kurtaj

Kurtaj vë vetën në dispozicion të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Hamilton Academical, Gramoz Kurtaj e ka vënë vetën në dispozicion për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

25-vjeçari i lindur në Prishtinë beson se çdo kosovar është krenar me debutimin e shtetit të tyre në Kualifikimet për Botërorin 2018.

“Jam në listën e lojtarëve që mund t’i thërrasin. Më takon vetëm mua nëse do të paraqitem mirë”, tha Kurtaj.

““Definitivisht po mundohem të bëj gjithçka. Dua të them se çdo kosovar është mjaft krenar me paraqitjen në ndeshjen e parë. Ishte mjaft e mirë ta shihja lojën për 90 minuta dhe isha mjaft i lumtur me barazimin. Njerëzit vërtetë janë të impresionuar me ekipin përfaqësues të Kosovës. Ata do ta njohin edhe më mirë tash e tutje këtë ekip”, ka përfunduar Kurtaj.

Shumë futbollistë iu kanë bashkuar tashmë Kosovës në muajt e fundit, pas pranimit të FFK-së në FIFA dhe UEFA. /Periskopi.com