Google publikon listën e personazheve më të kërkuar për 2016

Ashtu si çdo vit edhe për 2016, Google ka publikuar një listë me personazhet më të kërkuar në rrjet.

Periskopi.com Lajme

Këtë herë 2 kryesuesit janë Donald Trump dhe Hillary Clinton, të cilët ishin dhe konkurrentë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku fitues doli Trump.

Ndërkohë që pjesa tjetër e listës plotësohet nga aktorë të famshëm, muzikantë dhe sportist.

Ajo që të bën përshtypje është se mes emrave më të klikuar për këtë vit në Google nuk është asnjë futbollist, transmeton syri.

Lista e plotë është si në vijim:

1-Donald Trump

2-Hilary Clinton

3-Michael Phelps

4-Bernie Sanders

5-Steven Avery

6-Ryan Lochte

7-Simone Biles

8-Cam Newton

9-Usain Bolt

10-Kevin Durante

Google pret rreth 4 miliardë dollarë nga shitja e telefonave Pixel

Google ka treguar rezultat të mirë me telefonin e ri Pixel këtë vit, i cili është krahasuar edhe me iPhone 7 të Apple.

Periskopi.com Tech/Auto

Firma e shërbimeve financiare, Morgan Stanley, beson se Pixel dhe Pixel XL do të shiten në rreth 5-6 milionë njësi në vitin 2017, që rezulton në 3.8 miliardë dollarë të ardhura për kompaninë.

Për më shumë, Morgan Stanley parashikon se rreth 3 milionë njësi të tjera do të shiten në tremujorin e fundit të 2016, gjë që kalkulohet në 2 miliardë dollarë të ardhura për Google.

Megjithatë, këto shifra nuk janë as afër me ato të iPhone-ëve të rinjë. Për vitin financiar të 2016, Appla ka arritur 137 miliardë dollarë të hyra dhe ka shitur 212 milionë iPhone në të njejtin vit.

Ngjashëm, Apple pritet të shesë 45.5 milionë iPhone dhe kështu të krijojë 28 miliardë dolllarë të hyra gjatë tremujorit të fundit të 2016.