Osmani thotë se familja Dehari duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, thotë se qytetarët nuk u besojnë institucioneve të vendit, me theks të veçantë atij të drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Osmani ka thënë se është i domosdoshëm një hetim i pavarur ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit, meqë sipas saj shteti nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë drejtim.

“Është e papranueshme të themi që shtetit ka bërë gjithçka, është e papranueshme tu besohet institucioneve. Ne kemi kërkuar themelimin e një gjykate speciale, kemi kërkuar përgjigje nga EULX-i për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë. Të mohohet një hetim i pavarur ndërkombëtar është e pafalshme”, tha Osmani.

Osmani u ka tërhequr vërejtjen kolegëve të saj deputetë, që të mos përdorin gjuhë diplomatike për rastin e aktivistit të VV-së Astrit Deharit, por të flasin si qytetarë, prindër dhe përfaqësues të popullit.

“Familja Dehari duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sikur që kanë bërë familja Kastrati, për vrasjen e vajzës së tyre, Diana Kastratit, në mënyrë që edhe një herë Kushtetuesja të tregojë përgjegjësit e institucioneve kur dikush vdes në duart e shtetit, por them vdes, sepse nuk dua të paragjykoj në rastin Dehari”, tha Osmani.

Reklamë
Reklamë

Gjykata Kushtetuese, vendim për ruajtjen e pagaveme rritje të zyrtarëve të saj

Gjykata Kushtetuese me anë të një aktgjykimi të nxjerrë me kërkesën e Avokatit të Popullit ka përjashtuar veten dhe disa institucione të tjera nga klasifikimi dhe Katalogu i Vendeve të Punës në shërbimin civil. Madje, në aktgjykim është përfshirë edhe BQK-ja, ndonëse ky institucion nuk ka asnjë shërbyes civil. 

Periskopi.com Lajme

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë një aktgjykim me numër K0 73/16, sipas kërkesës së Zyrës së Avokatit të Popullit. Me këtë aktgjykim është dhënë një vlerësim i kushtetutshmërisë së qarkores administrative nr. 01/2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike në janar të këtij viti. Trupi gjykues ka kontestuar kushtetutshmërinë e qarkores administrative nr. 01/ 2016, që ishte nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, më 21 janarit 2016, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Kjo qarkore, siç thuhet edhe në aktgjykimin e Kushtetueses, ishte nxjerrë për të zbatuar Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës dhe Katalogun e Vendeve të Punës në shërbimin civil e që ishte miratuar nga Qeveria.

Qarkorja administrative është shpallur e pavlefshme nga Kushtetuesja dhe nga klasifikimi i vendeve të punës do të përjashtohen – vetë institucioni që ka nxjerrë vendimin, pastaj Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Banka Qendrore e Kosovës. Kështu këto institucione ndonëse do të marrin pagat me rritje prej 25 për qind sipas një vendimi të MAP-it për Shërbyesit Civilë tashmë nuk do t’i nënshtrohen klasifikimit të vendeve të punës..

Reklamë
Reklamë

NISMA paralajmëron dërgimin e Hashim Thaçit në kushtetuese

Një darke e paralajmëruar me punëtoret e arsimit në Drenas në prag të fushatës parazgjedhore në këtë komunë nga ana e presidentit Thaçi mund të bëhet sebep qe i pari i vendit të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese.

Periskopi.com Lajme

Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën se Thaçi po e shkel nenin 83 të Kushtetues duke i takuar mësimdhënësit. Ajo ka paralajmëruar se si Nismë për Kosovën mund ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese.

“Ai njeri po e shkel Kushtetutën. Me takimet e një ditë më parë dhe sot qe pritet të mbajë ai e shkel Kushtetutën. Jemi duke pritë çka do të ndodhë dhe ndoshta do ta dërgojmë në Kushtetuese dhe besoj se këtë hap do ta marrim si nismë”, ka thënë ndër të tjera Valdete Bajrami.

E sa i përket takimit të sotëm të iniciuar nga Thaçi për reformën zgjedhore, deputetja Bajrami ka thënë se kjo është tentative për të iu ikur zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë në prag. Asnjë reformë zgjedhore, sipas saj, nuk mund të bëhet pa prezencën e të gjitha partive politike.

Duke folur për Raportin e Progresit, ajo ka thënë se ky raport ve në pah dështimet e qeverisë.

Ndërsa ka paralajmëruar se PDK dhe LDK janë në prag të përçarjes finale për shkak të pazareve.

Buxhet, sipas saj, është një pretekst për të shkuar në zgjedhje.  Krejt në fund ajo ka thënë se pengesa e vetme për moslëvizjen e lirë është qeveria Mustafa.

Reklamë
Reklamë

Kryetarja e kushtetueses thotë se nuk kanë presione, ka dy raste me të cila lavdërohet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama - Hajrizi thotë se po vazhdojnë të forcojnë sistemin kushtetuese të vendit.

Periskopi.com Lajme

Ajo tha se Gjykata ka vendos raste të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë, dhe sipas saj vendimet që marrin asnjëherë nuk janë rezultat i presionit, raporton Periskopi

Ajo bëri thirrje te të gjitha institucionet të punojnë që të rriten kapacitet e kësaj gjykate.

“Nga themelimi janë pranuar 1260 kërkesa, janë trajtuar mbi 90% e tyre. Dy raste kryesore deri tani që ka trajtuar Gjykata Kushtetuese janë Asociacioni dhe çështja e Manastirit të Deçanit”, tha ajo, në ceremoninë e shtatë vjetorit të këtij institucioni ku po marrin pjesë zyrtarë nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Me vendim të kushtetueses: S’ka më pensione për serbët që nuk jetojnë në Kosovë

Ata që nuk jetojnë në Kosovë e as nuk kanë prona në vendin tonë nuk do të mund të marrin më pensione.

Periskopi.com Lajme

Kështu, serbët që merrnin nga dy pensione, edhe në Serbi edhe në Kosovë, këtë të fundit do ta kenë shumë vështirë ta marrin, raporton Periskopi

Por, sado pak që janë ata pensionistë shqiptarë që jetojnë në mërgatë, do t goditen nga ky vendim, vendim të cilin e ka marr edhe Gjykata Kushtetuese.

Këtu përfshihen edhe komunitetet e tjera.

Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin KO95/16, kundrejt parashtruesit të kërkesës, deponuar nga ish Ministri Rashiq, përmes së cilës kërkohej vlerësimi “kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë” të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2015, të MPMS-së.

Pak muaj më parë, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese udhëzimin e MPMS-së, i cili do t’i linte pa pensione bazike pensionistët që nuk jetojnë në Republikën e Kosovës, raporton Periskopi

Udhëzimi administrativ që përcakton procedurat dhe dokumentet për marrjen e pensioneve bazike, ka filluar te ndal pensionet bazike për mijëra pensionistë që jetojnë dhe marrin pensione në Serbi dhe vijnë vetëm për të marrë pensione edhe në Kosovë.

Ky hap i MPMP-së, të drejtuar nga ministri Arban Abrashi, është në kuadër të pastrimit të skemave pensionale dhe skemave të tjera, të cilat janë stërngarkuara me shumë parregullsi dhe në kundërshtim me aktet juridike, një pjesë e të cilave kanë ndodhur pikërisht në kohën sa ministër ishte Nenad Rashiq.

Rashiq e ka ngritur këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky hap më herët ishte kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e kishte konsideruar si të drejtuar kundër pensionistëve që jetojnë në mërgatë.

Sipas përllogaritjeve, pjesa dërrmuese e pensioneve që do të ndalen janë për pensionistët që jetojnë dhe marrin pensione ne shtetet fqinje dhe që vijnë në Kosovë vetëm për të tërhequr pensionet, të cilët disi kanë arritur të bëhen pjesë e skemave pensionale të Kosovë.

“Gjatë ditëve në vijim, pasi edhe nxjerrim pasqyrat financiare, do të njoftoj publikun se sa milion kemi kursyer vetëm përmes këtij udhëzimi, dhe siç kam cekur edhe më herët, çka do që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë për pensionistët tanë”, thotë Abrashi./Periskopi

Reklamë
Reklamë