Mustafi2

Mustafi krahason çmimin që u ble nga Arsenali me jetën e varfër në Gostivar

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka bërë një krahasim në mes të çmimit të cilin londinezët e paguan për transferimin e tij me standardin e disa familjeve në qytetin e tij të origjinës, Gostivar.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se në qytetin prej nga ai e ka prejardhjen jetojnë njerëz me 200 deri në 300 euro në muaj.

“Doja të kaloja te Arsenali, gjithçka tjetër ia lash dy klubeve. Sigurisht se e di që është shumë e madhe. Disa njerëz jetojnë me 200 deri 300 euro në muaj. Sidomos në shtëpinë time të dytë në Gostivar, Maqedoni. Por nuk kam mundur të ndikoj në këtë. Andaj mundohem ta largoj nga koka”, ka thënë Mustafi për “Bild”.

Mustafi u transferua nga Valencia te Arsenali në verën e kaluar për 40 milionë euro. /Periskopi.com