë për kultivueset nga Podujeva. Pavarësisht përkrahjes që kishin pasur, sfidat nuk munguan. Çmimet luhatëse të pikave grumbulluese të kulturës së mjedrës dhe ndjeshmëria e kësaj kulture dëmtonin bizneset e tyre. Ndërsa, shqetësuese e cilësojnë edhe praninë e produkteve të ngjashme të importuara në treg me çmime më të ulëta.

Drejtoresha e “N.P Kastroberry”, Afërdita Murati ka kërkuar nga institucionet dhe organizatat që të bëjnë më shumë për promovimin e produkteve vendore, në mënyrë që konsumatorët të vetëdijesohen për cilësinë dhe sigurinë e të konsumuarit produkte vendore.

Murati me biznesin e saj ka gjeneruar edhe vende të reja të punës. Biznesin e kishte nisur me vetëm 70 ari tokë të mbjellur me kulturë të mjedrës, ndërsa tani ka një hektar e 70 ari.

Ajo ka bërë të ditur për Periskopin se numri i punëtorëve për kultivimin dhe përpunimin e mjedrës do të arrijë deri në 15 gjatë sezonit të verës, ku do të angazhohen sa më shumë gra, në mënyrë që ato të pavarësohen dhe të sigurojnë vetë të ardhurat.

Dy fermeret nga Podujeva, Afërdita dhe Blerta, kanë një mesazh të qartë për gratë që duan të nisin biznes në Kosovë.

mjedra

Sipas tyre, nëse një grua ka vetëbesim, guxim dhe përkrahje nga të tjerët, atëherë do të arrijë t’i mposhtë të gjitha paragjykimet.

“Një grua asnjëherë nuk duhet të dorëzohet. Mjafton të merren shembull gratë kosovare, që me punën e tyre janë treguar “kampione” në fushën e të bërit biznes”, thonë ato.

Madje, Blerta Restelica thotë se sukseset e vazhdueshme të grave në fushën e biznesit kanë lënë pa tekst paragjykuesit.

“Unë jam myslimane dhe barti mbulesën islame. Kjo ka bërë që paragjykimet të fokusohen më shumë në mua si Blerta me mbulesë, sesa si një grua në biznes. Pavarësisht të gjithave, puna e pandalshme mposhti të gjithë këto paragjykime”, tregon Restelica.

Panairet që organizohen në Kosovë janë një mundësi e mirë për promovimin e produkteve të tyre.

“Përveç shitjes së produkteve, panairet janë një mundësi e mirë edhe për bashkëpunime me biznese të tjera”, thotë Afërdita Murati, e cila njëkohësisht është anëtare në Organizatën Joqeveritare “Gratë në Biznes” që u ndihmon grave të rrisin bizneset e tyre.

Por, institucionet qeveritare, donatorët dhe shoqëria civile duhet të kordinohen më shumë rreth politikave të fuqizimit ekonomik për gratë, thotë shefja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu, sipas së cilës, shoqëria kosovare ka një numër të konsiderueshëm të grave sipërmarrëse, të cilat janë treguar të zonjat në biznes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Gratë dhe burrat në Kosovë (2014-2015)” rezulton se vetëm 13 për qind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të grave.

Agjencia e Statistikave

Sipas Deliut, këto shifra të ulëta të bizneseve që janë në pronësi të grave tregojnë se gratë nuk janë të përceptuara nga publiku, familjarët dhe komiteti i biznesit.

Madje, thotë Deliu, gruaja në Kosovë vazhdon të mbetet peng i traditës, duke hequr dorë nga trashëgimia.

Shefja e Grupit të Grave Deputete thotë se çdo ditë e më shumë po vërehet interesim i shtuar i grave për hapjen e bizneseve, andaj duhet të ketë më shumë programe dhe fonde të veçanta që do t’i ndihmonin gratë për fillimin e ndonjë biznesi.

blerta-deliu

“Gjithsesi duhet të krijohen politika afirmative dhe lehtësuese sidomos për ato gra që fillojnë një biznes. Kjo do të inkurajonte edhe gratë tjera që të fillonin biznesin e tyre”, deklaroi Deliu.

Mungesa e qasjes në financa dhe politikat fiskale të shtetit, sipas saj, janë vetëm disa nga pengesat me të cilat përballen gratë.

Ajo ka ngritur shqetësimin se shumica e bizneseve që udhëhiqen nga gratë në Kosovë janë biznese të vogla.

Por, këto shifra do të përmirësohen, duke u ofruar më shumë përkrahje grave për zhvillimin e bizneseve të tyre. Kështu thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Drejtori i Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat në kuadër të KIESA-s, Nol Buzhala ka thënë për Periskopin se Panairi “Gratë në Biznes”, Skema ‘Voucher’ e Këshllimeve në bashkëpunim me KOSME dhe skema e granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, kanë qenë disa nga projektet e kësaj agjencie që u kanë ofruar mbështetje grave në Kosovë, për vazhdimin e veprimtarisë së tyre në fushën e biznesit.

nol-buzhala

Buzhala ka bërë të ditur se në Panairin “Gratë në Biznes” që u mbajt prej 26 deri më 28 korrik në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, mbi 60 biznese me pronare gra shiten dhe promovuan produktet e tyre.

Derisa në kuadër të Skemës ‘Voucher’ të Këshillimeve që ofron këshillime të subvencionuara kishin përfituar gjithsej 204 ndërmarrje, ku nga to 59 ndërmarrje përfituese kanë qenë me pronare gra, që i bie se gratë ndërmarrëse kanë përfituar 28.92 %.

Ndërsa në projektin e tretë për skemën e granteve për ndërmarrjet mikro dhe të mesme, kishin përfituar gjashtë gra ndërmarrëse.

Drejtori i Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat ka deklaruar se sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), nga periudha 1 korrik 2012 deri më 13 dhjetor 2016, biznese të regjistruara janë 43,68, nga to me pronare gra janë 7,988 biznese apo 18 për qind e tyre.

Por, shkalla e papunësisë tek gratë mbetet ende shqetësuese. Sipas statistikave të ASK-së, shkalla e papunësisë tek gratë është më e lartë se tek burrat.

Bazuar në raport, shkalla e papunësisë për gratë për vitin 2014 ishte 41.6% kundrejt 33.1% të burrave, përderisa në vitin 2015 për gratë ishte 36.6% kundrejt 31.8% të burrave./ Periskopi.com

 

Panairi Grate ne Biznes

Më 1 shkurt, Dita Botërore e Hixhabit

Ngjarja është projektuar si pjesë e përpjekjes për të nxitur të kuptuar të drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e gruas myslimane.

Periskopi.com Lajme

Gati një milion shënojnw Ditën Botërore të Hixhabit më 1 shkurt, ditë kjo që organizohet për të ngritur vetëdijen, shumë të nevojshme, se hixhabi është e drejtë e grave myslimane dhe edukimin e masës për origjinën dhe shkaqet e kësaj veshje.

E gjithë lëvizja është e organizuar duke përdorur faqet e rrjeteve sociale dhe faqen zyrtare të Ditës Botërore të Hixhabit. Ajo ka tërhequr interesin e shumë myslimanëve dhe jo-myslimanëve në më shumë se 100 vende të botës.

“Shamia mbulon flokët, jo trurin dhe shfaq dinjitetin tim, jo trupin”, ka shkruar Zejnebe Warda Muhamed, myslimane nga Gjermania, në faqen e Facebook-ut të Ditës Botërore të Hixhabit.

Ngjarja, u sugjerua nga një grua në Nju Jork, Nazma Khan, për të inkurajuar gratë jomuslimane të vënë shaminë dhe të përjetojnë atë.

Kjo ngjarje është projektuar si pjesë e një përpjekje për të nxitur të kuptuarit e drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e grave myslimane.

Vitin e kaluar, Jess Rhodes, studente nga Britania e Madhe, ishte një nga mijëra pjesëmarrëset që zgjodhi të vesh hixhabin, në përgjigje të Ditës Botërore të Hixhabit.

Një ditë më vonë, ajo vendosi të lexoi Kur’anin për të kuptuar plotësisht Islamin. Ishte leximi i Kur’anit, që i ofroi asaj një ndjenjë të paqes dhe zgjodhi të kthehej në Islam./mesazhi

Vajzë e mbuluar në Prishtinë

Ishte 6 qershori i vitit të kaluar, dita që me vetë dëshirë mora hapin më të rëndësishëm në jetën time. Nëse më pyesni se a ishe a imponume nga familja apo dikush tjetër? Kisha me ju thanë që nuk ja keni qëlluar. Familja ime ishte në dijeni për vendimin tim në ditën që u mbulova. Përkrahja e familjes ishte maksimale që prej asaj dite. E komentet nga rrethi? Të shumta.

Adna QERKEZI Opinione

Që nga momenti i daljes nga banesa fillova të vërej shikimet e ndryshme, eh më besoni që ato shikime janë më të rënda se fjalët. Gjithsesi, tani kisha përgjithësi më të mëdha se sa shikimet që njerëzit gjithmonë më jepnin për shkak të shamisë.

Jemi mësuar të dëgjojmë që vajzat që mbulohen duhet të jenë të urta (me marifet), të dalin në kafe nuk është etike, “gruaja është për shpi” e të tjera broçkulla, përjashtim të parës, që prapë varet nga karakteri.

Fillova të dal në kafe edhe si e mbuluar,natën,ditën nuk kishte rëndësi për mua. Ajo që më interesonte ishte të përçoja mesazh tek “islamo-fobët” që ne nuk jemi si na paraqesin të tjerët. Doja të jepja imazh tjetër që nuk ishte parë më herët.

A kam thyer ligjet e fesë Islame duke bërë këtë? Nëse pyesni shumicën e hoxhallarëve në Kosovë kanë për të thënë që po, se janë mësuar me e shtyp gruan.

Mënyra e veshjes, komunikimi dhe çdo gjë tjetër nga ana ime më bëri të pranueshme në çdo vend e rreth që rrija. Pyetjet që më drejtoheshin ishin të ndryshme. Shikimet dhe analizimi nga koka te këmbët gjithmonë ishin prezente.

Në Prishtinë janë mentalitete të ndryshme që sorollaten gjithandej. Paragjykime “si shqiptarët mo”, ajo që unë arrita ishte të hidhja poshtë çdo paragjykim ndaj meje, duke bërë atë që bëjnë të gjithë, jetova normalisht.

Predispozitat për t’u munduar të më ulnin për shkak të mbulesës kanë të gjitha vajzat e gratë e mbuluara ndoshta, po ja që unë nuk e preka këtë pikë.

Ajo që ti servon atë do të marrin të tjerët. Se a është vështirë me jetuar në Prishtinë si një vajzë e mbuluar, po ju tregoj unë që hiç nuk është vështirë. Mjafton me vazhduar me jetuar, dhe shamia me qenë pjesë e jotja, sepse ajo shami është vendim i imi.

Jam ende e re nuk e di se çfarë ka do më ofrojë jeta, ama një gjë e di, që jam gati për çdo “betejë” e nuk ka njeri që më ndal. Edhe si një vajzë e  mbuluar në Prishtinë.

 

Shkruan: Adna Qerkezi – Studente e Fakultetit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës

Si e kishte ndaluar ferexhenë Ahmet Zogu

Mbreti Zog kishte ndaluar ferexhenë qysh në vitin 1937, këtë e kishte bërë me Ligj e madje dënoheshin ata që inkurajonin gratë të mbuloheshin.

Periskopi.com Lajme

Për këtë, ai e filloi me motrat e tij. Një fotografi shumë e vjetër tregon elegancën e princeshave në atë kohë, në një vizitë që patën në Shkodër, fotografi kjo që ishte publikuar gjithandej botës, raporton Periskoi

Këtë e sjell në kujtesë gazetari Ilir Ikonomi.

Shkrimi i tij i plotë:

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.

Ligji i Zogut, që u miratua në parlament më 25 mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.

Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.

Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.

Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.

Kjo është një foto tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Spear”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”.

“Gratë me ferexhe, – shkruan autori i fotografisë, – ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit. Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari. Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.”

Pse gratë e Kosovës po përfshihen në ekstremizmin e dhunshëm!

Periskopi.com Video

Marshi botëror kundër Trumpit: Gjysmë milionë njerëz protestojnë në Uashington (Video)

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qyteteve në mbarë botën për të iu bashkuar “marshit të grave” kundër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Periskopi.com Lajme

Protesta kryesore është mbajtur në Uashington ku në fillimin u mblodhën rreth 200 mijë njerëz, mirëpo thuhet se numri ka arritur në gjysmë milioni, transmeton lajmi.net.

Autoritete e qytetit thonë se janë mbledhur  deri në 500 mijë njerëz, shifër më e madhe se sa planifikimet fillestare.

Në Uashington numri i grave është në rritje dhe transporti publik është  po mbushet gjithnjë e më shumë me njerëz. Ato janë ta pakënaqura lidhur me qëndrimet e Trumpit në lidhje me kujdesin shëndetësor, abortet, etj.

“Rreth 500 mijë njerëz u mblodhën në Uashington për të marrë pjesë në marshin e protestës kundër presidentit amerikan, Donald Trump”, ka shkruar në Twitter nënkryetari i Uashingtonit, Kevin Donahue, transmeton lajmi

“Sot ne marshojmë për thelbin moral të këtij kombi, ndaj të cilit presidenti ynë i ri filloi luftën. Dinjiteti ynë, karakteri, të drejtat tona janë të kërcënuara ndërsa platforma e urrejtes dhe ndarjes dje mori pushtetin”, ka thënë aktorja America Ferera.

Marshin e ka përkrahur edhe ish-kandidatje demokrate, Hillary Clinton.

“Unë besoj se jemi gjithmonë më të fortë së bashku”, ka shkruaj ajo në Twitter.

Në evropë protesta u mbajtën në Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Gjenevë dhe Amsterdam.

Protesta u mbajtën edhe në Tokio, Sidney, Zelandë të Re, etj.

 

 

Rrahje e deputeteve në Kuvendin e Turqisë (Video)

Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje ia ka vënë prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.

Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete. Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.

Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

Partia e zotit Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë. Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritete Erdoganit.

Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër. Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.