Apeli ende pa datën e seancës për Ramadan Mujën

Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.

Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.

 

Reklamë
Reklamë

Apeli vërteton dënimet e 7 të akuzuarve për terrorizëm

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar më 7 nëntor ankesat e Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Z.Q. dhe ankesat e mbrojtësve të te akuzuarve Z.Q., I.B., S.T., B.B., J.K., L.K. dhe I.K.

Periskopi.com Lajme

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 20 maj të vitit 2016, është vërtetuar.

Në bazë të këtij aktgjykimi, shtatë të akuzuarit janë gjetur fajtor për një serë veprash penale si : rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nga neni 143, lidhur me nenin 31 të këtij kodi , nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, nga neni 147 (Z.Q. ), si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 (I.B.). Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar Z. Q. me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5.

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, gjeti se pretendimet e prokurorisë, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të buta dhe pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të ashpra, janë të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve.

Reklamë
Reklamë