higuain2

‘Golat janë si ketchupi’

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se realizimi i golave është si “ketchupi”, derisa ka shtuar se nuk do të kishte mundësi të luante futboll sikur të mos ishte nëna e tij.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë të gjatë me gazetën “Corriere della Sera”, Higuain ka folur për ëndrrën e tij që ta fitojë titullin me Juventusin dhe për jetën e tij në Napoli.

“Të shfaqesha në televizion dhe të rrëfeja ëndrrën për të luajtur për Real Madridin? Kjo është ëndrra e çdokujt dhe unë e realizova këtë ëndërr. Van Nistelrooy? Ai më tregoi një shaka në periudhën kur nuk shënoja gola. ‘Provon, por golat nuk dalin. Dhe kur dalin, dalin të gjitha përnjëherë. Janë si ketchupi’. Është anekdotë e mirë”, ka thënë Higuain.

higuain2

Nuk do ta besoni se si është tallur një piceri në Napoli me Higuain

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent.

Periskopi.com Sporti

Një iniciativë e një piceri në Napoli bëri bujë në mediat botërore për shkak se ai kishte një ofertë mjaft të mirë për napolitanët në rast se Higuain do të dëmtohej.

Në fakt dëshira e tij është plotësuar pasi sulmuesi argjentinas mungoi për shkak të një dëmtimi mbrëmë në Champions League.

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent. Ai është shprehur i bindur se Higuain do të pësojë dëmtime të tjera ndërkohë që ofertat do të vijojnë për klientët e tij.

Kujtojmë që në Napoli Higuain-in e cilësojnë si një tradhtar pasi u largua te rivalët e Juventusit në fillim të sezonit.

juventus

‘Zonja e Vjetër’ me mungesa ndaj Sevillas

Juventus do të zhvillojë ndeshjen ndaj Sevillës në Ligën e Kampionëve me dy mungesa të mëdha.

Periskopi.com Sporti

‘Zonja e Vjetër’ do të jetë pa shërbimet e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higauain dhe pa mbrojtësin maroken Medhi Benatia.

Higuain u lëndua gjatë fitores 3-0 ndaj Pescaras në fundjavë, ndërsa Benatia mungon shkaku i lëndimit në gju.

Me mungesën e Paulo Dybalas dhe Higuainit, Juves i mbeten dy opsione në sulm Mario Manxhukiq dhe 16-vjeçari Moise Kean. /Periskopi.com/

 

dybala-higuain

Juve pa tre yje ndaj Sevillës

Juventus dhe Sevilla përballen në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë nuk mund të llogarisin në tre yje.

Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Mehdi Benatia nuk do të udhëtojnë me skuadrën e tyre drejt Spanjës.

Të tre futbollistët në fjalë po vuajnë nga dëmtimet. /Periskopi.com

juventus

Lajm shumë i keq për Juventusin

Sevilla-Juventus vlen vendin e parë në grup në Champions League, por bardhezinjtë kanë marr një lajm shumë të hidhur para kësaj sfide.

Periskopi.com Sporti

Gonzalo Higuain është dëmtuar ndaj Pescarës dhe rrezikon seriozisht që të mos jetë në fushë në sfidën që do të luhet nesër në mbrëmje, shkruan Albeu.

Mediat italiane shkruajnë se për momentin bardhezinjtë janë në “alarm” për gjendjen e tij, pasi argjentinasi ka marrë një goditje në kavilien e djathtë pas një ndërhyrje të ashpër të Brunos (futbollist i Pescarës).

Nëse “El Pipita” nuk arrin të rikuperohet badhezinjtë mund të luajnë me Mandzukic të vetëm në sulm, të mbështetur nga krahët nga Cuadrado dhe Alex Sandro.

juventus

Juve mposht Napolin në derbin e javës

Juventus ka mposhtur Napolin me rezultat 2:1 në derbin e kësaj jave në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Të parët që kaluan në epërsi ishin kampionët në fuqi, të cilët shënuan nëpërmjet mbrojtësit Leonardo Bonucci, gol ky i shënuar në minutën e 50-të.

Rezultatin e barazoi Jose Maria Callejon vetëm katër minuta më vonë.

Ndërsa, golin e fitores për bardhezinjtë e shënoi ish-ylli i Napolit, Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 71-të. /Periskopi.com

higuain2

Kryebashkiaku i Napolit kërcënon Higuain: Kujdes kur të vish në Napoli

Sonte në mbrëmje luhet Juventus-Napoli dhe në qendër të vëmendjes do të jetë edhe Gonzalo Higuain, për herë të parë si kundërshtar ndaj Napolit.

Periskopi.com Sporti

Ndëshja e kthimit do të luhet pas disa muajsh, por që tani argjentinasi e ka të qartë se në “San Paolo” nuk do të pritet me lule.

Kërcënimin e ka dhënë kryebashkiaku napoletan, Luigi De Magistris, i cili kujton vizitën e fundit të kryeministrit Mateo Renci:
“Tifozët kishin një lidhje të jashtëzakonshme me të, por e humbën vlerësimin për sulmuesin argjentinas kur theu lidhjen e dashurisë me Napolin. Kur Renci erdhi në Napoli, kishte me vete 1000 persona dhe aparatura për zbulimin e mjeteve të forta metalike. Besoj se edhe Higuain duhet të bëjë të njëjtën gjë”.

higuain2

Juve e donte yllin e Interit, jo Higuainin

Juventus kishte qenë i vendosur të transferonte sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë kishin qenë shumë të vendosur të transferonin yllin e zikaltërve, mirëpo nuk kishin arritur të bënin një gjë të tillë.

Pas dështimit për të transferuar 23-vjeçarin, drejtuesit e klubit torinez vendosën të transferimin e Gonzalo Higuain.

Ky i fundit kaloi te Juve për një shifër rekorde të klubit bardhezi, 94 milionë euro. /Periskopi.com