Gjoksi i vajzave ndryshon nëse konsumojnë më shumë se tri kafe në ditë

Shumica e njerëzve konsumojnë kafe çdo ditë dhe kjo e bën kafen pijen e dytë më të njohur në botë, menjëherë pas ujit.

Periskopi.com Shëndeti

Por, femrat duhet të kenë kujdes të shtuar sa i përket konsumimit të kafesë, pasi që studimet e fundit kanë zbuluar se konsumimi i më shumë se tri kafeve në ditë, e zvogëlon madhësinë e gjoksit.

Këtë përfundim shkencëtarët e kanë arritur pas anketimit të 300 grave, ku gjithashtu kanë zbuluar se aq më shumë kafe që pini, aq më shumë do t’ju zvogëlohen gjokset.

Megjithatë, nuk duhet të mërziteni edhe aq shumë, pasi që është dëshmuar edhe shkencërisht se kafja ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për zhvillim të kancerit të gjirit.

Veç kësaj, konsumimi i rregullt i kafes ka efekt të mirë edhe në estrogjen hormoni seksual femëror.

“Armiku” kryesor që ia zvogëlon gjinjtë grave

Edhe pse mund t’ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafes dhe madhësisë së gjinjëve, lidhja ekziston gjithsesi.

Periskopi.com Shëndeti

Nëse ju nevojitet nxitje shtesë që të zvogëloni futjen e kafes në organizëm, do t’jua tregojmë.

Siç konstatojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të rregullojë tajitje hormonesh në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e gjirit.

Një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 për qind kanë gjokse më të vogla se ato që konsumojnë më pak kafen.

Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e gjokseve.

– Konsumimi i tepërt i kafes mund të ketë ndikim të madh në madhësinë e gjokseve. Megjithatë, femrat të cilat pinë mjaft kafe nuk duhet të frikësohen që gjinjët do t’u zhduken sa çel e mbyll sytë.

Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken – konstaton autorja e hulumtimit Helena Jernstrom, për Telegraphin britanik. /Telegrafi

GJIKO​ pyet Elita Rudi​n: A mundem me ta prek gjoksin?

Periskopi.com Video