Bujanoc / ARKIV

Presheva sfidon Beogradin, mbushet me flamuj kuq e zi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë serbe kanë sfiduar Beogradin i cili pak ditë para Festës Kombëtare dënoi të gjitha ato subjekte që vendosën flamurin kombëtar vitin e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Kudo në Luginë sot ka pasur akte demonstrative të vendosjes së simbolit kombëtar njofton Presheva.com. Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar në ndërtesën e komunës në qendër të Preshevës.

Festën me flamuj kombëtarë kuq e zi, e nisur mbrëmë disa të rinj në një fshat afër qytetit të Preshevës. Edhe pas vendimit të gjykatës së Vranjës për të dënuar një funksionar partiak me 1 mijë euro gjobë, por edhe imamin e një fshati të Preshevës, pasi e ka vendosur vitin e shkuar, dy të rinj kanë vendosur flamurin e Autokthonous në xhaminë e fshatit Geraj në Preshevë dhe më pas e kanë shpërndarë atë me krenari në rrjetet sociale.

Në një mesazh në faqen e presheva.com të rinjtë shkruajnë: “Jemi dy të rinj të Gerajve dhe sonte e kemi vendosur flamurin në xhaminë e fshatit dhe pse jo në Minare pasi dera ishte e mbyllur për shkaqe sigurie nga imam ii xhamisë, i cili u dënua vitin e shkuar nga shkiet pasi e vuri flamurin në minare. Ne nuk do të ndalojmë sërish do ta vendosim flamurin këtu”.

Fshati Geraj njihet si një katund rebel dhe që gjithmonë ka treguar rezistencë ndaj pushtetit serb dhe në verën e vitit 2001 ka qenë baza e mbështetjes së rezistencës së armatosur së UÇPMB-së. Simboli kombëtar, në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami nga imami Hafëz Nexhatiu, por ai u gjobit me 300 euro.

Ndërkaq në komunën e Preshevës, flamuri është ngritur dhe valëvitur që në orët e para të mëngjesit si shenjë legjitimiteti e vullnetit shqiptar. Tani duhet pritur reagimet e Beogradit. Por në mediat serbe që në mëngjes ka pasur lajme për këtë gjë duke e cilësuar sfidë ligjore.

Bujanoc

810 euro gjobë se flamuri shqiptar valoi në Bujanoc

Për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin partiak në Bujanoc, Gjykata për kundërvajtje e, ka dënuar me 810 euro Partinë Demokratike të këtij qyteti në Luginën e Preshevës.

Periskopi.com Lajme

Lideri i kësaj partie dhe kryetari i deri vonshëm i Bujanocit, Nagip Arifi nga Tërnoci i Madh do ta paguajë këtë gjobë pasi që, siç thotë “Blic” i Beogradit, “është fajtor për valëvitje të flamurit të shtetit të huaj më 28 nëntor 2014 në orën 08:00”, transmeton Koha.net

Në aktgjykim theksohet se krahas flamurit shqiptar nuk ishte vendosur edhe flamuri i Serbisë, ndërsa portali serb shton se “më në fund, pas dy vjetësh, është zbatuar klauzola dënuese mbi Ligjin,dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë”.

Gazeta e Beogradit qahet pse në Bujanoc, nga 21 deri më 28 nëntor, çdo gjë është në shenjë të shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar.

 

 

Yingluck Shinastra

Ish-kryeministrja e Tailandës gjobitet 1.3 miliard dollarë

Junta Tailandeze ka gjobitur ish Kryeministren Yingluck Shinastra me 35 miliardë baht (1.3 miliardë dollarë) dhe ka urdhëruar t’i konfiskohen pronat si rezultat i një skeme të stokut të orizit që nuk shkoi siç duhet, raporton ABC News në Australi.

Periskopi.com Lajme

Në vitin 2011, Tailanda ishte eksportuesi më i madh në botë i orizit, duke llogaritur 30% të tregut global.

Yingluck, e cila ishte kryeministre në atë kohë, prezantoi një skemë që do t’i paguante fermërëve një çmim 50% mbi vlerën e tregut aktual për orizin e tyre.

Idea u përgatit para zgjedhjeve në korrik të vitit 2011, në të cilat Yingluck fitoi në fund, dhe supozohej t’i bënte fermerët tailandezë më të pasur, gjithashtu do të hiqte furnizimin në tregun global. Në teori Tailanda do mund të shiste oriz me çmim më të lartë sepse do të kishte më pak furnizim.

Megjithatë gjërat nuk shkuan sipas planit. Çmimet nuk u rritën aq sa ishte parashikuar dhe prodhues të tjerë të mëdhenj të orizit në Indi dhe Vietnam e panë këtë si një mundësi për tu “përmbytur” tregun.

Tailanda mbeti me depo të mbushura plot me oriz duke dëmtuar shtetin me rreth 8,2 miliardë dollarë dhe për pjesën 5,8 miliardë dollarë është përgjegjës direkt ish-kryeministrja.

“Sipas afatit të mandatit, kjo nuk është e drejtë dhe nuk është drejtësi” tha Yingluck jashtë një gjykate në Bangkok, sipas ABC News.

ATK - Sakip Imeri

Dënohet ATK-ja dhe drejtori i saj Sakip Imeri

Përveç se nuk po mund të arrijë parashikimet për mbledhje të taksave, Administrata Tatimore e Kosovës do të përballet edhe më një vendim të rëndë nga gjykata

Periskopi.com Lajme

 

Kjo administratë dhe drejtori i saj, Sakip Imeri, janë dënuar me 6 mijë euro nga Gjykata Themelore në Prizren, për shkak të mosrespektimit të vendimit të saj për kthim në vendin e punës së menaxherit të suspenduar të zyrës regjionale në Prizren, transmeton Koha.net.

Kjo gjykatë i ka dhënë afat vetëm 7 ditë në respektim të vendimit, ndryshe do të rrisë gjobën.

ATK

Për nëntë muaj 600 ankesa nga qytetarët, ATK-ja gjobiti 300 biznese

Administrata Tatimore e Kosovës në mënyrë që të jetë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe dukurive tjera negative, ka të instaluar linjën online, pa pagesë, 0800 80 800 dhe kutinë e vërejtjeve, përmes së cilës qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.

Periskopi.com Lajme

Qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së.

Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese.

ATK thotë se një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj./ Periskopi