Arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes për grafitin ‘Drejtësi për Astritin’

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se Policia e Kosovës po mban në stacionin policor në Besianë pesë aktivistë të tyre.

Periskopi.com Lajme

Aktivistët që po mbahen janë : Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Arbër Sfishta dhe Kreshnik Gega, raporton Periskopi

Ata u shoqëruan për në polici pasi kishin bërë grafite që kërkojnë drejtësi për aktivistin Astrit Dehari që vdiq në burg më 5 nëntor 2016.

“Ky sistem që e ka burgosur Astritin pa asnjë fakt është i njëjti që ende nuk e ka bërë askënd të japë përgjegjësi për vdekjen e Astritit brenda institucionit të sigurisë. Po ky sistem sot, po do që t‘i heshtë zërat që kërkojnë drejtësi për Astritin. Por kjo kërkesë nuk mund të anulohet sepse po kërkohen anekënd Kosovës. Qytetarët nuk mund të pajtohen me padrejtësinë e vdekjes së Astritit dhe me faktin që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi. ‘Drejtësi për Astritin’ është thirrja jonë e pareshtur deri në realizimin e saj si kërkesë”, thotë ky subjekt.

Sipas tyre, arrestimi i aktivistëve sot është skandal i radhës i këtij pushteti, dhe paralajmërojnë se askush nuk mund ta ndalë këmbënguljen për drejtësi./ Periskopi