gjuriq

Gjuriq edhe njëherë paralajmëron: Durimit i ka ardhur fundi, do ta formojmë Asociacionin

Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Gjuriq ka thënë se “durimit i ka ardhur fundi” dhe se, nëse shqiptarët kanë mundur që njëanshëm ta shpallin pavarësinë, edhe serbët mund ta formojnë AKS-në.

“Në fund të fundit, ky edhe nuk do të ishte hap i njëanshëm, pasi që kjo përkrahet përmes marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Duke folur për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Gjuriq ka thënë se “Serbia nuk do t’i harrojë krimet për të cilat ai dyshohet” dhe se “askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga këto aktakuza”.

Gjuriq

MPJ e Kosovës konfirmon kontrabandimin e Gjuriqit në veri, nis notë proteste në BE

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë është kontrabanduar në veri me anë të një autoambulance.

Periskopi.com Lajme

MPJ e ka konsideruar si të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriqit, i cili hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë.

“Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

MPJ më tej njofton se ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriq dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë.

“Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, ka përfunduar MPJ.

Gjuriq

Gjuriq u kontrabandua përmes një ambulance shëndetësore në veri të Kosovës

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u shfaq sot në inaugurimin e një pike ilegale karburantësh në veri të Kosovës, megjithëse kishte urdhër ndalese për të hyrë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për rrugët që ka përdorur Gjuriq, nga burime të policisë mësohet se ai është kontrabanduar në orët e hershme të mëngjesit nëpërmjet një ambulance shëndetësore nga Serbia.

“Gjuriq ka përdorur pothuajse mjetet e fundit që i kanë mbetur në dispozicion për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Atij i ishte ndaluar edhe herë të tjera hyrja dhe nuk kishte arritur fare në Kosovë. Por kësaj radhe, i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke hyrë në Kosovë nëpërmjet një ambulance shëndetësore në orët e hershme të mëngjesit” ka thënë burimi për KTV-në.

Vetë Gjuriq deklaroi sot se ai ka hyrë në Kosovë ngjashëm sikurse kryeministrit Isa Mustafa, dhe se askush nuk ka të drejtë të ia ndalojë lëvizjen e lirë.

Ministria e Jashtme ia ndaloi dje hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit dhe ky vendim mbetet në fuqi por nuk dihet nëse policia do ta arrestojë apo si do të veprojë më tutje.

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi thotë se Gjurqin nuk e ndalon dot pushteti aktual

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se me pushtetin aktual, shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mund të hyjë e dalë kur të dëshirojë nga Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë në televizionin Rrokum se Gjuriq shpejt do të nisë arrestimin e njerëzve në Kosovë.

Sherifi ka folur edhe për demarkacionin, duke thënë se ky version nuk do të kalojë. Ai ka shtuar se kësaj çështje ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët e vendit.

Për mundësinë e luftës në Ballkan, Sherifi ka thëne se shqiptarët tashmë janë konsoliduar si komb dhe se zakonisht luftërat nisin kur një shtet është më i fortë se tjetri.

“Tash duhet me ditë që shqiptarët janë më të fuqishëm se në të kaluarën”, ka thënë ai.