Bën seks në gjykatë duke pritur vendimin, publikon videon në Twitter

Filmoi veten teksa bënte një akt seksual ndërsa ndodhej në gjykatë në pritje të vendimit për problemet e saj ligjore.

Periskopi.com +18

Vajza e filmoi veten në momente intime brenda gjykatës dhe më tej e publikoi videon në Twitter.

Në video ajo saktëson se ndodhet në një gjykatë të Florida, SHBA, për të zgjidhur disa probleme ligjore, shkruan noa.al.

“Sot u argëtuam aq shumë në gjykatë, gjetëm mënyrën për të zgjidhur problemet e mia ligjore. Shhhhtt, mos i’a thoni askujt”, shkroi ajo.

Gjyqtari që po ndiqte çështjen e saj u shpreh i neveritur dhe kërkoi të bëhen verifikime për rastin.

26- vjeçarja ndodhej në gjykatën Duval County Courthouse pasi kishte shkelur lirinë me kusht dhe në pritje të vendimit bëri aktin seksual, ndërsa video u publikua këtë të martë./a.y/noa.al

Meshkuj e femra përfshihen në rrahjen masive para Gjykatës së Pejës

Një rrahje grupore ka ndodhur dje në qytetin e Pejës në të cilën janë përfshirë nëntë meshkuj dhe një femër.

Periskopi.com Lajme

Sipas Policisë dje pasdite janë arrestuar nëntë meshkuj dhe një femër pasi që të njëjtit pas përfundimit të një seance gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Pejë janë rrahur mes veti.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Vrau shokun nga pakujdesi, 21-vjeçari në Gjykatë tregon çfarë tha tashmë i ndjeri

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili dy ditë më parë vrau nga pakujdesia shokun e tij Gazmend Sllami kur kishin dalë për gjah.

Periskopi.com Lajme

Duke folur në Gjykatë, 21-vjeçari tregon momentet e para të ngjarjes.

“Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës padashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim. Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, tregon 21-vjeçari.

Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se “më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër”.

Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët. Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur me vonë e kishte arrestuar në gjumë.

Autori shprehu pendesë për krimin dhe u kërkoi falje familjarëve të shokut të ngushtë, që e qëlloi pa dashje./ Opinion