Kush fle pak është më pak tërheqës

Periskopi.com Shëndeti

Kush fle pak është më pak tërheqës, shkenca konfirmon mitin e gjumit për bukurinë.

Zbulimin e ka bërë një studio kërkimi e Universitetit të Stokholmit, e publikuar në Royal Society Open Science’Journal.

Në studim janë përfshirë 25 vullnetarë, të cilët kanë pranuar të fotografohen pasi kanë fjetur normalisht 2 netë dhe më pas pasi kanë fjetur vetëm 4 orë në dy ditë radhazi.

Në këtë pikë 122 personave të tjerë u është kërkuar të shohin fotot dhe të jepnin një votë për protagonistët, duke u bazuar tek bukuria e tyre, por edhe tek shëndeti.

Dhe përgjigjes së pyetjes se kush nga personat duket më mirë në foto ata i janë përgjigjur. ‘Modelet’ të cilët ishin më pak tërheqës ishin të gjithë ata që nuk kishin fjetur mirë, ose kishin bërë pak orë gjumë.

‘Këto rezultate tregojnë që mungesa e gjumit e reflektuar edhe në fytyrë të bën të dukesh më pak tërheqës se ata që bëjnë një gjumë të qetë’, tregon Tina Sundelin.

Me pak fjalë gjumi konfirmohet si një aleat vërtetë shumë i mirë i bukurisë dhe joshjes, duke përmirësuar kështu edhe raportet shoqërore.

Reklamë
Reklamë

Gjumi i pazakonshëm i kinezëve

Periskopi.com Galeria

Kinezët përshkruhen si punëtorë të mëdhenj, por dhe si gjumashë të rëndë. Megjithatë, e mira e tyre është se, ata mund të flenë kudo – mbi shkëmbinj, mbi ulëse, mbi karrocë, nën makinë, mbi makinë, mbi perime, në treg, në park, mbi motoçikletë…

Natyrisht, kjo kotje ditore e kinezëve është tematikë shumë interesante për fotografët – qofshin ata vendës apo dhe të huaj – të cilët kanë realizuar fotografi të panumërta të kësaj “dukurie” kineze.

Megjithatë, ne kemi përzgjedhur fotografitë që duken më interesante, të cilat mund t’i shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim.

gjumi kinez 001gjumi kinez 002gjumi kinez 003gjumi kinez 004gjumi kinez 005gjumi kinez 006gjumi kinez 007gjumi kinez 008gjumi kinez 009gjumi kinez 011gjumi kinez 012gjumi kinez 013gjumi kinez 014gjumi kinez 015gjumi kinez 016gjumi kinez 017gjumi kinez 018gjumi kinez 019

gjumi kinez 020

gjumi kinez 021

gjumi kinez 022

gjumi kinez 023

gjumi kinez 024gjumi kinez 025gjumi kinez 026gjumi kinez 027gjumi kinez 028gjumi kinez 029gjumi kinez 030gjumi kinez 031gjumi kinez 033gjumi kinez 034gjumi kinez 035gjumi kinez 036gjumi kinez 037gjumi kinez 039gjumi kinez 040gjumi kinez 041gjumi kinez 042gjumi kinez 043gjumi kinez 044

gjumi kinez 045

gjumi kinez 046

gjumi kinez 047gjumi kinez 048gjumi kinez 049gjumi kinez 050

gjumi kinez 051

gjumi kinez 052gjumi kinez 053

Reklamë
Reklamë

Rregulli i ri: Shtratin e juaj përdoreni vetëm për gjumë dhe seks

Dikush lexon, të tjerët rrinë me telefon në dorë derisa janë në shtratin e gjumit, normalisht që vet fjala po tregon.

Periskopi.com Shëndeti

Por, harroni të gjitha, nuk duhet as të shikoni televizorin nga aty. Rregulli i ri përcakton vetëm gjumin dhe seksin, në shtratin e juaj, raporton periskopi

Këto janë tetë rregullat që duhet zbatuar për të arritur atë që është më e mira për shëndetin dhe mënyrën tuaj të jetesës.

 

  1. Mbyllni ekranet e pajisjeve elektronike së paku 90 minuta para se të shkoni në shtrat.
  2. Përdoreni shtratin tuaj vetëm për të bërë gjumë dhe seks
  3. Vendosni termostatin në temperaturë të ulët
  4. Ushtroni çdo ditë
  5. Mos pini pije alkoolike para se të shkoni në shtrat
  6. Merrni një jastëk më të mire
  7. Drejtoni orën anën tjetër në mënyrë që ju mos ta shihni
  8. Ndaloni së piri kafeinë tetë orë para se të shkoni në shtrat   / Periskopi.com
Reklamë
Reklamë

Gjumë më shumë se 9 orë? Kujdes, mund të jetë tregues i një sëmundjeje të rëndë

Nuk ka gjë më të mirë se gjumi, apo jo? Por, fjetja më shumë orë seç duhet mund të jetë tregues i një gjendje të rëndë në lidhje me shëndetin mendor, sugjerojnë hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Universitetin e Bostonit.

Periskopi.com Shëndeti

Gjatë studimit, u zbulua se njerëzit që flenë më shumë se 9 orë në natë ishin dyfish më të rrezikuar të prekeshin nga demenca pas rreth 10 vitesh, krahasuar me ata që flinin 6-9 orë në natë. Ata ishin gjithashtu 71% më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundja e alcajmerit.

Ndryshimi i regjimit të gjumit është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje: Njerëzit që dikur flinin më pak se 9 orë, dhe gjatë një periudhe prej 13 vitesh kanë fjetur më shumë  se 9 orë, janë 2.5 herë më të rrezikuar të preken nga çdo formë e demencës se ata që kanë fjetur vazhdimisht më shumë se 9 orë.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se njerëzit që flenë për shumë orë kanë volum më të vogël të trurit dhe shpejtësi më të vogël të përpunimit të informacioneve se ata që flenë 6-9 orë gjumë.

Shkencëtarët mendojnë se fjetja për shumë orë është më shumë një shenjë e degjenerimit të neuroneve të trurit që lidhen me demencën, dhe jo se shkakton ndryshime në tru që lidhen me këtë sëmundje. /Burimi: Men’s Health

Reklamë
Reklamë

Shqiptarët nuk figurojnë në hartën e pagjumësisë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Shqiptarët nuk figurojnë në hartën e pagjumësisë (Foto)

Derisa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem.

Periskopi.com Lajme

Të paktën, kjo konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.

Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.

Në rajon pothuajse është e vetmja Serbia që është etiketuar në hartë.

Deri në këto momente, amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë. Brazili është në vendin e dytë me 56,628.

KËTU mund të klikoni për ta parë hartën e plotë.

Reklamë
Reklamë

Gjumi i tepër shkakton disa sëmundje

Numri i orëve të cilat kalojmë duke fjetur natën, mund të kenë ndikim themelor në kujtesën tonë. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Neurology” ka zbuluar se gjumi i tepërt mbi 9 orë gjatë natës, dyfishon rrezikun e demencës.

Periskopi.com Shëndeti

Nëse përveç gjumit të tepërt bëni edhe një jetë pasive, rreziku gjashtëfishohet. Studimi i zgjatur për dhjetë vjetë u zhvillua nga Boston University School of Medicine (BUSM), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka zbuluar se ata persona që flenë shumë, e kanë trurin edhe në volum më të reduktuar.

Megjithatë studiuesit thonë se ka shumë mundësi që gjumi i tepërt të jetë një simptomë e demencës, më shumë se një shkak, por gjithsesi nuk këshillohet të flihet mbi 8 orë gjumë.

 

Reklamë
Reklamë

Nëse keni probleme me gjumë, ja zgjidhja

Ndonjëherë secili prej nesh ka nevojë ta mbulojë veten me një batanije të ngrohtë dha ta bëjë një gjumë të rehatshëm, mirëpo shqetësimet e përditshme, problemet shëndetësore jo gjithmonë lejojnë këtë, transmeton Periskopi

Periskopi.com Shëndeti

Periskopi ju sjell disa këshilla se si duhet të veproni në këto raste:

–        Nëse keni problem të flini gjumë

Refuzoni kafenë dhe çajin 7 orë para se të flini dhe bëni ushtrime çdo mëngjes.

–        Në qoftë se gërhitja ju mundon

Flini në krahë me duart nën jastëk, shpërlani hundën me ujë të kripur para se të flini dhe evitoni alkoolin.

–        Nëse ju dhemb qafa

Ndërroni jastëkët çdo dy javë dhe zgjidhni jastëk të bërë nga lateksi.

–        Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës

Sigurohuni që temperatura e dhomës është 20 – 22 gradë, dhe mos pini alkool.

–        Nëse vuani nga thartira e stomakut

Flini në anën e majtë me duart nën një jastëk të lartë dhe të madh.

–        Nëse ju dhemb shpatulla

Flini në shpinë ndërkohë që ‘përqafoni’ edhe një jastëk

–        Nëse e keni të vështirë për tu zgjuar

Bëjeni një orar dhe zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë madje edhe gjatë fundjavës.

–        Nëse ju dhemb shpina

Vendoseni një jastëk tjetër nën kofshë nëse flini në stomak, ose nën këmbë nëse flini në shpinë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

E zë gjumi në metro në krahët e 20 vjeçarit të panjohur (Foto)

Shumë pasagjerë në tren apo metro kanë përjetuar momente të sikletshme kur një person të huaj e zë gjumi pranë tyre.

Periskopi.com Fun

Ky 20 vjeçar ka vuajtur makthin e tij në transportin publik kur një grua ulur ngjitur me të ra në gjumë mbi shpatullën e më pas kraharorin e të riut.

Euan McMillan nga Bathgate, Skoci postoi dy selfie nga momenti qesharak në Twitter.

“Nuk mund ta besoja, ajo ishte rreth 45 vjeç. Miqtë e saj e lejuan të ndodhte një gjë e tillë sikur të ishte normale, por unë nuk fola,” shkruan 20 vjeçari në një status tjetër, shkruan Ora.

klan1 klamii

Reklamë
Reklamë

Pas mesnatës ndërrohet ora

Si çdo vit në datën 30 tetor do të përfundojë ora verore, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.

Periskopi.com Lajme

Të dielën, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar të gjithëve që të flenë një orë më tepër.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Reklamë
Reklamë