Njihuni me shqiptarin që flet perfekt 8 gjuhë të huaja

Që në moshë të re, Cameron Albanoi kishte dëshirë të ndihmonte njerëz. 60-vjeçari u shpërngul me prindërit e tij nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 1956. Albanoi e shijoi shpërnguljen në Shkup, Maqedoni, një nga qytetet më të multikulturore të vendit.

Periskopi.com Lajme

“Kemi qenë 6 vëllezër në total dhe unë isha më i vogli. Atje kishte minoritete turke, kroate, serbe, boshnjake, bashkësitë bullgare etj. Më kanë mësuar të jem tolerant dhe bashkëpunues. Unë flas rrjedhshëm 8 gjuhë. E kam mësuar anglishten dhe gjermanishten në shkollë”, tha ai.

Ai u rrit duke luajtur futboll me fëmijët e tjerë dhe i duhej të mësonte gjuhën për t’i dalë zot vetes në lojë. Kultura familjare në të cilën u rrit, bëri që ai t’i ndihmonte të tjerët pavarësisht asaj që mund të kishin bërë në të shkuarën. “Pasi mbarova shkollën e mesme, qëndrova në Pella dhe Sibenik për 2 vite. E bëra këtë për të udhëtuar në Evropë dhe gjatë kohës që studioja në universitet udhëtoja kudo në kontinent”, u shpreh ai.

Gjatë 4 viteve të shkollës, Albanoi ishte president i klubit të historisë dhe ka ndihmuar studentët në nevojë, duke i mësuar falas. Pasi dha mësim në Maqedoni për 1 vit, ai u shpërngul në Australi në vitin 1984.

Shqiptari u bashkua me komitetin “Victorian Refugee”, që synon të integrojë refugjatët në shoqëri. Kjo ishte puna e tij e parë vullnetare duke u pasuar nga shumë të tjera./tvklan.

Një “thënie” shqiptare në mesin e sharjeve më të çuditshme të botës (+18)

Gjatë tërë historisë, njerëzit gjuhën e kanë përdorur jo vetëm si formë e komunikimit po edhe të fyerjes.

Periskopi.com +18

Në të shumtën e herëve shahen nënat, po “kreativiteti” nuk ndalet me kaq.

Në një shkrim të mëparshëm, Global Post sjell 19 “sharjet më imagjinative”. Në mesin e tyre është edhe një në gjuhën shqipe.

  1. Kinezisht: “Ni muqin shi yi ge da wugui!”

… “Nëna jote është breshkë e madhe.”

  1. Spanjisht: “Me cago en la leche!”

… “Të dh… në qumësht.”

  1. Rusisht: “Perhot’ podzalupnaya”

… “Ti zotëri je zbokth p…”

  1. Finlandisht: “Äitisi nai poroja!”

… “Nëna jote është dre!”

  1. Hebraisht: “Lign in drerd un bakn beygl!”

… “U shtrifsh për toke e pjeksh gjevrekë.”

  1. Gjermanisht: “Schattenparker”

… “Parkofsh në hije.”

  1. Xhamajkçe: “Bumbaclot”

… “Je fshirës p…”

  1. Shqip: “Të q… të bardhët e syve!”

… E kjo më së lehti po kuptohet, apo jo?

  1. Turiqisht: “Sana girsin keman yayi!”

… “Tu fut’të harku i violinës në anus.”

  1. Persisht: “Mee goozam rangesh kon!”

… “Provo ta ngjyrosësh f… time.”

  1. Japonisht: “Hesomagari”

… “E nxjerrsh kërthizën prej vendit.”

  1. Galisht: “Go n-ithe an cat thu, is go n-ithe an diabhal an cat!”

… “Të hëngtë macja e pastaj dreqi macen.”

  1. Holandisht: “Volgescheten palingvel”

… “Je lëkurë e ngjalës plot me m…”

  1. Rumanisht: “Sufla-ţi-aş cu curul in lingură cand te arde ciorba la gura!”

… “Të ta f… lugën kur supa është shumë e nxehtë për ty.”

  1. Italisht: “Caccati in mano e prenditi a schiaffi!”

… “Merre halen në dorë dhe jepja një shuplakë vetes.”

  1. Hindi: “Chipkali ke gaand ke pasine”

… “E ëmbël si p… e zvarranikut.”

  1. Afrikaanisht: “Ek wens jou vingers verander in vishoeke, en jou balle begin te jeuk!”

… “T’u bëfshin gishtat grepa peshkimi e pastaj t’u krofshin topat.”

  1. Bullgarisht: “Grozna si kato salata.”

… “Je i shëmtuar si një sallatë.”

  1. Anglisht (thënie e Australisë): “May your ears turn into arseholes and sh*t on your shoulders!”

… “T’u bëfshin veshtë vrima anusi që dh… te krahët e tu”.

Myslimani i Bosnjës flet 56 gjuhë, për një të re i duhen dy javë

Është vetëm 32-vjeç, por Muhamed Meshiqi nga Tuzlla e Bosnjës dhe Hercegovinës flet plotë 56 gjuhë. Meshiq kur ishte vetëm 16-vjeç kishte ushtruar detyrën e këshilltarit komunal.

Periskopi.com Lajme

Ky i ri nga Tuzla, është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov.

Është fitues i çmimit prestigjioz “Brainsëork Make A Difference Aëard 2010”, që në gjuhën shqipe do të thotë fuqia e trurit bën ndryshimin.

Megjithatë, përveç këtyre titujve, ai njihet edhe si gjeni i gjuhëve të huaja, pasi është konfirmuar edhe zyrtarisht se ai flet 56 gjuhë, raporton Al Jazeera.

I pyetur nga gazetarët se si është e mundur që dikush t’i flasë 56 gjuhë, Muhamed është përgjigjur duke thënë se gjithçka është e mundur.

“E rëndësishme është të keni vullnet dhe dëshirë. Vullneti i fuqishëm i njeriut është një mrekulli – ai është ‘fajtori’ kryesor për sukseset tona. Bota në gjuhë tjera duket ndryshe dhe derisa i kuptoni këto mendime në gjuhë tjera, ju mund të krijoni një pasqyre krejt tjetër. Perspektiva është tjetër nëse një fjali e përktheni në disa gjuhë. Kontakti i parë me një gjuhë të huaj ka qenë kur fillova të komunikojë në gjuhën greke, kur si i vogël shkoja për pushime në atë vend. Aty më erdhi një moment interesant në kokë, që më inspiroi të vazhdoja të mësoja gjuhë tjera”, ka deklaruar Meshiq.

Gjeniu i gjuhëve thotë se e nevojshme është të gjendet një mënyrë për të zotëruar një gjuhë të huaj, por nëse njerëzit janë këmbëngulës në këtë, ai beson se suksesi është i pashmangshëm, transmeton Telegrafi.

Atij i nevojiten hiç më shumë se dy deri në tri javë që të mësojë gjërat elementare të një gjuhe të huaj me të cilat do të mund të komunikonte pa problem me dikë.

“Sa më shumë gjuhë të huaja që i flasim, aq më lehtë do ta kemi t’i mësojnë të tjerat, sepse gjuhët janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë ngjashmëri. Nga 365 ditë të vitit, unë i kaloj mbi 200 ditë në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se duhet të jesh viktimë nëse dëshironi të arrini diçka”, ka shtuar Meshiq.