thaci-8

“Thaçi e Veseli janë në fokusin e Speciales”

Presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli janë vetëm dy nga figurat e elitës politike që janë nën hetime për krimet e para dhe pas luftës. Dhomat e Veçanta janë caku i tyre.

Periskopi.com Lajme

Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka thënë se zhvillimi i hetimeve po bëhet krejtësisht ndryshe nga ajo se çfarë ka bërë EULEX-i, Tribunali Hagës apo UNMIK-u.

“Nën hetime janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentari Veseli, Haliti, Syla dhe të tjerë të këtij niveli. Ata hetohen për një seri krimesh para dhe pas luftës. Strukturalisht hetimi qysh është zhvilluar dhe si po vazhdon dallon shumë nga ajo që është bërë nga Tribunali i Hagës dhe asaj që e ka bërë EEULEX-i e UNMIK-u”, ka thënë Kajtazi.

“Kjo Gjykatë është pasojë e mosveprimit tonë”, shtoi tutje Kajtazi.

E në anën tjetër, Besa Luzha thotë se kryesisht shoqëria civile e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndërsa, opinionisti Mufail Limani theksoi se themelimi i kësaj Gjykate është e keqja më e madhe që i ka ndodhur shtetit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është një e keqe e madhe që i ka ndodhur Kosovës. Keqkuptimi thelbësor është se në fakt nuk gjykohet Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, por lufta e UÇK-së për liri”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale – si përcaktuese e zhvillimeve, apo destabilizuese për Kosovën?

Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit 2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, thonë analistët politikë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Analisti politik, Arben Qirezi, mendon se në këtë vit Kosovën e presin në radhë të parë paqartësi, për shkak të zhvillimeve që mund të pasojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Por, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë Gjykatën Speciale, Qirezi mendon se top-prioriteti i këtij viti duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Njëri prej prioriteteve kryesore të Kosovës duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira. Është një proces, të cilin unë e konsideroj të pashmangshëm dhe në këtë rrafsh mendoj që partitë politike duhet të jenë të përgatitura. Prioriteti i dytë konsideroj që është ruajtja e stabilitetit të brendshëm, sidomos për sa i përket raporteve me Serbinë dhe së treti, natyrisht që mendoj se prioritet duhet të jetë integrimi i veriut të vendit”, thotë Qirezi, për Radion Evropa e Lirë.

Qirezi vlerëson se çështjet si ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të duhej të ishin prioritete të dorës së parë për vitin 2017, marrë parasysh se për këto tema, institucionet e Kosovës nuk gjetën zgjidhje gjatë gjithë vitit 2016.

Ai pret që vetëm një qeveri e re, e dalë pas procesit të zgjedhjeve, do të mund t’i adresonte çështjet më të ndjeshme, duke mos besuar në fuqinë e qeverisë aktuale për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

“Në mandatin e kësaj qeverie nuk është arritur as liberalizimi i vizave. Domethënë, kjo qeveri ka dështuar në realizimin e të gjitha prioriteteve të saj. Kur ia shtojmë kësaj tani edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale, kjo do të ketë një efekt destabilizues në tërë politikën kosovare dhe natyrisht ky efekt destabilizues do të ndihet më së shumti në kuadër të koalicionit qeverisës, kështu që zgjedhjet e parakohshme, mendoj se do të jenë të pashmangshme”, thekson Qirezi.

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike që kanë përshkuar vitin 2016, do të vazhdojnë edhe këtë vit. Para së gjithash, ai mendon se çështja e Demarkacionit dhe Asociacioni i komunave serbe do të mbizotërojnë sërish agjendën politike. Por, si sfidën më të madhe, Muhaxhiri e parasheh nisjen e punës së Gjykatës Speciale.

“Çështjet kryesore do të jenë zgjidhja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të komunave serbe. Por, po ashtu, një temë tjetër, e cila është e një rëndësie të veçantë dhe e cila pritet që do t’i diktojë edhe zhvillimet politike në Kosovë është çështja e Gjykatës Speciale”, thekson Muhaxhiri.

Tutje, Artan Muhaxhiri thotë po ashtu se problem më vete po paraqet edhe mosfunksioni, sipas tij, i Qeverisë së Kosovës. Ai mendon se koalicioni aktual, pavarësisht se përbëhet nga dy partitë më të mëdha në vend, më shumë po krijon sesa që po zgjidh probleme. Andaj, një gjendje e tillë do të vazhdojë edhe këtë vit, thotë Muhaxhiri, duke besuar se në një fazë do të jetë e domosdoshme edhe ndërhyrja politike ndërkombëtare.

“Për fat të keq edhe në vitin 2017 do të jemi të detyruar që në mënyrë pasive t’i presim imputet dhe urdhëresat nga bashkësia ndërkombëtare sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, sepse skena politike kosovare është duke u shfaqur krejtësisht e paaftë që t’i zgjidhë problemet dhe që të japë ide konkrete, orientime për mënyrën e zgjidhjes së problemeve”, deklaron Muhaxhiri.

Përderisa opinionistët shprehen mjaft pesimistë se koalicioni aktual do të mbijetojë deri në fund të mandatit, kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se agjenda politike dhe prioritetet e qeverisë së tij, do të zbatohen gjatë këtij viti.

Mustafa ka theksuar se viti 2017, mes tjerash do të jetë vit i zhvillimit, por edhe i lëvizjes së lirë, pa viza.

”Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit. Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë”, ka deklaruar Mustafa.

Sidoqoftë, pavarësisht zhvillimeve të paparashikueshme që eventualisht mund të sjell Gjykata Speciale, një sfidë më vete për skenën politike në Kosovë mbetet gjetja e rrugës së bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës për disa çështje, të cilësuara të interesit madhor, siç janë dialogu me Serbinë dhe marrëveshjet që prodhon ai, pastaj liberalizimi i vizave dhe demarkacioni, si dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, që kërkon edhe mbështetjen e përfaqësuesve të pakicave.(REL)

gjykata-speciale-780x439

Gjykata Speciale fillon punën më 15 janar, flet për arrestimin e Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është kryer në kuadër të mandatit të Speciales.

Periskopi.com Lajme

Avis Bennes, i ka thënë TribunaChannel se megjithatë, në aspektin e funksionalitetit thotë se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit.

“Ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Specialist Kosovës. Megjithatë, në aspektin e funksionalitetit, ne jemi operacional. Më 1 janar të vitit 2017, Marrëveshja e Shtetit Pritës ka hyrë në fuqi, duke siguruar bazën ligjore për Dhomave Specialist Kosovës për të kryer procedurat në Holandë. Presidenti i Dhomave Specialist, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit,” thuhet në përgjigjen e Bennes.

fatmir-limaj-hashim-thaci

Limaj pyet Thaçin: Për cilat vrasje të dëshmitarëve po flet, do marrësh përgjegjësi

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Franca ka obligim procedural me ndalu një person që është në listë e të kërkuarve.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, janë institucionet ato që duhet veprojnë për t;i pastruar ato lista.

“Gjykata Speciale është krijuar për shkak të materialeve të Serbisë. Këta njerëz, me akuza të Serbisë kanë shty parlamentin e një shteti sovran siç është Kosova më votu Gjykatën speciale, a nuk është hipokrizi? Lufta e UÇK është e pastër, le të merren me individ, UÇK-ja është  pastër si loti, më e pastra në botë, ka mujt me pas gabime, këtu s’ka dilema, por formacion më të pastër në rruzullin tokësor nuk ka pas të çfarëdo lloj lufte qoftë”, ka thënë ai nw Rrokum TV

Ai thotë se kjo gjykatë është produkt i një politike të mbrapsht dhe e lidhur me fatin individualë.

“Kush e ka akuzuar deri më sot Kosovë për vrasjen e dëshmitarëve, përveç Serbisë? Një njeri që i thotë vetes President e me akuzu vendin e vet kështu, duhet me dal e me dëshmu. Cilat janë ato që kanë ndodhur e ju nuk keni marr masa? Cilat? Në çfarë raste? Ku janë? Ndoshta ai di diçka që ne nuk e dimë. Duhet me marr përgjegjësi, është deklaratë akuzuese. Këto janë për me fsheh se si ka ardh Gjykata Speciale, asaj s’mundet me i iki askush. Specialja ka ardh si politik e mbrapsht dhe aventurë e atyre që kanë qeverisur vendin, do i shohin pasojat, ka me i ndjek turpi”, thotë Limaj./ Periskopi

gjykata-speciale-780x439

Kuvendit i kërkohet që Gjykata Speciale t’i trajtojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë

Shoqata ‘Familja dhe Shpresa’ nga Klina ka deponuar sot një kërkesë në Sekretariatin e Parlamentit të Kosovës me të cilën i drejtohet në të shkruar kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit që të iniciojë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë në mënyrë që kjo gjykatë të merret me krimet e luftës që ka bërë Serbia në fshatin Kralan ndaj civilëve të komunës së Klinës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Periskopi.com Lajme

 

Siç njoftohet nga kjo shoqatë në Kralan, më 4 prill 1999 janë ekzekutuar 86 civilë shqiptarë të moshës nga 14 deri 55 vjeçare nga ushtria dhe policia serbe.

“Vrasësit e tyre edhe pas 17 viteve gjenden të lirë nëpër Serbi”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë OJQ ‘Familja dhe Shpresa’ kërkon që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues që ta kushtëzojë dialogun e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës dhe e deri në detyrimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë gjykatë për të gjitha krimet e tjera të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që edhe pas më shumë se 17 viteve askush nuk është dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krimin në Kralan dhe krimet e tjera ndaj civilëve të komunës së Klinës. Ekzekutuesit dhe përgjegjësit e tjerë nga ushtria dhe policia e Serbisë gjenden ende të lirë edhe pas këtyre shumë viteve. Kjo është skandaloze dhe e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe ata që thirren në drejtësi ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë përfaqësuesja e OJQ-së “Familja dhe Shpresa” Zana Bytyqi.

Sipas saj e pakuptueshme dhe e pa pranueshme po ashtu është që Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë pranuar të miratojnë një ligj kaq selektiv i cili në formën aktuale nuk merret me krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë.

“Është koha që qeveritarët dhe deputetët e Kosovës, të të gjitha partive politike, të këndellen e të marrin guximin që të plotësojnë këtë ligj e të mundësojnë që edhe kriminelët e Serbisë të gjykohen në këtë gjykatë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë “, ka thënë Bytyqi.

2017-a, viti i Gjykatës Speciale

Periskopi.com Video
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi flet për akuzat e Speciales dhe tregon kush e krijoi këtë gjykatë

Duke folur rreth asaj se gjatë muajit janar Gjykata Speciale do të fillojë punën për krimet e supozuara të UÇK-së, dhe se a ka qenë e pastër apo jo lufta e UÇK-së, deputeti Rexhep Selimi, ka thënë për “Bota Sot” se këtë Gjykatë e ka krijuar vet pushteti i tanishëm dhe mazhoranca e pushtetit në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, me këtë pushtet të shitur nuk kemi se si të presim që t’i përmirësojë dëmet që vetë i ka shkaktuar.

“Gjykata Speciale nuk ishte një aksident, por një plan i holluar për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Secili deputet që e ka votuar atë gjykatë e ka dëmtuar Luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe secili deputet që i ka thënë “ PO “ me votën e tij kësaj Gjykate e ka marrë përsipër gjenocidin që kurrë se kemi bërë si popull. Prandaj vetëm një qeveri e drejtë dhe e mirë mund të bëjë diçka që ta mbrojë Kosovën dhe UÇK-në nga vota e deputetëve që e votuan atë gjykatë”, ka thënë deputeti Selimi.

Ai ka vlerësuar se të gjithë deputetët që e votuan atë gjykatë, por në veçanti ata deputetë që dikur ishin luftëtarë apo pjesëtarë të UÇK-së, me votën e tyre, e kanë tradhtuar luftën e tyre, shokët e tyre luftëtarë dhe mbi të gjitha e kanë tradhtuar idealin e dëshmorëve të UCK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë dhe të pastër në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftën. UÇK-ja nuk ka bërë krime, përkundrazi, ajo ka luftuar kundër atyre që kanë bërë krime në Kosovë, kundër atyre që kanë vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, kundër atyre që kanë dhunuar rreth 20 mijë femra, kundër atyre që kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, kundër atyre që kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi të shqiptarëve. Ushtria Çlirimtare ka luftuar kundër të cilëve ka luftuar edhe NATO dhe shtetet perëndimore aleate”, ka thënë deputeti Selimi.

Ekaterina Trendafilova

Trendafilova bëhet kryetare e Gjykatës Speciale

Ekaterina Trendafilova është emëruar kryetare e Gjykatës Speciale.

Periskopi.com Lajme

Emërimi i saj vjen pasi Paneli Përzgjedhës dorëzoi rekomandimet tek Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Trendafilova është juriste, avokate dhe akademike nga Bullgaria, me përvojë të madhe në ligjin kriminal ndërkombëtar dhe ligjeve për të drejtat e njeriut.

Ajo shërbeu si gjyqtare në Tribunalin e Hagës prej vitit 2006 deri më 2015. Ajo ishte edhe profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Sofias.

Trendafilova është emëruar kryetare për katër vjetët e ardhshme dhe do të fillojë punën prej janarit të vitit 2017.

ilir-deda

Deda: Kosova të përgatitet për goditjen që do të marrë nga Gjykata Speciale

Ilir Deda deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruara se politika në vend duhet të jetë e mobilizuar në mënyrën se si do të sillet me procesin e Gjykatës Speciale.

Periskopi.com Lajme

Sipas Dedajt, nuk është me rëndësi se kush do të jetë i akuzuar, por se ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat. Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm”, tha Deda në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Dedaj tha se Gjykata Speciale do të jetë shumë sfiduese, pasi sipas tij luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera.

“Kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.

gjykata-speciale-780x439

Gjykata Speciale gati për punë, shpallë konkurs për punëtorë

Gjykata Speciale ka shpallur konkurs ku kërkon punëtorë për disa vende të lira pune.

Periskopi.com Lajme

 

Për të aplikuar duhet të sigurohen që të përdorni formularin elektronik të aplikimit dhe ta dërgoni atë në [email protected]

Data e fundit për aplikim është 6 janar 2017 ora 17:00, raporton lajmi.net.

Gjykata Speciale pritet zyrtarisht të filloj punën më 1 janar 2017 ku pritet të shpallen edhe aktakuzat e para për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Kjo gjykatë deri më tash ka angazhuar disa prokuror dhe gjyqtar nga vendet evropiane por jo edhe shqiptarë, pasi që në bazë të ligjit për themelimin e dhomave speciale kjo nuk

SPECIALJA

Nga Klina kërkohen ndryshime në ligjin për Specialen dhe dialogun me Serbi

Fiks 166 nënshkrime të qytetarëve të Klinës janë mbledhur, që për qëllim kanë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Lajme

Kërkohet që Kuvendi i Kosovës, me ndryshimet e këtij ligji të mundësojë edhe gjykimin e ushtrisë dhe policisë serbe që kreu krime në Kosovë.

Letra i është dërguar në mënyrë të veçantë dy deputeteve të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Klina, Shqipe Pantina (VV) dhe Mirjeta Kalludra (LDK).

Letrën e plotë po e botojmë më poshtë:

Zonjat Shqipe Pantina (VV) dhe Mirjeta Kalludra (LDK) – deputete nga komuna e Klinës në Parlamentin e Kosovës.

Ju ftojmë që t’iu bashkëngjiteni 166 qytetarëve të Klinës (86 familjarëve të viktimave të Masakrës së Kralanit dhe familjarëve të viktimave të tjera të luftës së komunës sonë të vrarë nga ushtria dhe policët serbë gjatë luftës 1998-1999), dhe të nënshkruani kërkesën për plotësimin e këtij ligji në mënyrë që kjo gjykatë të mund të hetojë krimet serbe të luftës në Klinë dhe të gjitha komunat e tjera nëpër Kosovë dhe gjykojë edhe përgjegjësit dhe ekzekutuesit e më të dashurave tanë.

Me 13 Nëntor, unë përfaqësuesja e shoqatës « Familja dhe Shpresa », Zana Bytyqi, iu jam drejtuar me një ftesë publike të gjithë deputetëve të parlamentit të Kosovës për të iniciuar ndryshimin/plotësimin për Gjykatën Speciale për Kosovën me seli në Hagë, të krijuar nga parlamenti i Kosovës, që kjo gjykatë të merret edhe me krimet e Serbisë ndaj më të dashurave tanë – Kralan 04 Pril 2016 – dhe ndaj të gjithë civilëve shqiptarë në Kosovë në luftën e viteve 1998-1999.

Me 21 nëntor e njëjta kërkesë publike iu është drejtuar edhe kryetarëve të të gjitha partive politike shqiptare (pra edhe kryetarëve të partive tuaja, zotëri Isa Mustafës dhe Visar Ymerit). Edhe kjo kërkesë publike, zonjat Pantina dhe Kalludra, është shpërndarë në adresat tuaja elekronike.

Ju zonjat deputete, Shqipe Pantina dhe Mirjeta Kalludra, që të dyja nga Komuna e Klinës, ende nuk jeni përgjigjur në letrën e parë.

Ndërkohë ju njoftojmë se shoqata « Familja dhe Shpresa » ka mbledhur 166 nënshkrime për një kërkesë kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli – kësaj here jo në cilësinë e tij si kryetar të PDK-së, por në cilësinë e më të madhit të legjislativit të vendit tonë, të cilën do t’ia dorëzojmë këtyre ditëve administratës së parlamentit sipas rregullave protokolare.

Zonjat deputete nga Klina, Pantina dhe Kalludra, ju ftojmë pra, që t’iu bashkëngjiteni këtyre 166 qytetarëve të Klinës (familjarëve të viktimave të Masakrës së Kralanit dhe familjarëve të viktimave të tjera të luftës të vrarë nga ushtria dhe policët serbë gjatë luftës 1998-1999), dhe të nënshkruani kërkesën për plotësimin e këtij ligji në mënyrë që kjo gjykatë të mund të hetoj krimet e luftës në Klinë dhe të gjitha komunat e tjera nëpër Kosovë dhe gjykoj edhe përgjegjësit dhe ekzekutuesit e më të dashurave tanë të cilët ende pas 17 viteve janë të lirë dhe gjenden në Serbi.

Kërkesa e dytë në këtë letër është dhe ndalja e dialogut me Serbinë deri në plotësimin e kushteve…

Zonjat deputete nga Klina, Pantina dhe Kalludra, po deshët të mësoni për këto kushte ejani lexojeni dhe nënshkruajeni këtë kërkesë (aty para dyerve të parlamentit të Kosovës), siç e kanë nënshkruar bashkëqytetarët tuaj nga Klina të cilëve ua keni marrë dhe turpëruar votën e tyre tash e plot 2 vite.

Mund të na kontaktoni lirisht përmes e-mail-it dhe telefonit për të caktuar ditën dhe kohën e takimit për nënshkrimin.

gjykata-speciale-780x439

Holanda ratifikon marrëveshjen me Kosovën për Gjykatën Speciale

Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Lajme

Në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, shkruan se kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të viti të ardhshëm.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se deri në hyrje në fuqi të kësaj marrëveshje Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir, e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në këtë njoftim. /Zeri/.

SPECIALJA

Mbretëria e Holandës vendos për Gjykatën Speciale

Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Uncategorized

Kështu shkruan në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Serbët presin zhgënjim nga prokurori i Speciales, Schwendiman

Kryetari i Organizatës republikane të familjeve të ushtarëve të arrestuar e të vrarë dhe civilëve të zhdukur, Nedeljko Mitroviq ka thënë se serbët e Kosovës mund të presin zhgënjim nga prokurori i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës ndaj serbëve, David Schwendiman.

Periskopi.com Lajme

Mitroviq thotë kështu duke u nisur nga ajo që Schwendiman ka qenë ish-shef i Prokurorisë për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përmend se “ka mbyllur punën e hetimit për krime lufte, me rastin e kolonës së Tuzlës dhe rrugës Dobrovoljaçka, por edhe me hetimin e disa rasteve shumë më pak të ndërlikuara”.

“Njeriu nuk mund ta ndryshojë aq shpejt qëndrimin, qëndrim dhe projekt me të cilin ka ardhur në BeH, sikur tash në Serbi. Do të bëjë gjithçka që të mos bëjë ato që ka paralajmëruar. Koha do të tregojë se serbët që janë dëbuar e vrarë në Kosovë, do të përjetojnë një tjetër zhgënjim”, tha Mitroviq.

Mitroviq më pas vuri në dukje se plani i Schwendimanit për hetimin e krimeve të supozuara të luftës kundër serbëve në Kosovë duhet të kërkojë data shumë specifike dhe emrat e kriminelëve të supozuar, si dhe kushtet e ndjekjes së këtyre rasteve.

“Kurse, le të tregojë se si s’ka prova në Bosnjë dhe si ka qenë praktika e tij e rregullt atje”, ka thënë Mitroviq.

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale sjell probleme në Kosovë

Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Periskopi.com Lajme

Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me, siç thuhet, “rrezikun nga ndikimi politik i vendimeve që mund të merren në këtë Gjykatë” e cila kryesisht pritet t’i trajtojë rastet e krimeve të dyshuara të luftës, ku protagonistë kryesor do të jenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ishin pajtuar për themelimin e kësaj Gjykate, shqetësimet janë në rritje, sidomos tani, kur disa ish-komandantëve dhe figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu konfirmua dënimi nga organet vendore të drejtësisë, çka e shtyu Kuvendin e Kosovës të thërras një seancë të jashtëzakonshme për të enjten, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Infrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për rivendosjen e kësaj gjykate në Holandë.

Mirëpo ende nuk dihet saktë se kur do të nisin punën dhomat e specializuara në Kosovë. Disa nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës konsiderojnë se fillimi i punës së kësaj gjykate mund të paraqes problem për sistemin e drejtësisë.

Deputetja Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës vlerëson se roli i kësaj gjykate do të jetë më tepër politik, andaj si i tillë, sipas saj, mund të sjell probleme të ndryshme.

“Do të jetë goxha problematike roli i Gjykatës Speciale duke marrë parasysh tendencën për të njollosur luftën e UÇK-së. Do të ketë probleme edhe për sistemin e drejtësisë edhe për faktin që parasheh një sistem paralel të sistemit të drejtësisë dhe kjo ka qenë e pa drejtë qysh atëherë kur është bërë. Ne kemi nevojë për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe dënim të gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë”, thotë Haxhiu.

Ndërkaq, deputetja Selvije Halimi, nënkryetare e komisionit për legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se puna dhe vendimet e gjykatës do të jenë politike, problemet do të jenë evidente.

Halimi mendon se gjykata duhet të punojë në bazë të fakteve reale të cilat mund të dëshmohen dhe vërtetohen.

“Vendimet, qofshin në gjykatat vendore sot qofshin nesër ato në speciale, duhet të jenë mbi bazën e fakteve dhe provave të dëshmuara dhe të vërtetuara [kështu] nuk do të ketë kurrfarë shqetësimi”.

“Por, nëse vendimet janë pa prova, pa dëshmi relevante, dhe vendime që të lënë të kuptosh se janë kryekëput politike, atëherë normalisht se do të ketë shqetësime”, tha Halimi.

Kurse, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ministria pas miratimit të ligjeve nuk ka asnjë detyrim apo obligim në raport me Gjykatën Speciale.

Por, ajo tha se do të kërkoj transparencë për proceset që do t;i zhvillojë ky mekanizëm.

“Do të kërkojmë, do të jemi insistues, që të kemi transparencë në lidhje me hapat, procesin i cili po na vjen. Por, nuk mund të ndikojmë. Ajo është gjykatë, ka pavarësinë e vet dhe vetëm në kuadër të një bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar ne mund t’i ndihmojmë”, tha Hoxha.

Dhomat e specializuara do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që “fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore”.

Zbardhja e krimeve gjatë periudhës së luftës pritet të jetë një nga qëllimet kryesore edhe të Gjykatës Speciale apo Dhomës së Veçantë, që është krijuar për hetimin e krimeve të supozuara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serb.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë në një konferencë me gazetarë në Hagë ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij “pa frikë dhe pa asnjë favor”.

Schwendiman ka theksuar se “është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar. (REL)

Tome Gashi

Tomë Gashin e kanë kontaktuar klientët e parë për Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi ka folur për krijimin e Dhomave të Specializuara, që do të gjykojnë drejtpërdrejtë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

Gashi ka thënë në Tv Dukagjini se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të duhej të ndodhte jashtë Kosovës, dhe se mbrojtja e dëshmitarëve nuk mund të jetë justifikim i formimit të saj jashtë Kosovës.

Sipas Gashit, asnjë qytetar i Kosovës, në çfarëdo pozite, nuk ka imunitet, dhe nuk mund t’i shpëtojë gjykimit nga Dhomat e Specializuara.

Avokati ka treguar se si rrjedhojë e qëllimit të krijimit të kësaj gjykate, të akuzuarit edhe mund të dihet se kush janë.

Dhe, për shkak të sukseseve të tij në fushën e drejtësisë pas lufte, Gashi ka zbuluar në “Komiteti” se vetëm kanë filluar interesimet për mbrojtje nga ana e tij, në rast të akuzimit për krime të luftës.

objekti-i-gjykates

Kosova është përlyer nga dështimet e Eulex-it – thotë gazetari

Periskopi.com Lajme

Në një shkrim të publikuar në Koha.net, gazetari Augustin Palokaj flet për “Dhomat e specializuara të Kosovës”. Ai tregon problematikën e emërtimit të kësaj gjykate dhe anonimitetin e përgjithshëm të saj. Nuk dihet saktësisht se me çka do të merren këto “dhoma” megjithëse dihet që ajo do të bazohet në raportin e Dick Martyt.

Palokaj tregon se kjo është një njollë e madhe për vendin tonë, për shkak se Kosova bëhet i vetmi vend ish-Jugosllav, të cilit i nevojitet një seri seancash jashtë territorit të saj, për krime lufte. Madje as Sërbisë nuk i është kërkuar kjo gjë.

Por i kujt është faji? Gazetari nga Brukseli mendon se themelimi i këtyre “dhomave” nënkupton se ka dështuar sistemi i drejtësisë në vend dhe se ka dështuar edhe Eulexi.

Shkrimi i tij përfundon duke e hedhur fajin e dështimit pikërisht në mekanizmat e Eulex-it. Por a mund të merrej Eulex-i me këtë çështje duke marrë parasysh se ai erdhi në Kosovë në vitin 2008 dhe fuqia e saj u zbeh në vazhdimësi pas 2012-ës e tutje.

Akuzat e Martyt janë bërë para 5 vitesh ndërkohë që prokurori amerikan Williamson hetoi për këto akuza që prej 2 vitesh. E shtrirë në kohë, kjo nuk mund të ndodhte më herët. Situata është me të vërtetë e komplikuar dhe e ndjeshme. Autori nuk e ka parasysh ndjeshmërinë edhe të opinionit publik në Kosovë.

Akuzat pa dyshim, janë shumë të rënda. Por rrugë tjetër për zbardhjen e tyre nuk mund të ketë veç hetimit të tërësishëm të tyre. Qoftë nën emrin e Eulex-it apo të “Dhomave të Specializuara”.

lexo shkrimin e plotë në: http://koha.net/?id=31&o=1460

/periskopi