prishtina

Dy skuadrat nga Gjilani mposhtin dy skuadrat nga Prishtina

Sot në Vala Superligën e Kosovës ka qenë dita e gjilanasve.

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe kundër ekipit të Prishtinës. Ndeshja është zhvilluar në ritme të shpejta dhe ka qenë mjaft atraktive. Kjo është fitorja e parë nga paslufta kundër Prishtinës.

Deri në minutën e ’58 rezultati ishte 0:0, kurse në atë minutë ka qenë Haxhimusa që ka shënuar për 1:0.

Në anën tjetër Hajvalia ka pësuar nga Drita në Kizhnicë.

Drita në minutën e ’80 shënoi sulmuesi brazilian i Dritës, Edenilson Bergonsi. Kjo është fitorja e dytë në krye me trajnerin Ismet Munishi.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

“Skifterat” me përkrahje të veçantë për Gjilanin

Gjilani është suspenduar që të luajë pa tifozë në ndeshjen e sotme ndaj Hajvalisë në kuadër të Superligës së Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Por, kjo nuk i ka penguar tifozët gjilanas “Skifterat” që ta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës, transmeton Koha.net.

“Skifterat” kanë përkrahur Gjilanin nga një objekt afër stadiumit që është duke u ndërtuar. /Periskopi.com

liria

Liria mposht Gjilanin, Hajvalia dhe Besa ndajnë pikët

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së nëntë në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Liria ka mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Visar Berisha nga penaltia.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Hajvalisë dhe Besës nuk u shënua asnjë gol, duke përfunduar 0:0. /Periskopi.com

morina2

Befason Morina: Nuk fitoi Gjilani

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina është shprehur shumë i lumtur me fitoren përballë Dritës në derbin lokal.

Periskopi.com Sporti

Të kuqtë triumfuan me rezultat minimal 1:0 përballë rivalit të qytetit.

Ai thotë në këtë ndeshje nuk fitoi Gjilani, por vetë futbolli kosovar.

“Nuk fitoi Gjilani e nuk humbi Drita. Sot fitoi futbolli kosovar”, tha Morina pas ndeshjes.

“Ne ishim më mirë psiqikisht dhe psikologjikisht. Isha shumë i nervozuar sepse gjyqtari ndali disa goditje të njëpasnjëshme dënimi rreth zonës sonë, të cilat nuk ekzistuan”.

Ai foli edhe për përjashtimin që iu bë atij, të cilin e quan të padrejtë.

“Përjashtimi im ishte i padrejtë, por unë i kërkoj falje të gjithëve për sjelljet e mia”, përfundoi Morina. /Periskopi.com

gilani

Derbi i takon Gjilanit

Gjilani ka mposhtur Dritën në ndeshjen derbi me rezultat 1:0.

Periskopi.com Sporti

Kjo përballje e derbit lokal zgjati më shumë se 100 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kapiteni Ylber Kastrati në minutën e 97-të.

Atmosfera ishte shumë e zjarrtë, pasi të pranishëm ishin dy tifozëritë e njohura, Intelektualët e Dritës dhe Skifterat e Gjilanit.

drita-gjilani3/Periskopi.com

drita-gjilani2

Derbi gjilanas ndan shtëpitë në dysh

Ethet e derbit Drita – Gjilani veçse po shtohen, pasi numërimi prapthi ka filluar qysh në fillimin e javës.

Periskopi.com Sporti

Shumë shtëpi, familjarë, shokë dhe dashamirë tashmë janë ndarë në dysh për shkak të skuadrave që ata përfaqësojnë.

Gazeta Sheshi ka siguruar disa fotografi, me ç’rast vërejmë derbi gjilanas tashmë ka hyrë në shtëpitë e secilit banor.

Derbi Drita – Gjilani zhvillohet ditën e premte me fillim nga ora 15:00.

dritaa /Periskopi.com

prishtina

Prishtina forcon kreun, mposht Gjilanin

Periskopi.com Sporti

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen kundër Gjilanit, të zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Bardhekaltërit mposhtën gjilanasit me rezultat minimal 1:0 me golin e mbrojtësit Liridon Kukaj, gol ky i shënuar në minutën e dytë të takimit.

Vlen të ceket se prishtinasit kanë mundur të pësojnë gol në minutat e fundit të takimit, pasi goditja e Betim Haxhimusës së Gjilanit goditi transversalen.

Me këtë fitore Prishtina arrinë kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka edhe Trepça 89.

Nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, ndërsa të dielën zhvillohen edhe katër ndeshje tjera, të gjitha me fillim nga ora 15:00, për të mbyllur kështu javën e pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

 

Ndeshjet e së dielës:

 

Ferizaj – Trepça 89

Trepça – Besa

Drita – Hajvalia

Llapi – Liria                                                                                                               /Periskopi.com