Bournemouth ‘shokon’ Arsenalin (Video)

Bournemouth ka arritur të kalojë në epërsië ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mbrojtësi i majt anglez, Charlie Daniels, pas një super deportimi nga ana e majt për 1 me 0.

Pas disa minutash Granit Xhaka shkaktoi penalti për Bournemouth, të cilën e konvertoi sulmuesi Callum Wilson për rezultatin 2 me 0./Periskopi/

Xhaka për agresivitet: Nuk ndryshoj për askënd

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, thotë se nuk do të heqë lojën agresive nga karakteri i tij, pavarësisht shqetësimeve për ndëshkimet e shpeshta.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Zvicrës është ndëshkuar tre herë me karton të verdhë dhe një të kuq direkt në 21 paraqitjet e para për “Topçinjtë” sivjet.

Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq gjashtë herë në periudhën e tij katërvjeçare te Borussia Monchengladbachu dhe Wenger në nëntor kishte thënë se është i brengosur për agresivitetin e 24-vjeçarit në fushë.

xhaka
Granit Xhaka, Arsenal

 

Por vetë lojtari thotë se nuk do të ndryshojë stilin e tij të lojës, pavarësisht opinioneve të të tjerëve.

“Luaj me shumë emocione sepse jam tip temperament dhe luaj me të. Më pëlqen të luaj kështu. Nganjëherë vonohesh për top, nganjëherë jo. Nganjëherë duhet të kesh kontakt me kundërshtarin kur ju doni ta ndalni, nganjëherë jo. Është sport ku duelet individuale janë vitale dhe nuk e shoh si problem. Nuk do të ndryshoj për askënd. Jam ky që jam, njerëzit më pranojnë ose jo. Kam fuqinë dhe dobësitë e mija, të cilat përpiqem t’i përmirësoj. Nuk jam produkt i përfunduar. Jam vetëm

24-vjeçar dhe kam kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë Xhaka për “ArsenalPlayer”, transmeton koha.net.

Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Foto/Video)

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka nderuar futbollistin zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka këtë sezon u largua nga skuadra gjermane për t’u transferuar në futbollin anglez, përkatësisht në Arsenal.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të nderojnë ish kapitenin e tyre, për kontributin e tij që e kishte dhënë gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre, transmeton Periskopi.com

xhaka-gladbach
Granit Xhaka duke pranuar mirënjohjen nga ish klubi i tij

 

Graniti për Monchengladbach ishte paraqitur në 140 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Periskopi/

Xhaka i del në ndihmë Mesut Ozilit (Video)

Mesut Ozil u kacafyt me një lojtar të Evertonit dhe u krijua një tollovi e panevojshme.

Periskopi.com Sporti

Lennon ishte lojtari që e nisi këtë, përcjell Telegrafi.

Granit Xhaka u fut në këtë zënkë dhe iu vërsul lojtarit të Evertonit, por u ndal nga bashkëlojtarët e tij dhe stafi i Evertonit.

Gjithçka kaloi shpejtë dhe më tutje nuk kishte asgjë.

Xhaka flet para përballjes me Shaqirin

Arsenali dhe Stoke City takohen nesër për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Në këtë duel takohen edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shaqiri i Stoke.

Mesfushori i londinezëve ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet i lumtur që do të takohet me shokun e tij.

“Stërvitja e fundit para ndeshjes me Stoke Cityn. I lumtur që do të mirëpres shokun tim Xherdanin”, ka shkruar Xhaka. /Periskopi.com

Granit Xhaka flet i emocionuar para përballjes me Taulantin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur para përballjes me Baselin në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Fokusi kryesor do të jetë në përballjen e sërishme të dy vëllezërve Xhaka, Taluantit dhe Granitit.

Ndeshja e sotme është e fundit në fazën e grupeve për të dyja skuadrat në fjalë.

Ndërsa, Graniti flet i emocionuar para kësaj përballje.

“Hej Basel, sërish kundër juve luaj. Ndeshja më emocionale për mua është sonte. Të luaj kundër ekipit ku kam lindur si lojtar, në stadiumin ku gjithçka ka filluar dhe e treta herë këtë vit që po luaj kundër vëllait tim më jep një ndjenjë të veçantë”, ka shkruar Graniti. /Periskopi.com

Mësuesi ia shpëtoi karrierën Granit Xhakës

Ishte një ditë e ftohtë në dhjetor të vitit 2008. Po luhej futboll në fushën e Old Boys Basel. Skuadra U-16 e Baselit ishte mysafire për një ndeshje miqësore.

Periskopi.com Sporti

Aty ndodhi Granit Xhaka, që vetëm sa kishte mbushur 16 vjet, lëndoi gjurin. Për një kohë të shkurtër gjithçka ishte vënë në diskutim. Për “NZZ”, Xhaka kishte thënë dikur: “Unë mora një lëndim të ligamenteve, doja të dorëzohesha dhe të mos luaja më futboll”.

Kur pas lëndimit ai u kthye sërish në fushë, nuk po i shkonte asgjë mirë. Xhaka ishte i zhgënjyer, i zhgënjyer me veten, përcjell Koha Ditore.

“Ishte koha, kur nisa të mësoja si asistent i byrosë. Isha vazhdimisht në kontakt me persona më të moshuar, që ishin shumë më të pjekur se unë. U orientova nga ata. Dhe kisha një shef, që më bindi, që të kthehesha sërish në futboll”, ka thënë Xhaka.

Sonte përballen Taulanti dhe Graniti, kush do të fitojë?

Sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja ndërmjet Baselit dhe Arsenalit, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse gjasat për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve nuk ekzistojnë për Baselin, kjo skuadër me një rezultat pozitiv do të mund të avanconte drejt Europa Ligës me anë të fitores, gjithnjë nëse Dinamo Zagreb humb nga Paris Saint-Germain, ose barazon.

Javë më parë vëllezërit Xhaka u përballën edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Emirates, ku fitorja u takoi londinezëve.

Vlen të ceket se Taulanti dhe Graniti pritet të nisin lojën nga fillimi në ndeshjen e sotme. /Periskopi.com

Xhaka u ‘mbyll gojën’ kritikëve

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka u është përgjigjur kritikëve.

Periskopi.com Sporti

Kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra kritikë ndaj 24-vjeçarit nga Kosova, i cili për disa javë nuk ishte në formën e tij të duhur.

Por, ai e quan si normale këtë, pasi thotë se ka ndryshuar ambient, duke lënë të kuptohet se i duhet kohë për t’u ambientuar.

“Kjo është normale kur vini në një klub dhe shtet të ri”, tha Xhaka.

“Ju duhet të mësoni gjuhën, filozofinë e ekipit, skuadrën dhe trajnerin. Por unë ndjehem shumë i lumtur dhe rehat këtu dhe besoj në potencialin që kam. Në futboll ju duhet vetëm ta zhvilloni veten”, shtoi ai. /Periskopi.com

Granit Xhaka mezi pret takimin me këtë skuadër

Basel dhe Arsenal do të takohen nesër në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje paraqet një emocion të veçantë për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, i cili po rikthehet do të ballafaqohet me skuadrën ku e nisi karrierën prej futbollistit, Basel.

“Një udhëtim emocionues për mua drejt Baselit, aty ku morra hapat e para të karrierës”, ka shkruar në Isntagram Xhaka teksa shihet në fotografi krahas Alexis Sanches dhe Mohamed Elnenyt, që ishte pjesë e skuadrës së Baselit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, mesfushori shqiptar kishte fituar dy herë titullin e kampionit zviceran me Baselin dhe njëherë Kupën.

Kujtojmë se takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Jakob Park’ dhe fillon në ora 20:45.

 

Ja si dukeshin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kur ishin fëmijë (Foto)

Dy yjet e futbollit nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë futbollistë të përmendur në të gjithë botën.

Periskopi.com Sporti

I pari luan për klubin e madh anglez, Arsenal, ndërsa i dyti për skuadrën tjetër nga Premier Liga, Stoke City.

Në të kaluarën ata ishin së bashku pjesë e skuadrës zvicerane Basel.

Këtu mund të shihni se si dukeshin ata kur ishin fëmijë. /Periskopi.com

shaqa

Xhaka takohet me fansin e tij të flakët pas disa vjetësh (Foto)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është emocionuar që është takuar me fansin e tij sërish pas disa viteve.

Periskopi.com Sporti

Ai ka postuar një foto në Facebook që tregon të dy momentet e takimit me të, ndërsa thotë se inspirohet nga ky fans.

“Asgjë nuk më inspiron më shumë se sa të shoh këtë djalë që më takon përsëri edhe pas disa vjetësh”, është shprehur Xhaka.

xhaka

Lajm i madh për Granit Xhakën

Me Santi Cazorlan që pritet të mungojë deri në tre muaj për shkak të një lëndimi, menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të zëvendësuesit për spanjollin.

Periskopi.com Sporti

Trajneri francez ka tentuar disa kombinime të mesfushorëve dhe është i bindur se do ta gjejë formacionin e duhur para ndeshjes së sotme kundër West Ham Unitedit.

“Ju mendoni të gjeni një zgjidhje në mënyrë të përgjithshme dhe për këtë ju integroni më shumë se dy lojtarë, me Ozilin [në krah] ju duhet ta balanconi ekipin”, ka thënë Wenger.

“Ndonjëherë luaj me Iwobin ose Chamberlainin pra duhet të jenë katër apo pesë kombinime. Si sulmues i konsideroj Walcottin dhe Alexis. Prandaj rreth tyre duhet të krijojmë një ekip të balancuar”.

“Kur luaj me Santin unë kam Coquelin sepse është shkatërrues i aksioneve. Kjo i jep hapësirë Santit. Ai është më sulmues dhe i disiplinuar taktikisht. Ai nuk është fitues i topave, por lojtar kreativ”, ka shtuar Wenger.

“Jemi afër që ta balancojmë Xhakën si mesfushor sulmues. Ai ka ndikim tjetër te Santi. Santi është lojtar që lirohet nga situatat e vështira, me një teknikë të mirë në të dy këmbët, derisa Xhaka ka pasimet dhe nuk është driblues. Ai pason në vijë”.

Xhaka ka shutin më të fortë tek Arsenali (Video)

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin, ka thënë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shutin më të fortë te klubi londinez.

Në një intervistë për Mirror, spanjolli ka zbuluar se Xhaka, blerja 30 milionë funte, ka shutin më të fortë tek Arsenali.

Pas Januzaj edhe Xhaka e Shaqiri shprehin ngushllimet e tyre për familjarët e viktimave (Foto)

Mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Futbollistët zvicëran me prejardhje shqiptare kanë shprehur ngushllimet e tyre përmes rrjeteve të tyre sociale Instagram.

xhaka

“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Xhaka.

shaqa

“Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit. /Periskopi/

Legjenda e Arsenalit: Ky mesfushor është më i mirë se Xhaka

Legjenda e Arsenalit, Martin Keoën beson se Jack Wilshere është mesfushor më i mirë sesa Granit Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit u transferua në Emirates Stadium në verën e fundit, ndërsa anglezi u huazua te Bournemouth.

Arsye pse Keown thotë një gjë të tillë, sipas tij është fakti se Wilshere luan më i avancuar në mesfushë.

“Mendoj se Wilshere luan më i avancuar te Anglia dhe definitivit mund të luaj edhe në Arsenal. Nuk shoh arsye pse ai nuk është më i mirë se sa Xhaka, i cili u transferua për ta zëvendësuar atë”, tha Keoën. /Periskopi.com

Fotografia e vitit në Zvicër ajo e vëllzerëve Xhaka (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës nëpërmjet një postimi në Instagram ka zgjedhur ‘Fotografinë e vitit’.

Periskopi.com Sporti

E bukura është se ajo i takon vëllezërve Xhaka, Granit Xhakës i cili luan për Zvicrën dhe Taulant Xhakës që luan për Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Fotografia është nga përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë gjatë verës së vitit 2016.

“Një moment i veçantë + një fotografi e mirë = Foto e vitit për ekipin kombëtar. Faleminderit që morët pjesë!”, ishte përshkrimi nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

xhaka

Familja Xhaka për Ditën e Flamurit uron që shqiptarët të jenë të bashkuar

Babai i dy futbollistëve të mirënjohur Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhaka iu ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Periskopi.com Sporti

Ai ka uruar bashkim dhe dashuri për të gjithë shqiptarët, dhe respekt sa më të madh ndërmjet veti.

“Familja Xhaka të gjithë shqiptarëve kudo që janë iu uron festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë, duke iu uruar bashkim dhe dashuri në mes veti, të zotërojë toleranca dhe respekti në mes veti. Urime”, ka thënë ai për KTV.

Mustafi dhe Xhaka ndër më të mirët

Dje, Arsenali mposhti Bournemouthin në ndeshjen e javës së 13-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Dy yjet shqiptar të londinezëve, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka treguan paraqitje shumë të mirë.

Madje, ata janë në mesin e katër futbollistëve të Arsenalit me pasimet më të sakta për këtë sfidë.

Elneny (91%)

Granit Xhaka (91%)

Laurent Koscielny (87%)

Shkodran Mustafi (87%)          /Periskopi.com

Granit Xhaka uron shqiptarët për Ditën e Flamurit (Foto)

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u ka uruar shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari nga Kosova ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet me flamurin kombëtar shqiptar.

xhaka-flamuri