Prokuroria nuk heq dorë nga aktakuza ndaj Enver Hasanit, rastin do ta dërgojë në Supreme

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk do të heqë dorë nga aktakuza kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Periskopi.com Lajme

 

Ka paralajmëruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatë Supreme, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për hedhje poshtë të aktakuzës.

Ditë më parë u plasua në opinion informata jozyrtare se aktakuza është konsideruar e paqëndrueshme nga shkalla e dytë me arsyetimin se Hasani ka pasur imunitet funksional.

Mirëpo, burime të “Kohës Ditore” brenda Gjykatës kanë bërë me dije se aktakuza nuk është hedhur poshtë për shkak të imunitetit, por për shkak se nuk është vërtetuar se Hasani ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohej. Edhe vetë ai ka thënë se, me sa ka kuptuar, aktakuza është hedhur poshtë pikërisht për shkak të mungesës së veprës penale.

Ibrahimi dhe Hyseni, pos Supremes synojnë edhe kreun e Gjykatës Themelore

Hamdi Ibrahimi dhe Bashkim Hyseni e synojnë edhe një mandat katërvjeçar të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përkatësisht të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Ibrahimi, bashkë me Hysenin janë në garë edhe për gjyqtar në Gjykatën Supreme, i cili proces është në përfundim e sipër.

Gjithsej 38 gjyqtarë kanë aplikuar për postin e kryetarit në të gjitha gjykatat themelore të Kosovës, kurse tre gjyqtarë për postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, pas hapjes së konkursit së fundi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Performansa katërvjeçare e kryetarëve të gjykatave nuk është komentuar individualisht nga njohësit e çështjeve juridike, por sistemi ku kanë shërbyer kandidatët. Kanë thënë se sistemi gjyqësor ka dështuar në arritjen e objektivave kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët.