Konjufca kërkon që seanca të mbahet në Kuvend e jo në kafene

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca nga VV ka kundërshtuar fuqishëm konsultat, gjegjësishtë pazaret e fëlliqura siç i ka quajtur ai që janë duke i bërë PAN’i  nëpër kafene.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët, më saktësishtë nga PAN’i që të vinë të diskutojnë këtu në Kuvend.

Konjufca zbulon një hartë që thotë se Murat Meha e fshehu (Foto)

Periskopi.com Lajme

“Këtë hartë Murat Meha e ka fshehur. Kjo është hartë kadastrale të cilën kam arritur ta siguroj nga ekspertët. Këtu janë të gjitha fshatrat e Kosovës. Dhe pa këtë hartë, që është fshehur, Kosova humbet mijëra hektarë”, ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka prezantuar një hartë kadastrale të Kosovës së vitit 1974, e cila sipas tij tregon qartë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është bërë gabim.

Ai ka deklaruar se si pikë e parë marrja e kriterit kadastral për demarkim të kufirit është gabim kardinal, por që edhe mbi bazën e këtij kriteri, Kosova ka humbur territor.

“Murat Meha ka thënë kufirin do ta gjejmë me kadastër. Ky është gabim i madh. Ka pasur shumë probleme si rezultat i këtij vendimi. Këtë hartë Murat Meha e ka fshehur. Kjo është hartë kadastrale të cilën kam arritur ta siguroj nga ekspertët. Këtu janë të gjitha fshatrat e Kosovës. Dhe pa këtë hartë, që është fshehur, Kosova humbet mijëra hektarë. Janë plot e përlot vendbanime që tani, me demarkacion, kanë kaluar në anën e Malit të Zi. Edhe pse demarkacioni nuk bëhet me hartë kadastrale, edhe me këtë ne humbasim mijëra hektarë territor. Edhe sipas dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Çakorri është pikë kufitare me Malin e Zi, jo pikat që i ka përcaktuar Komisioni Qeveritar për Demarkim të kufirit me Malin e Zi”.

 

 

Konjufca flet për kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur për demokracinë në subjektin e tij politik, ka thënë se për vendime të rëndësishme, siç është kandidatura për Kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, e jo të tjerët.

Konjufca këto komente i ka bërë kur është pyetur  lidhur me deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili kishte thënë se më herët ishin pajtuar që Shpend Ahmeti të jetë kandidat i opozitës për Kryeministër.

“Me zgjedh Kryeministrin e një partie tjetër politike, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Dhe kjo nuk ka ndodhë në historinë politike të Evropës”, ka thënë Konjufca, në “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum.

Madje, duke folur për këtë çështje, ai ka thënë se “Ramush Haradinaj po ia zgjedh Vetëvendosjes, Kryeministrin. Kjo është katastrofë, ngase në këtë mënyrë Vetëvendosje bjen në pikën zero dhe ia hup çdo objektiv Vetëvendosjes”.

“Jo, more. Kjo asht absurde, se Vetëvendosje ka degë e nëndegë, struktura e Këshillin e Përgjithshëm, të cilat e zgjedhin kandidatin për Kryeministër”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka dy fjalë për Hashim Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se projektligji për FSK-në nuk është dashur të tërhiqet. Ky subjekt politik opozitar konsideron se presidenti Thaçi qysh në fillim i ka hyrë kësaj ‘pune’ për lojëra të tij politike, por jo se e ka pas njëmend qëllimin për formimin e Ushtrisë.

Periskopi.com Lajme

Deputeti  i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se deklarata ‘bombastike’ e Thaçit për kinse dorëheqje në rast se nuk shkon projektligji i FSK-së, është vetëm gënjeshtër e tij e radhës, raporton Kosova Post.

“Thaçi pati premtuar se nëse projektligji nuk shkon do të jep dorëheqje, por edhe nëse nuk jep dorëheqje, kjo nuk është hera e parë që Thaçi nuk e thotë të vërtetën. Nuk e ka thënë të vërtetën dhe ka “rrejt” se do të jep dorëheqje nëse nuk kalon projektligji për FSK-në”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar  se iniciativën për formimin e ushtrisë e kanë vlerësuar të domosdoshme, por kanë pasur dyshime në qëllimet e presidentit Thaçi.

“Reagimi jonë në momentin që presidenti ka pas dal me iniciativën për ushtrinë kemi thënë se është iniciativë e mirë nëse presidenti nuk tërhiqet. E kemi ditur që ekziston rreziku që presidenti Thaçi mos ta ketë njëmend formimin e Ushtrisë, por vetëm për lojëra politike dhe kështu ka dal në fund faktikisht ai shqetësimi jonë që i patëm thënë presidentit se është iniciativë e mirë nëse nuk tërhiqet, por tani presidenti është tërhequr”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij projektligji nuk është dashur të tërhiqet, sepse siguria rajonale dhe siguria në Kosovë dhe në përgjithësi nuk do të rrezikohet nëse Kosova e krijon ushtrinë. Përkundrazi thotë Konjufca, ushtria e Kosovës  do të të ofronte siguri jo vetëm për shumicën.

“Përkundrazi ne do ta argumentonim se Ushtria e Kosovës nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të të gjithëve ku pakicat do të ndiheshin me të sigurt në një shtet i cili ka ushtri që mbron integritetin dhe sovranitetin e vendit ku ata jetojnë. Më e rëndësishme është krijimi i Ushtrisë se sa mënyra se si ajo do të bëhet. Bërja e ushtrisë nuk do të ishte vijë  e kuqe e cila do të na prishte marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. Nuk duhet të mbesim peng i Listës serbe apo Beogradit për krijimin e Ushtrisë”, ka thënë mes tjerash Konjufca.

Glauk Konjufca kërkon përgjegjësi nga Shpend Ahmeti lidhje me jahtin

Glauk Konjufca ka bërë disa deklarata për Shpend Ahmetin, kur është pyetur rreth fotove të tij nga jahti në Budva.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është zyrtari më i lartë i kësaj partie që ka folur për fotografitë e Shpend Ahmetit në jahtin e Blerim Devollit në Budva të Malit të Zi.

Ai ka thënë se gjithçka ngjanë në një projekt kundër Kryetarit të Prishtinës, tash kur zgjedhjet janë në prag, mirëpo ai ka bërë disa deklarata interesante – që nuk duket të jenë shumë të këndshme për Ahmetin.

“Nëse është e Devollëve (jahti) do ta thërrasim Shpendin në përgjegjësi: Shpend, a e ke ditur? Si qytetar do t’i kërkoj llogari, pasi që vetë e kemi zgjedhur në atë post. Ai mund të thotë ‘e kam ditur’ dhe e merr përgjegjësinë për atë”, ka deklaruar Konjufca në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Ai më tutje ka shtuar se beson se sqarimet e Ahmetit janë të vërteta.

“Besoj se janë të vërteta, s’kam çka shtoj tjetër. Ai e ka prezantuar vetën bashkë me bashkëshorten dhe ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lloj si anije, si jahti. Nuk e di se çka ka këtu spekulime. Krejt ato prej Devollëve e te Qazimat, e ibishat janë spekulime të mediave të pushtetit”, ka thënë Konjufca.

Ai disa herë jahtit ju ka referuar si “restorant”.

“Çdokujt mund t’i ndodh se nuk e di se kush është pronari i restorantit”, ka shtuar deputeti i Vetëvendosjes.

Ndryshe, të shtunën gazetametro.net kishte publikuar fotografi ku dukej kryetari i Prishtinës në një jaht që thuhet se është në pronësi të Blerim Devollit, pronar i Devolli Group./ Metro

Konjufca pas mbledhjes së kryesisë kërkon mbajtje të zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të VV's, Glauk Konjufca, tha se Kuvendi nuk është duke funksionuar as për së afërmi sipas kompetencave që ka.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se koalicioni qeverisës nuk po funksionon dhe ata po merren me ligje të pavotuara.

Duke pas parasysh këtë mos funksionim, ai tha se përgjegjësia duhet të kërkohet nga koalicioni dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ai tha se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, derisa duhej të ishte në mbledhje të kryesisë, ai është nëpër fshatrat e Kosovës duke bërë fushatë sikur të ishte kryeministër.

Konjufca tha se presidenti Hashim Thaçi, ka zbutur qëndrimet e tij lidhur me formimin e ushtrisë, gjë që sipas tij tregon një tërheqje të presidentit nga kjo çështje.

Shefi i GP të VV-së,  është shprehur i bindur se në çfarëdo forme të bërjes së ushtrisë ndërkombëtarët nuk do të ia kthenin shpinën Kosovës.

Sipas Konjufcës, Kosova nuk duhet të mbetet peng i Vuçiqit për krijimin e ushtrisë.

Konjufca kujton kushtet themelore të dialogut, thotë se asnjëra nuk u realizua

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ka kohë që është thënë se dialogu me Serbinë duhet të rimendohet.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, figurat më të larta të vendit kanë thënë se një dialog i tillë me Serbinë nuk duhet të ndodh, dhe befasisht, sipas tij, ndodhi shkuarja e dy figurave kryesore të shtetit në dialog me Serbinë.

“ Ka dy-tre muaj që për shkak të zhvillimeve të ndryshme me Serbinë, të cilat kolminuan me trenin, murin dhe arrestimin e Haradinajt – kemi pas një sërë të deklaratave që dialogu me Serbinë duhet të rimendohet”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se pavarësisht që kanë besuar se dialogu do të ndodhte ndryshe, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Përderisa ne mendonim se kjo do të ndodhte me një konsensus të ri nacional dhe në dialog do të ftoheshin edhe opozita, ndodhi e kundërta. Ne akoma kemi struktura paralele në Veri, hekurudhat janë krejt nën menaxhimin e Serbisë”, tha ai.

Konjufca i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka rikujtuar tri kushtet themelore; që kanë qenë që dialogu do t’i përshpejtojë integrimet europiane, Serbia do ta njohë Kosovën dhe serbët do të integrohen në institucionet e Kosovës. Tha se pas 6 vitesh dialog, asnjëra nuk kanë ndodhur.

Konjufca: Arrestimet kishin për qëllim që Vetëvendosjes t’i vihet etiketa terroriste

Deputetët po vazhdojnë debatin sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Konjufca ka theksuar se ka kaluar prej 2 muaj e gjysmë dhe vërehet se qeveria ka pasur, siç tha ai një qellim për të sabotuar mbajtjen e këtij diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një projekt i pushtetit në raport me subjektin më të madh të pushtetit, ky projekt është që LVV të largohet nga skena politike dhe të shpallet si organizatë terroriste, dhe kjo po vazhdon. Kjo përpjekje e Qeverisë është kristalizuar dhe ka marr formë konkrete më 28 nëntor të vitit 2015, ka marr vendim që zyrat e LVV të thyhen nga njësitet antitorrosite dhe kanë hyrë në LVV me një brutalitet të madhe, duke shkaktuar lëndime, rrahje, duke filluar prej aktivistit, siç është Sami Kurteshi. Ky njësit përdoret vetëm për antiterrorizëm. Përdormi i njësive FIT, nuk përdoren gjithkund, ato përdoren vetëm në raste të veçante, vetëm në LVV është përdorur”, tha Konjufca.

Ai pyeti se pse ndodhi kjo? Sipas tij kjo ndodhi sepse kundërshtimi demarkacionit dhe asociacionit e binden pushtetin se duhet me ndërmarr masa të jashtëzakonshme, që me zhvendosur LVV-në përtej rrafshit politik.

“Ndalimi dhe arrestet shtëpiake, kështu kronologjikisht vijmë tek sulmi ndaj Kuvendit më 4 gusht. Pushteti te ky sulm e ka pa një rast të jashtëzakonshëm që me ia mëveshë LVV-së. Pas kësaj date është vazhduar duke u arrestuar 6 aktivistë”, tha Konjufca dhe shtoi se prej atij momenti, prokuroria ka dështuar që të argumentojë se këta aktivistë janë sulmues.

“Fornenzika konstaton se kjo nuk ka lidhje më këtë ngjarje. Edhe AND, duke filluar prej flokëve. Asnjeri prej këtyre të identifikuar me antena të PDK-së, nuk figuron se kanë qenë në këto lokacione. … Aktakuza është për t’ia mëvesh, me i mbetur një etiketë që LVV është terroriste. Ka pasur edhe sulme pas kësaj date, policia nuk e ka arrestuar askënd për rastin e RTK-së dhe drejtorit”, tha Konjufca.

Ai pohoi se kanë fakte nga burime të brendshme në drejtësi, ku siç tha ai Policia hetuese hyn në zyre të prokurorit për të kërcënuar me i shtyrë lëndët, raporton KosovaPress.

Konjufca tregon pse nuk do të ketë liberalizim edhe nëse bëhet demarkacioni

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe po të ratifikohej demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave.

Periskopi.com Lajme

 

Konjufca ka thënë se kriteri kryesor i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Unë jam i bindur se edhe nesër po të ndodhte ratifikimi i demarkacionit nuk do të kishte liberalizim të vizave. Për liberalizim janë dy kritere kryesore, njëri prej më të rëndësishmëve është lufta kundër korrupsionit. Në raportin e progresit vlerësohet se në Kosovë nuk ka vendime të prera të gjykatave për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Pra figurat më të larta institucionale të cilët janë të përfshirë në korrupsion janë në procese gjyqësore por që gjithmonë lirohen për shkak të ndikimeve politike”, tha ai.

Kryeministri Isa Mustafa në konferencën përmbyllëse të vitit, tha se për liberalizimin e vizave janë përmbushur të gjitha kriteret përpos atij të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

I pari i Qeverisë fajin për mosliberalizimin e vizave ia hodhi deputetëve të cilët sipas tij, për interesa partiake po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, shefi i deputetëve të VV-së, tha se Qeveria me qëllim po e thotë se po të kalohej demarkacioni do të kishte liberalizim të vizave. E kjo sipas tij nuk është e vërtetë, duke thënë se për mosliberalizim të vizave më së paku i ka fajet opozita dhe populli i Kosovës.

“Demarkacioni nuk është kusht që e kanë shtetet tjera, për këtë është ankuar edhe vet presidenti Hashim Thaçi, por ai i ka fajet vet që demarkacioni u vu si kriter për liberalizim të vizave. Ata vet kanë kërkuar që demarkacioni të jetë njëri prej kritereve”, tha ai per ekonomia online

Konjufca: Astrit Deharin nuk e vrau shteti, por mungesa e tij

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit ka thënë se si subjekt ata kurrë nuk kanë besuar që në Kosovë do të kidnapohen edhe seancat e Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se seanca e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharin u rrëmbye nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Sipas Konjufcës në një vend ku mafia i hyn në shtëpi Kryeprokurorit nuk pritet asgjë më shumë, raporton periskopi

“Astritin nuk e ka vrarë shteti, por mungesa e tij, pra e ka vra pushteti. Që në fillim me dekret politik, Vetëvendosje u shpall terroriste dhe vazhduan tutje. Deharin e ka vra makineria që strukturat e shtetit që duhet me të mbrojt qytetarët i ka kthyer në struktura që ta marrin jetën”, thotë ai.

“Në atë peticion kërkohen dorëheqje të disa zyrtarëve. Dhe kjo do të duhej të shqyrtohej në seancën e sotme. E pikërisht se po kërkohen këto ju sot e rrëmbyet këtë seancë. Në burgun e Prizrenit vdiq një djalë i shkëlqyeshëm. Vrasësin e tij mund ta identifikojmë lehtë meqë në çastin kua i vdiq ai ndodhej në një institucion që menaxhohet nga qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai./ Periskopi

Konjufca jep të dhëna të reja, thotë se Dehari kishte gërvishtje në qafë e nuk u raportuan

Shefi i Grupit Paralamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dhënë informata të reja në lidhje me vdekjen e aktivistit  të këtij subjekti , Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Konjufca në një emsion në KTV ka thënë se Dehari ka pasur gërvishtje në qafë dhe prerje në duar, që sipas tij në raportin e autopsisë thuhet se këto gërvishtje dhe prerje janë vetëshkatruar me hezitim.

“Pse në qoftë grrithat në qafë dhe prerjet në duar janë të shkaktuar me vetëhezitim, nuk ka fakte si shkaktohen”, ka thënë ai./Periskopi/

Konjufca: Po të ishin gjallë dëshmorët, do të na jepnin vërejtje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se përpjekjet e vazhdueshme të të parëve sollën çlirimin e Kosovës, raporton Zëri.info.

Periskopi.com Lajme

Ai në një intervistë dhënë Zëri.infos, ka thënë se të gjithë dëshmorët kanë kontribuuar në këtë drejtim.

“28 nëntori ka paraqitur atë motivin shtesë që të vazhdohet puna për gjendjen më të mirë të kombit shqiptar. Mendoj që pikërisht kjo përpjekje ishte ajo që e solli edhe çlirimin e Kosovës. Të gjithë ata dëshmorë që kanë rënë për lirinë janë pika preferenciale absolute e çlirimit shqiptar”, ka deklaruar Konjufca.

Ndërkaq, ka vlerësuar se po të ishin gjallë dëshmorët, ata do të na jepnin vërejtje për këtë Kosovë që është tani.

“Dëshmorët po të ishin sot gjallë do të na jepnin shumë vërejtje. Ushtarët e kanë dhënë jetën për bashkimin kombëtar, për një Kosovë që nuk është e ndarë në mënyrë etnike”, ka shtuar ai.

Siç është shprehur ai, dëshmorët e kanë dhënë jetën për një Kosovë më të mirë.

Nxehen gjakrat në Kuvend, Nuredin Lushtaku i sulet Konjufcës (Video)

Teksa Glauk Konjufca po mbante një fjalim përmbledhës në Kuvendin e Kosovës, ndodhi diçka e pazakontë.

Periskopi.com Lajme

Konjufca përmendi se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin, e më pas kishte cituar Sami Lushtakun në një fjalim të tij të mëparshëm, që për akuza ndaj UÇK-së kanë bërë edhe bashkëpartiakë e ministra.

Në atë moment, deputeti Nuredin Lushtaku është ngritur dhe është sulur drejt Konjufcës.

“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut, të cilin e zbrapsi shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Para foltores menjëherë u renditën deputetët e Vetëvendosjes dhe të PDK-së, kurse Veseli shkoi të fliste me Lushtakun, e më pas edhe me Konjufcën.

 

Konjufca: Po të ishte Trepça asfalt, qeveria do të investonte miliona

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës për të dytën herë me radhë, është duke ndërmarrë veprime nën trysninë e kohës, vetëm pak ditë para afatit për likuidimin e Trepçës.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën.

“S’ka plan as të statusit as rivitalizimit. Qeveria jonë e ka pasur vetëm një plan për Trepçën deri tash, që me shmang likuidimin”, tha Konjufca.

Konjufca në fjalën e tij ndër të tjerash tha se Trepça nga Qeveria konsiderohet si një veturë e vjetër e viteve 70-ta.

“Pas 40 vjetëve është vjetruar dhe amortizuar. Ky është gabim trashanik. Qeveria ndaj Trepçës ka pasur arsyetim se nuk ka pare. Me pas qenë Trepça asfalt dhe gurthyes, ishin gjet miliona euro prej Qeverisë”, tha Konjufca.

Konjufca vuri në dukje edhe mos investimet e qeverisë së Kosovës, deri më tani, për shkak se sipas tij qeveritë e deritanishme të Kosovës nuk kanë pas interesin e tyre personal, meqë Trepça nuk është gurëthyes ose asfalt.

“E quajnë gjiganti ekonomik i Kosovës por investimet s’kanë qenë në përputhje me deklaratat e tyre. Populli i Kosovës mbas këtij ligji do të jetë më i dobët sepse nuk do të jetë vendimmarrës”, ka thënë Konjufca.