Pajisja “moderne” për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Kurti tregon se ku do ta nisin fushatën dhe pse kanë zgjedhur atë qytet

Periskopi.com Lajme

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00.

Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik.

“Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00”,

“Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Reklamë
Reklamë

Vetëvendosje dhe PDK bëhen bashkë në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Partitë opozitare në Gjilan PDK, Vetëvendosje, NISMA kundërshtojnë ashpër propozimvendimin e Komunës së Gjilanit  për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e komunës së Gjilanit si dhe ndarjen e lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen  e përmendoreve shtatoreve, busteve dhe simboleve brenda territorit të kësaj komune.

Opozita e Gjilanit ka lëshuar në mënyrë demonstrative seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit pas mbylljes së debatit nga ana e kryesueses së këtij Kuvendi, Valentina Bunjaku.

Opozita ka kërkuar që këto dy pika të rendit të ditës të mos hidhen në votim meqë ka pasur shumë parregullsi, madje disa prej anëtarëve të komisionit të Kuvendit nuk e kanë nënshkruar fare këtë vendim.

PDK, Vetëvendosje dhe NISMA kërkojnë që këto parregullsi të eliminohen  në një afat prej 15 ditësh , duke e ditur peshën dhe rëndësinë që ka emërtimi i rrugëve për qytetin.

Në shenjë për pakënaqësie për mbylljen e debatit PDK, VV dhe NISMA kanë lëshuar në mënyrë demonstrative seancën duke i bërë me dije që nëse ky vendim miratohet nuk do të njihet nga opozita.

Kërkojmë nga kryetari i komunës, i cili nuk ishte prezent që ta shqyrtojë me shumë vëmendje këtë vendim sepse përndryshe nuk do të njihet nga opozita./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Hetime të reja për keqpërdorime të ish-kryetarit të Gjilanit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, mund të përballet sërish me një aktakuzë të re, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV .

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, i ka thënë KTV-së se janë duke u kryer hetime të reja lidhur me një kallëzim penal kundër Qemajl Mustafës dhe se është në përfundim të tyre.

Ish-kryetari Gjilanit dyshohet se në vitin 2012 në mënyrë të jashtëligjshme kishte nënshkruar marrëveshjen e partneritetit publiko – privat për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët aksionare “Eco Higjiena”.

Ekspertiza financiare e bërë nga Prokuroria Themelore nxjerr në pah se kompania private “Eco Vizion”, e cila kishte hyrë në partneritet me komunën, nuk ishte themeluar nga firma austriake “Moser Group”, por ishte themeluar nga disa individë. Por, ish-kryetari Mustafa i mohon të gjitha këto akuza, duke thënë se asnjëherë nuk ka vepruar jashtëligjshëm dhe se është krenar me marrëveshjen që ka bërë.

Reklamë
Reklamë

Ky është kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e NISMA’s

Bajram Hasani është rizgjedhur kryetar i NISMA për Gjilanin. Në mbledhjen e Këshillit të degës Hasani ka marrë besimin e të gjithë anëtarëve. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast kryetari Hasani i ka falendëruar për besimin e dhënë duke premtuar fuqizim të mëtutjeshëm të NISMA’s në këtë Gjilan.  Sipas tij viti 2017 është vit zgjedhor dhe do të punojë sa më shumë që ta shtrijë ndikimin e NISMA’s në këtë qytet është thënë në një komukiatë për medie të lëshuar nga Zyra për Informim e kësaj dege.

“Ju falenderojë edhe një herë për besimin që ma dhatë që unë të drejtoj edhe një mandat degën e NISMA’s në Gjilan. Nga këtu ju premtoj se dega jonë do të fuqizohet edhe më shumë dhe do të shtrirja e saj do të jetë më e gjerë dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti”, ka thënë Hasani.

Hasani, ndër të tjera ka shpalosur punën e degës që ai ka udhëhequr gjatë këtyre dy vjetëve. Ai ka falënderuar për punën gjithë anëtarët e Nisma-s në Gjilan, duke potencuar se rruga e Nismas nuk ka qenë fare e lehtë. “Gjatë kësaj kohe  NISMA në Gjilan është shtrirë në çdo lagje dhe çdo fshat të qytetit. Por ky është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë e më shumë që të shpijmë përpara politikat e NISMA’s.”, ka thënë Hasani.

Hasani ka vlerësuar se NISMA ka lindur dhe vazhdon të jetë si nevojë e qytetarëve të Kosovës.

“Me punën tonë ne kemi sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit por edhe të qytetit tonë. Ne jemi një subjekt serioz e me qëllime të sakta”, ka shtuar ai.

Këshilli i degës përveç kryetarit ka zgjedhur  edhe anëtarët e kryesisë së Nisma-s për Gjilanin.

Reklamë
Reklamë

Gjilanasi me aftësi të kufizuara tregon përse e larguan nga puna

Avdil Ibishi është person më aftësi të kufizuara i cili për disa vjet është kujdesur për pastërtinë e qytetit të Gjilanit.

Kushtrim Hajzeri Lajme

Ai, edhe pse me karrocë ditët i ka kaluar duke pastruar hapësirat publike të qytetit.

Ibishi ishte i punësuar në kompaninë e pastrimit “Ekohigjena”. Mirëpo, atij që nga sot i është ndërprerë kontrata e punës pa paralajmërim.

Ibishi ka treguar për Periskopin se vendimin për largimin e tij e ka marrë përfaqësuesi i kompanisë austriake “Mozall Group” e cila menaxhon 51 % të kompanisë së pastrimit, me partneritet “Ekohigjena”.

Ai, thotë se lajmin për largim nga puna e mori sot kur shkoi në vendin e tij të punës pas pushimit vjetor, e për të cilin vendim nuk ishte njoftuar.

“Unë më 26 dhjetor kam shkuar në pushim vjetor sepse çdo herë pushimin e kam marrë dimrit sepse unë punoj jashtë- pastroj qytetin, dhe një pjesë e madhe e shokëve nuk më kanë treguar hiq dhe sot kur shkova në punë më tregoi shefi që na kanë larguar nga puna, pra më është shkëputur kontrata”, tha ai për Periskopin.

Sipas tij, ky vendim i investitorit austriak ka ardhur si pasojë e kundërshtimeve që ai së bashku me kolegët e tij, i kanë bërë për keq-menaxhim dhe keqpërdorin të asteve të kompanisë publiko-private.

“Unë nga muaji korrik kam qenë zë i fuqishëm me 18 kolegë sepse investitori austriak ka bërë shkelje të rënda dhe keqpërdorim të kompanisë. Për këtë ai na ka suspenduar për shkak se ia kem shfaq të gjitha në shesh që ka pasur probleme prej korrikut, si katër herë është bllokuar puna nga 10 ditë, një javë dhe herën e fundit 12 ditë ka pasur grevë. Kompania ku punoj unë është publiko-privat, Ekohigjena, 49% janë të Komunës dhe 51% të investitorit austriak dhe austriaku i ka keqpërdor të gjitha asetet sikur shitja e kamionëve, kontenjerëve , duke marrë qera pa iu dashtë e kështu me radhë”, theksoi ai.

Ibishi gjithashtu, thotë se njëherë nuk do ta padisë kompaninë me arsyetimin se së bashku me bordin mbikëqyrës i punëtorëve do të luftojnë për drejtësi./ Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Fillojnë të dalim emrat: Zenun Pajaziti kandidat për Gjilanin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti mund të jetë kandidatë i kësaj partie për të parin e Gjilanit.

Periskopi.com Lajme

Pajaziti në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se nëse partia e tij e propozon ai do të kandidojë për kryetarin e Gjilanit.

Pajaziti ka thënë se megjithatë nuk është diskutuar zyrtarisht për kandidatët e mundëshëm për zgjedhjet komunale, kjo sigurisht do të bëhet në një të ardhme të afërt.

Zgjedhjet e rregullat komunale në vend do mbahen në fund të këtij viti.

Reklamë
Reklamë

Vazhdon tmerri te Gjilani

Pas largimeve të Armend Thaçit dhe Leotrim Bekteshit dhe kërcënimeve për largim nga Betim Haxhimusa dhe Egzon Shabani, nga skuadra kanë kërkuar të largohen edhe dy futbollistë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Gëzim Rusin dhe Ergon Hysenin, të cilëve klubi nuk po ua lëshon fletëlëshimet.

“Unë dhe Gëzim Rusi duam të largohemi nga klubi, por drejtuesit nuk po na japin fletëlëshimet. Ne jemi të pakënaqur me problemet financiare, ku në janar bëhen dy muaj pa pagë”, deklaroi Hyseni për “GazetaOlle.com”.

Ai mendon që klubi nuk po i jep fletëlëshimet sepse e ka të vështirë të gjejë futbollistë tjerë në afatin kalimtar të dimrit.

Reklamë
Reklamë

Qentë endacakë rrezikojnë jetën e një 12 vjeçari nga Gjilani

I riu 12 vjeçar, Denis Syla nga Gjilani, ka pësuar lëndime deri sa ikte për të shpëtuar nga qentë endacakë, të cilët e kishin sulmuar.

Periskopi.com Lajme

Denisi tha për televizionin publik se derisa po kthehej në shtëpi, është sulmuar nga qentë dhe duke ikur nga ta, ka rrëshqitur dhe ka qarë këmbën, ndërsa tani është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Babai i 12-vjeçarit thotë se është shokuar nga ky rast, ndërsa kritikon autoritetet që nuk po ndërmerr askush asgjë ndaj qenve endacakë, të cilën rrezikojnë jetën e të gjithëve, e në veçanti të fëmijëve.

Mjekët kanë thënë se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.

Reklamë
Reklamë

Klubi nga Vala Superliga është futur në bojkot

Gjilani ka ndërprerë stërvitjet dhe është futur në bojkot.

Periskopi.com Sporti

Klubi gjilanas ka vendosur të ndërprejë stërvitjet për shkak të mos kryerjeve të obligimeve ndaj lojtarëve dhe stafit. Njoftimin e kanë bërë përmes rrjetit social Facebook, në faqën e tyre zyrtare.

“Gjilani nderpren stervitjet !

“Per arsyeje se voneses se pagave si rezultat i mos organizimit te kryesise dhe mos realizimit te obigimeve te komunes stervitjet u nderpren , me deshire qe sa me shpejt te vazhdohen dhe te konsolidohet fuqimisht kryesia e klubit”. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Një i vdekur dhe katër të lënduar në magjistralen Gjilan-Ferizaj

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në fshatin Budrigë të Gjilanit në orën 22:10 të enjten.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e katër të tjerëve.

Në këtë aksident janë të përfshira tre vetura.

Dy meshkuj dhe dy femra janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Me urdhër të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Reklamë
Reklamë

Juventus kërkon talentë në Gjilan

Akademia e futbollit të Juventusit sot ka zbarkuar në Gjilan, ku po organizohet kampi pesëditor në përpjekje për të gjetur talentë të rinj.

Periskopi.com Sporti

Hapjen e këtij kampi e ka bërë përgjegjësi për sport në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili shpreson se ky kamp do të rezultojë me sukses në përzgjedhjen e ndonjë talenti.

“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shumë talentë”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”.

Reklamë
Reklamë