Shefi i kabinetit të kryetarit të Graçanicës: Hashim Thaçi përfitoi nga treni serb në veri

Fatmir Sheholli, shefi i kabinetit të kryetarit të Graçanicës, vlerëson se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është përfituesi më i madh nga ngritja e tensioneve së fundmi në raportin Kosovë – Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjithçka që ndodhi me trenin serb në veri të Kosovës ishte shoë medial që i solli fitime Thaçit.

“Edhe treni, edhe dërgimi i njësisë speciale ROSU, të paktën për mua kanë qenë një shoë medial nga të cilat më së shumti ka përfituar presidenti Hashim Thaçi. Ai me këto dy veprime, njëra në Serbi e tjetra në veri të vendit e arriti atë që deshi, ta ketë primatin në dialogun Kosovë – Serbi, të cilën e nisi dhe po dëshiron ta mbyllë”, ka thënë Sheholli në Interaktiv.

Sheholli ka deklaruar po ashtu se nga vizitat e tij te serbët në të gjitha vendet ka parë se edhe “ata janë lodhur nga këto veprime dhe se po duan vetëm qetësi e rehati, duan të bëjnë jetën e tyre”.

Reklamë
Reklamë
Vladeta Kostiq

Kryetari i Graçanicës thotë se janë vërshuar nga kriminaliteti

Kryetari i komunës se Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka deklaruar sot se gjendja e sigurisë në komunën e Graëanicës është alarmante.

Periskopi.com Lajme

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth gjendjes së situatës pas shiut të madh, Kostiq pohoi “komuna e Graqanicës nuk ka probleme me vërshime të ujit, në Graqanicë ka vërshime kriminale”.

Duke përmendur se ekipe të ndryshme kriminale janë duke vepruar në këtë komunë pa sanksione, ai ka kritikuar ashpër udhëheqjen e stacionit policor të kësja komune për mospunë dhe jo angazhim në kryerjen e detyrave të saj.

Kostiq ka pohuar se tani më është e ditur se qytetarët e Graçanicës kanë mbajtur protesta kundër gjendjes së sigurisë në këtë komune, kurse për të hënën më 14 nëntor me kërkesë të qytetarëve do të mbahet mbledhja e komitetit të sigurisë sv Kuvendit Komunal.

Në këtë takim i cili është i hapur, është ftuar edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni raporton televizioni publik.

Reklamë
Reklamë