higuain2

Allegri: Higuain nuk e tradhëtoi Napolin

Trajneri italian, Masimiliano Allgeri, i ka dalur në mbrojtje argjentinasit, Gonzalo Higuain.

Periskopi.com Sporti

Gonzalo Higuain është transferuar këtë verë në Torino nga Napoli, duke u bërë një nga sulmuesit më të shtrenjtë në botë, ku për 90 milionë euro u ble nga Juventus. Tifozët e Napolit dhe drejtuesit e klubit janë të zemëruar me këtë lëvizje të tij duke e thirrur si një ‘tradhtar’.

Allegri nuk mendon kështu për lojtarin e tij duke thënë se ai ka vendosur që të vijë këtu dhe është një lojtarë me kualitete të jashtëzkonshme.

“Gonzalo ka kualitete të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha punon shumë për ekipin. Ai ishte shumë i lumtur, sigurisht se kjo ishte një ndeshje e veçantë për të. Ai vendosi që të vijë këtu dhe nuk duhet të ndihet si tradhtar, përkundrazi mori vendim të guximshëm”, është shprehur Allegri, raporton Goal.

Higuain në ndeshjen ndaj Napolit shënoi golin e fitores për Juventus duke i’a siguruar tre pikët, vlen të theksohet se sulmuesi nuk e festoi golin duke respektuar kështu ish skuadrën e tij.

28-vjeçari ka vazhduar formën e sezonit të kaluar duke shënuar 8 gola në 12 paraqitje për skuadrën e Juventusit. /Periskopi.com