Pallaska godet Ministrinë e Drejtësisë për Kodin Penal: Bazuar në një mbeturinë arkaike

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska thotë se propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për të sanksionuar penalisht shpifjen dhe fyerjen ndaj udhëheqësve shtetëror është arkaik.

Ndërsa, sipas tij, arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë se propozimi bazohet në Kodin Penal të Gjermanisë është qesharak.

Pallaska thotë se kjo dispozitë ligjore në Kodin Penal të Gjermanisë është mbeturinë arkaike e një epoke tjetër. Këtë e vërteton fakti se asnjë politikan gjerman modern nuk ka kërkuar mbrojtje sipas kësaj dispozite ligjore në shekullin XXI.

“Në fakt – pasi që kjo dispozitë ligjore në Gjermani mbron edhe udhëheqësit shtetëror të huaj – i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili vitin e kaluar kërkoi dënimin dhe burgosjen e një satiristi gjerman. Si pasojë e (keq)përdorimit të kësaj dispozite ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë nga Presidenti Erdogan, në fillim të këtij viti Kancelarja Merkel ka marrë iniciativë që këtë dispozitë ligjore ta largoj nga Kodi Penal i Gjermanisë deri më 1 janar 2018”, thotë ai, përcjell periskopi

Ai vlerëson se shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët dhe thotë se këtë problem duhet ta adresojnë gjykatat civile duke i shpërblyer viktimat e shpifjes dhe fyerjes, kushdo qofshin ata/ato, për dëmin që ju shkaktohet nga gazetarë dhe mediume të papërgjegjshme dhe/ose joprofesionale./ Periskopi

Presidenti gjerman uron Kosovën, përmend përmend medaljen olimpike e MSA-në

Presidenti i Republikës Federative të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar një letër urimi presidentit Thaçi me rastin e nëntëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Periskopi.com Lajme

Në urimin e tij, kreu i shtetit gjerman ka shkruar se vitin që shkoi Kosova ka arritur prezantim dhe njohje më të gjerë ndërkombëtare, së fundmi, siç thuhet në letrën e urimit, përmes pjesëmarrjes së suksesshme në Lojërat Olimpike.

“Në emrin tim dhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj ju përcjell urimet e mia të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vitin e kaluar Kosova ka arritur prezantim më të gjerë dhe njohje ndërkombëtare, së fundmi përmes pjesëmarrjes së suksesshme në Lojërat Olimpike. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka shënuar një tjetër moment vendimtar në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Kjo i ofron ekonomisë kosovare perspektiva të rëndësishme zhvillimore”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Gauck.

Ai ka inkurajuar presidentin Thaçi për veprimet e tij, ashtu që Kosova në mënyrë konsekuente të vazhdojë edhe më tej rrugën e reformave dhe të përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë.

“Edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, kosovarëve iu dëshiroj një të ardhme në paqe, mirëqenie dhe liri – dhe Juve personalisht mbarësi”, ka shkruar presidenti gjerman Joachim Gauck në urimin e tij.

Sipas Gjermanisë Britania do mundohet të bëhet “Singapori i Evropës”

Një nga rregullatorët më të lartë bankar në Gjermani ka paralajmëruar Londrën mbi rrezikun e Brexit-it, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Andreas Dombret, anëtar i bordit ekzekutiv për bankën qendrore gjermane, Bundesbank, ka thënë se është e mundshme që Londra ta humb rolin e saj si “portë për Evropën” mbi shërbimet jetike financiare.

“Përdorimi i Londrës si një portë për Evropën ka shumë mundësi të marrë fund” , tha Dombret. Ekzekutivi i Bundesbank, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen financiare bankare, tha se ishte i shqetësuar se prirja drejt standardeve të pranuara ndërkombëtarisht ishte nën presion.

Britania do të mundohet të bëhet “Singapori i Evropës”, duke ndjekur Brexitin, nga ulja e taksave, dhe rregullat financiare për të inkurajuar bankat dhe bizneset për të investuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto komente Dobret i ka bërë në një takim privat të bizneseve gjermane, dhe bankave të organizuara nga Boston Consulting, në Frankfurt këtë javë. /Periskopi/

 

70-vjetori i “Spiegel”-it dhe Kosova

Revista e njohur gjermane "Der Spiegel" mbush 70 vjeç më 4 janar - një udhëtim në vite nëpër kryetitujt e kësaj gazete na tregon se në vitin 1999 Kosova ishte disa herë në fokus të ballinës së revistës. Por edhe rajoni.

Periskopi.com Lajme

36985354_303

Bomba, Terror, Dëbime – Ku të çon kjo luftë?

Në numrin e 5 Prillit 1999, revista “Spiegel” i kushton vëmendje kryesore luftës në Kosovë. Mjaft analiza gazetareske, por edhe një intervistë me Ibrahim Rugovën, ku ai thekson se shpresa e Millosheviçit janë përçarjet brenda perëndimit.

 

36974677_303

Kosova – Luftë kundër vrasjes – Frika nga zgjerimi i konfliktit

Në numrin e marsit 1999, revista “Spiegel” shkruan se konflikti i Kosovës mund të transmentohet edhe në Gjermani. Ambasadori jugosllav i atërhershëm, Zoran Jeremiç citohet: “Kemi në Gjermani 800.000 serbë, kjo me sa duket nuk dihet aq mirë.” Më vonë ai tha se ky nuk ishte kërcënim.

 

36986231_303

Protokoll i tmerrit – Çfarë po ndodh vërtet në Kosovë?

Kancelari Schröder për Kosovën: “Marrim pjesë në këtë luftë për të ndalur vrasjet e dëbimin.” Revista “Spiegel” sjell informacione të dëshmitarëve okularë për krimet serbe në Kosovë, por shkruan edhe për valët e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri, si edhe ofron një analizë për armiqësinë e vjetër shqiptaro-serbe.

36974888_303

 

Kosovë – Paqja? – Çmimi, Rreziku, Pasojat

Në një numër të qershorit 1999, “Spiegel” i kushton sërish vëmendje luftës në Kosovë. Europianët festojnë suksesin e diplomacisë, Amerika kërkon prova të ndryshimit të qëndrimit të Millosheviçit, ndërsa kur të vendosen 50.000 trupat e paqes, do të kthehen edhe refugjatët e Kosovës, vëren “Spiegel”.

36976772_303

 

Rrezik serioz – Paqja Ndërhyrja ushtarake

Në numrin e 14 qershorit 1999 “Spiegel i kushton sërish faqen kryesore Kosovës, ku në fokus është rindërtimi i vendit, por nënvizohet edhe barra që mbart paqja në vetvete. Vendimi i OKB-së hapi një shteg të rrezikshëm për paqen në Ballkan. Serbia e ka humbur Kosovën, shkruan “Spiegel”.

36974982_303

Finale në Beograd – “Sot ne bëjmë histori”

Në 10 tetor 2000, “Spiegel” i kushton vëmendje zhvillimeve në Beograd, kur opozita merr pushtetin. “Sot ne bëjmë histori”, tha Vojislav Koshtunica. Millosheviçi kapitullon, por Serbia ka ende rrugë përpara për t’i afruar Europës.

 

36974964_303

Jugosllavia pas Titos – Kriza tjetër botërore

“Spiegel”-i 21 janarit 1980 i kushtohet zhvillimeve në Jugosllavi. “Kriza tjetër botërore” – tingëllon sot si një parashikim i saktë i zhvillimeve që pasuan fundin e shekullit të 20-të në rajon. Tito nuk i zgjidhi dot problemet e vazhdueshme të federatës jugosllave. Nacionalizmi mbetet rrezik. Tito tentoi një utopi socialiste, të cilën askush më parë nuk e kishte provuar, shkruan “Spiegel”-

Gjermania nis luftën kundër Facebook’ut, gjoba deri 500 mijë euro

Gjermania e ka humbur durimin me Facebook’un.

Periskopi.com Lajme

Pas shumë kërkesave dhe lutjeve pa efekt, drejtuar rrjetit social amerikan Facebook, që të trajtojë më shpejtë lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes, Berlini zyrtar ka njoftuar së shpejti do të hyjë në fuqi një ligji i ri që do të gjobisë Facebook’un me 500 mijë euro.

Gjobat e larta do të caktohen për secilin lajm të rrejshëm dhe postim me gjuhë urrejtëse dhe problematik, nëse ai postim nuk largohet nga ky rrjet brenda 24 orëve.

Edhe pse një ditë pasi Facebook njoftoi për disa procedura të reja për të trajtuar lajmet e rreme, nga Berlini është bërë e qartë se më nuk i interesojnë politikat vetërregulluese të këtij rrjeti social.

“Facebook nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të rregulluar menaxhimin e ankesave si duhet”, tha për Der Spiegel, Thomas Oppermann, anëtar i Bundestagut, nga partia SPD.

Pas një “përpjekje të gjatë dhe intensive për të ndërtuar ura bashkpunimi”, me kompaninë, tha ai, SPD dhe partneri i saj i koalicionit, CDU, i kancelares Angela Merkel, kanë rënë dakord për të paraqitur ligjin e ri pas vitit të ri.

Aktualisht, përdoruesit gjermanë në Facebook ankohen se ankesat janë dërguar në selinë e saj në Dublin – por gjithnjë me një përgjigje të paqartë, si në kohë ashtu në masa konkrete.

“Nëse, pas kontrollimit, Facebook nuk e fshin postin në fjalë brenda 24 orëve, ata duhet të llogarisin me gjoba të rënda deri në 500,000 “, tha Oppermann.

Përveç kësaj, tha ai, personi i prekur do të ketë të drejtën të kërkoi ‘korrigjim e dëmit me shpërndarjen e njëjtë’ sikurse postimi origjinal. /Periskopi

Kush është Ernst Reichel që fajëson opozitën kosovare për vizat (Foto)

Në vitin 2012, kishte ndodhur një skandal diplomatik.

Periskopi.com Lajme

Pas bujës që bëri në mediat kosovare në vitin 2012, një koment i bërë nga ambasadori gjerman, Ernst Reichel në Facebook, teksa komentonte një foto ku kishte dalë me dy vajza kosovare, ai vetë ka vendosur të largohet nga detyra.

Nuk dihet nëse shkaku ishte pikërisht ky, por në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se Reichel do të kthehet në Berlin për të marrë përsipër një detyrë të re.

Diplomati i karrierës shkruante në FB se “Kurrë më pak se dy, këtu është rregull…”, përgjigje kjo, ndaj komentit të mikut në foton ku shfaqej përkrah dy vajzave të reja.

E ende pa kaluar një muaj nga ky lajm, ambasadori Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Reichel, pati konfirmuar se do të largohet nga Kosova.

Në deklarimin e shkurtër zyrtar për media, ambasadori gjerman kishte treguar se edhe pse do të kthehet në atdhe, nga ana profesionale do të mbetet i lidhur me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Reichel ishte emëruar ambasador në Kosovë, në korrik të vitit 2011. Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës pas tij ishte Dr. Peter Blomeyer. / Periskopi

Hipokrizia e ish-ambasadorit, fajëson opozitën për vizat, lexuesit e gozhdojnë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Hipokrizia e ish-ambasadorit, fajëson opozitën për vizat, lexuesit e gozhdojnë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel fajëson opozitën për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Ai në një status të tij, ka përmendur Ukrainën dhe Gjeorgjinë, e lexuesit e kanë gozhduar me komentet e tyre.

Shkrimi i tij dhe komentet e të tjerëve:

“Të dashur miq nga Kosova. Ndoshta ju keni dëgjuar rreth lajmeve që kanë të bëjnë me afrimin e vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Pse Kosova nuk është e përfshirë?

Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi gjithmonë ka qene një parakusht, të cilin Kosova ende nuk e ka përmbushur. Bisedoni me ata qe e kane bllokuar këtë proces pavarësisht konfirmimit te eksperteve ndërkombëtar se marrëveshja është ne rregull”, ka shkruar ai/ Periskopi

15401247_10209688679767713_1704975100_n 15423716_10209688679807714_1501775079_n 15401388_10209688679847715_207381592_n 15355970_10209688680047720_1492587702_n 15435738_10209688680167723_691796800_n 15403280_10209688680087721_799653753_n 15424640_10209688680287726_1326385275_n 15281190_10209688680367728_1824313903_n 15416154_10209688680407729_1697351317_n 15424678_10209688680767738_2036999861_n 15450962_10209688680847740_2062643205_n 15416074_10209688680887741_1291012826_n 15355931_10209688680927742_1084940962_n 15356900_10209688680967743_519529577_n 15435736_10209688681047745_1510166310_n 15401254_10209688681167748_2079960016_n 15403097_10209688681247750_509616585_n

Gjykata ndalon dëbimin e kosovarit në Hungari për shkak të trajtimit çnjerëzor

Azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Hungari, pasi që atje i pret një trajtim çnjerëzor, shkruajnë mediat gjermane

Periskopi.com Lajme

Në bazë të një vendimi të marrë ditëve të fundit nga Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg, azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Hungari, pasi që atje i pret një trajtim çnjerëzor, shkruajnë mediat gjermane. Sipas gjykatës në fjalë, refugjatët në Hungari, veç tjerash mund të arrestohen edhe pa shqyrtuar fare arsyet për një gjë të tillë.

Rasti në bazë të të cilit gjykata e ka marrë këtë vendim ka pasur të bëjë me një azilkërkues  nga Kosova, vendi i parë i BE-së në të cilin ka hyrë ai, ka qenë Hungaria, transmeton albinfo.ch. Dhe, bazuar në rregullat e Marrëveshjes së Dublinit, për procedurën e tij të azilit është përgjegjëse Hungaria.

Gjyqtarët e kanë vërtetuar një vendim gjyqësor nga shkalla më e ulët, që ishte marrë pas ankesës së kosovarit kundër Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

Edi Rama dhe Angela Merkel

Përse e hoqi Edi Rama mesazhin e Merkel për zgjedhjet

Kancelarja Angela Merkel ishte shumë e qartë dje në Berlin në konferencën e shkurtër për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

Veç formaliteteve për përmbushjen e standardeve në rrugën e integrimit ajo përmendi në mënyrë të veçantë zgjedhjet e vitit 2017.

“Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria dhe bashkëpunimin me OSBE” u shpreh ajo duke folur për çështjen e hapjes së negociatave. Përmendja e zgjedhjeve ishte mesazh i drejtpërdrejtë se në dhjetor s’ka negociata dhe se Vetting-u është vetëm njëri nga kushtet.

Por Edi Rama ka nisur prej dje, menjëherë pas konferencës, një fushatë për t’u treguar shqiptarëve versionin e tij të mesazhit të kancelares Merlek. Në fillim me mediat pranë qeverisë, më pas me një intervistë në Deutsche Welle të cilën u përpoq ta manipulojë duke i shmangur përgjigjet për pyetjet direkte e më pas edhe nëpërmjet konferencash për shtyp në Tiranë dhe së fundi në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale mesazhet e kancelares, Merkel, por ka hequr pjesën ku ajo foli për zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo është përmbajtja e postimit të kryeministrit.

 

 

Me t’u kthyer në Tiranë kryeministri nisi një fushatë sulmi ndaj opozitës, duke e fajësuar atë si bllokuese të negociatave me ligin e Vetting –ut. Ai e ka gjetur kundështinë e opozitës ndaj miratimit në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të ligjit të Vetting-ut  si alibi për dështimin e çeljes së negociatave. Në këtë mënyrë, ai po përpiqet t’u fshehë shqiptarëve të gjitha kushtet e tjera që i kërkon Berlini, Parisi apo Brukseli, që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet, por edhe me krimin e organizuar në rritje, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant të parhapur në çdo degë të qeverisjes. /Lapsi.al

 

Edi Rama dhe Angela Merkel

Rama i premtoi diçka Angela Merkelit, e fillon me fjalën : E dashur

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë për media në Berlin pas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel, i ka premtuar kësaj të fundit se nuk do ta zhgënjej për besimin që ka ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Rama ka deklaruar se përmbushja e agjendës së integrimeve, është në interes kombëtar dhe për qytetarët të cilët meritojnë të jetojnë në prosperitet, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se Shqipëria do të përkrah fuqishëm vënien e prioriteteve nga BE-ja.

“E dashur Merkel, ju shpreh bindjen time se jo vetëm Shqipëria dhe rajoni kanë nevoj për BE-në por e njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian. Ju siguroj se nuk do të zhgënjejmë besimin tuaj ndaj nesh. Do të punojmë për të realizuar ëndrra tona për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Rama.

Rama ‘godet’ mes rreshtave deputetin gjerman që i dha një ‘shuplakë’ të fortë Shqipërisë

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas deklaratave të forta që dha sot nga Tirana deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Mergel (CDU) për hapat pas që sipas tij ka bërë Shqipëria dhe faktit që në këtë situatë nuk e meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Periskopi.com Lajme

Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i komisionit për çështjet Europiane tha qartë se pa plotësuar 7 kushte, Bundestagu do t’i kërkonte qeverisë federale që të mos japë votë pro për çeljen e negociatave.

Por në mungesë të një deklarate zyrtare për këtë çështje, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetit gjerman mes rreshtave në rubrikën Amacord, që shefi i mazhorancës publikon në Facebook.

Rama është kthyer pas në kohë, duke paraqitur një foto të Kishës dhe Kuvendit françeskan në Shkodër, dhe gjen ngjashmëri edhe me sot kur thotë se “të  huajt e shihnin Shqipërinë veçse një “Turqi të vogël”. Duke u lexuar mes reshtave, Rama duket se godet edhe opozitën, kur thotë se kjo shfaqje e Shqipërisë i ofrohej skeptikëve nga jashtë, për shkak të problemeve të brendshme në atë kohë, që kryeministri i gjen aktuale edhe sot.

“Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një “Turqi të vogël”, shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare. E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë “punë të madhe në interes të shqiptarëve” siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante “ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi”, shkruan Rama.

Më tej, kreu i qeverisë përmend ish-kancelarin gjerman Konrad Adenauer, i cili u citua edhe sot nga deputeti gjerman Krichbaum konferencën e tij para medias shqiptare sot në Tiranë e organizonte “Instituti Konrad Adenauer

“Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

“Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni… Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku…”, – përfundon shkrimin në Facebook kryeministri Edi Rama.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Gjermania ia vë 7 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave për futje në BE

Koalicioni CDU-CSU në Parlamentin gjerman ka publikuar dokumentin me pritshmëritë që duhet të përmbushë Shqipëria për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Periskopi.com Lajme

Kriteret janë prezantuar nga deputeti i Bundestagut, Gunther Krichbaum, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të enjte në Tiranë, i cili “ka ngelur në klasë” Shqipërinë, transmeton top-channel.

Krichbaum ka deklaruar se, “për hapjen e negociatave duhet të plotësohen kushtet” dhe ka shprehur bindjen se, “kjo nuk mund të realizohet në vitin 2017”.

“Do kërkojmë të mos hapen negociatat, më parë duhen rezultate konkrete”, ka thënë Krichbaum, i cili ka saktësuar se, “në vitin 2018 mund të ketë një dritë jeshile”.

Deputeti gjerman ka theksuar se, “rezultatet e reformave dhe përpjekjeve të qeverisë duhet të jenë më të prekshme” dhe për këtë u ka bërë thirrje palëve politike shqiptare që “të bashkojnë forcat”.

Sipas dokumentit të prezantuar nga zyrtari gjerman, kriteret që duhen përmbushur janë këto:

Kriteri i parë ka të bëjë me reformën në administratën publike, e cila duhet të provohet në praktikë për të treguar se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.

Kriteri i dytë ka të bëjë me reformën në drejtësi, e cila, sikurse thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit në fushën e drejtësisë.

Kriteri i tretë thotë se në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila duhet të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës, duhet të jenë shënuar arritje të konsiderueshme.

Kriteri i katërt për luftën kundër krimit të organizuar është që të rritet ndjeshëm numri i dënimeve me vendime të formës së prerë, të forcohen dukshëm përpjekjet për luftën ndaj krimit të drogës dhe të shënohen suksese të prekshme.

Kriteri i pestë ka të bëjë me atë që konsiderohet “prioriteti kyç” në fushën e të drejtave të njeriut, masave kundër diskriminimit dhe realizimit të së drejtës së pronës, për të cilin vlerësohet se Shqipëria duhet ende të përmbushë ato pika që përmend raporti i Komisionit Europian i datës 9 nëntor 2016.

Kriteri i gjashtë është që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në lidhje me reformën zgjedhore të zbatohen deri në zgjedhjet e qershorit 2017, të cilat duhet të përmbushin standardet europiane.

Kriteri i shtatë ka të bëjë me ligjin për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve qendrore e vendore, i cili, siç thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme e të plotë.

 

Gjermania: Nuk hapim negociatat me Shqipërinë

Bashkimi Evropian nuk do të hapë në dhjetor negociatat me Shqipërinë.

Periskopi.com Lajme

Lapsi.al mësoi se Gjermania ka kërkuar zbatimin e 7 kushteve, përveç 5 prioriteteve. Këto kushte do të bëhen të ditura sot në një konferencë për shtyp në Tiranë nga kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane ne Bundestag, Gunther Krichbaum.

Burime të Lapsi.al thanë Berlini ka arritur në konkluzionin se Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.

5 prioriteteve do t’u shtohen lufta kundër drogës, lufta kundër krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit apo lufta kundër korrupsionit.

Ky qëndrim vjen 4 ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, ku ai do të takohet me kancelaren Merkel. Burime të qeverisë thanë se nuk janë në dijeni të një qëndrimi të tillë të Gjermanisë.

Bunjaku: Do refuzoja Real Madridin dhe Gjermaninë për Kosovën

Albert Bunjaki nuk do ta linte Kosovën edhe nëse do t’i jepej mundësia për ta udhëhequr ndonjërën prej Kombëtareve më të mëdha botërore, apo ndonjë klub gjigant. Seleksionuesi kosovar thotë se kontaktohet nga menaxherët e huaj, por as që dëshiron të dëgjojë oferta tjera.

Periskopi.com Sporti

Gjermania është kampione aktuale botërore, kurse Portugalia është kampione në fuqi evropiane, shkruan. Ndërsa, në nivel klubesh, Real Madridi aktualisht është numër 1 në kontinentin e vjetër. Por, Albert Bunjaki nuk do ta linte përfaqësuesen e Kosovës për asnjërën prej këtyre skuadrave, apo të tjerave të nivelit të tyre.

Përkundër katër humbjeve rresht të pësuara në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, krahas vetëm një barazimi, përfaqësuesja e Kosovës ia ka marrë zemrën dhe shpirtin seleksionuesit kosovar, i cili ka kontratë me FFK-në deri në vitin 2020.

Andaj, ai është i vendosur ta vazhdojë punën në skuadrën shtetërore të Kosovës përkundër zërave që kanë të bëjnë me ndërprerje të parakohshme të kontratës, shkaku i rezultateve negative.

Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në kualifikimet e Botërorit sigurisht se ka tërhequr vëmendjen e skautëve të huaj për t’i përcjellë reprezentuesit tonë.

Por, shtrohet pyetja se a e ka tërhequr deri më tani Bunjaki vëmendjen e ndonjë Kombëtareje apo të ndonjë klubi të huaj.

“Normalisht që ka interesime, ka kontakte, por dua të potencoj diçka: Në këto momente nuk e lë Kosovën, qoftë edhe për Kombëtaren më të madhe në botë apo për klubin më të madh në botë”, ka deklaruar Bunjaki për gazetën “Zëri”.

“Unë në 2007-n isha në Kalmar, kur ky klub u shpall kampion. Por, Kosova ka qenë mbi të gjitha për mua dhe vazhdon të mbetet e tillë. Kam punuar në kohë dhe kushte të vështira, qe 7-8 vite duke u munduar ta bëj këtë grup lojtarësh. Kemi qenë të sfiduar si askush tjetër asnjëherë më parë. Dhe vetëm tani gjërat disi kanë rënë në binarë, ndërsa unë dua të jap gjithçka nga vetja për ekipin që e përfaqëson vendin tim. S’dua të dëgjoj për asgjë tjetër. Jeta dhe karriera ime është Kosova”, theksoi Bunjaki.

Trajneri kosovar që jeton në Suedi e pati marrë drejtimin e përfaqësueses kosovare në vitin 2009, pas largimit të Edmond Rugovës, shkruan gazeta Zëri.

Ai e kishte nisur punën në një kohë të vështirë, kur Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe në atë situatë e kishte të vështirë të organizonte qoftë edhe kampe për reprezentuesit kosovarë, e lëre më të zhvillonte ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Deri vonë ka punuar edhe pa kontratë. Ndërsa, në kohën kur Kosova ishte e izoluar në katër anët, por që në çdo moment priste të dalë nga izolimi, Bunjaki kryesisht merrej me futbollistët që po luanin larg Kosovës, duke u munduar t’i bindë që t’i bashkohen Kosovës pas pranimit në UEFA-s e FIFA-s, për çka mbante kontakte të vazhdueshme me ta.

Duke e ditur të kaluarën e vështirë, Bunjaki thotë do të ishte absurde sikur të largohet tani kur Kosova ka dalë në arenën ndërkombëtare, gjë që e kishte pritur me vite e me shumë sakrifica.

San Marino i përgjigjet ashpër Mullerit

Thomas Muller deklaroi sot se nuk dëshiron të luajë kundër kombëtareve të dobëta si ajo e San Marinos, të cilën Gjermania e mposhti së fundmi me rezultat 8:0.

Periskopi.com Sporti

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të komunikimit të San Marinos, Alan Gasperoni, i cili ka numëruar dhjetë arsye pse ajo dhe ndeshja të tilla duhet të zhvillohen.

 “I dashuri Thomas Muller,

Ju keni të drejtë. Ndeshjet sikurse ajo e të premtes nuk janë asgjë. Për ju. në anën tjetër, i dashuri Thomas, ju nuk keni nevojë të vini në San Marino gjatë vikendeve kur keni pushim në Bundesliga, ju mund të kishit shpenzuar me të dashurën tuaj në villa luksoze, ose ku i dihet, ju mund të merrnit pjesë në disa evente të organizuar nga sponsorë tuaj, që të fitonit disa mijëra euro. Unë ju besoj, por më lejoni të ju jap 10 arsye pse unë mendoj se ndeshja San Marino-Gjermani ka qenë një ndeshje e suksesshme, dhe nëse ju do të mundeshit, mundeshit të mendoni rreth kësaj, atëherë me lejoni të dijë se çfarë mendoni:

1.Të ka shërbyer që të shohësh se edhe kundër ekipeve të dobëta sikurse i yni, ti nuk mund të shënosh dhe mos më thuaj që nuk je zemëruar kur Simoncini të ndaloi të shënosh…

2. Të ka shërbyer që t’ua bësh të qartë menaxherëve të tu (madje edhe Beckenbauerit dhe Rummenigges) se futbolli nuk zotërohet nga ata, por ju përket të gjithë atyre që e duan dhe të pëlqeu ty ose jo, ne jemi njëri prej tyre

3. Shërbeu që të ju kujtojë mijëra gazetarëve anembanë Evropës që ka ende djem që ndjekin ëndrrat e tyre dhe jo rregullat tuaja

4. Shërbeu që të dëshmohet sërish që ju gjermanët kurrë nuk do të ndryshoni dhe historia ju ka mësuar se të ngacmoni të tjerët nuk ju garanton gjithmonë fitore

5. Shërbeu për të parë 200 djem të San Marinos që luajnë këtë ndeshje për arsye të ndryshme, e nga të cilët trajnerët kërkojnë që të punojnë shumë. Kush e di, ndoshta një ditë sakrifica e tyre nuk do të paguhet duke luajtur kundër kampionëve të botës

6. I shërbeu federatës tuaj (po ashtu edhe tonë) që të fitojë disa para nga të drejtat e imazhit me të cilat, përveç që do të paguanin ty për problemet tuaja, ata mund të ndërtojnë edhe fusha futbolli për fëmijët e vendit tënd, shkollat dhe stadiumin që ta bëjnë më të sigurt. Federata jonë, po ta tregoj një sekret, është duke ndërtuar një fushë në fshatin Acquaviva. Ju do të mund ta ndërtonit me 6 muaj të pagës suaj, po ashtu edhe me 90 minuta të të drejtave të imazhit tuaj. Jo keq  apo?

7. I shërbeu vendit tonë të madh sa fusha juaj në Munich, që të dal në media për arsye të mirë, sepse futbolli gjithmonë është arsye e mirë

8. I shërbeu shokut tuaj Gnabry, që të ishte me ekipin kombëtar dhe të shënonte tre gola

9. I bëri disa Sanmarinas pak të lumtur, që të kujtojnë se edhe ne kemi një komb të vërtetë

10. Shërbeu të ma bëjë mua të qartë se, edhe nëse vishni fanellën më të bukur të adidasit, ju gjithmonë i vishni çorapet e bardha me sandale

Me dashuri, i juaji Alan”.  /Periskopi.com

Dy të vdekur pas sulmit me bombë në konsullatën gjermane në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës me bombë është futur me kamion në konsultën gjermane në Afganistan në qytetin Mazar-e-Sharif, duke vrarë të paktën dy persona, shkruan BBC.

Periskopi.com Lajme

Sipas disa raportimeve është dëgjuar një shpërthim i madh, pasuar nga disa të shtëna.

Më shume se 80 persona janë lënduar pas sulmit në fjalë.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë talebanët, duke thënë që kjo është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore në fillim të këtij muaji në Kunduz, ku mbetën të vdekur edhe persona civil.

NATO është duke hetuar mbi këto sulme ajrore të lansuar pasi që trupat afgane kërkuan ndihmë ajrore ngaqë ishin të rrethuara nga talebanët. Gjatë operacionit mbetën të vdekur 30 civilë.

E pabesueshme kjo që ndodhi me Ozil

Mesfushori në top-formë i Arsenalit, Mesut Ozil është lënë jashtë për dy sfidat që Kombëtarja Gjermane zhvillon në këtë muaj.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari nuk është ftuar fare për sfidat e nëntorit ndaj San Marinos dhe Italisë.

Ozil, i cili po kalon nëpër një formë tejet të lartë edhe në këtë sezon, është lënë qëllimisht jashtë skuadrës nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, i cili i ka preferuar lojtarit që të pushojë nga obligimet me Kombëtaren. /Periskopi.com

Mund të luaj për Kosovën ose Gjermaninë

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar i ekipit austriak Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, po tërheq rreth vetes qendrën e vëmendjes së shumë mediave sportive.

Periskopi.com Sporti

Sezoni fantastik që po zhvillon në kategorinë e dytë austriake me ekipin e dytë të Salzburgut, ku ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje, apo dhe paraqitja e shkëlqyer me Salzburgun U-19 në Ligën e të Rinjve të UEFA-s, ku ka shënuar 7 gola në dy ndeshje, ka rënë në sy të medias prestigjoze gjermane “Bild”.

Në rubrikën javore të kësaj gazete ku promovohen talentet e rinj të futbollit nëpër Evropë, këtë radhë është përzgjedhur Berisha.

“Vetëm Shqipëria më ka kërkuar njëherë, por në atë kohë kam qenë i dëmtuar. Gjithashtu mund të luaj për Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë. Nuk e kam vendosur ende”, është shprehur ai për mediat austriake.

Pensionohet legjenda botërore e futbollit

Miroslav Klose ka vendosur që përfundimisht të pensionohet nga futbolli aktiv.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur gjerman, Miroslav Klose ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv. Ai së fundit ishte pjesë e Lazios, derisa ishte përfolur se do të transferohej në Amerikë.

Por, ish-sulmuesi i Kaiserslauternit, Werder Bremenit e Bayern Munich ka vendosur të pensionohet. Por, Federata e Futbollit e Gjermanisë i ka vendosur ta shpërblejë sulmuesin me një pozitë në përfaqësuesen e “Pancirëve”.

Ai do të përcjellë një program të edukimit dhe trajnerëve së bashku me selektorin e Gjermanisë, Joachim Loë dhe drejtorin sportiv Hansi Flick, për të identifikuar futbollistët e rinj me potencial të luajnë për Gjermaninë.

Trajneri i njohur nënshkruan me Gjermaninë

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020.

Periskopi.com Sporti

56-vjeçari është pjesë e gjermanëve që nga viti 2006 dhe që nga atëherë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014, ku në skuadër kishte edhe mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

Suksese tjera janë vendi i tretë në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe në Kampionatin Evropian 2012, por edhe kualifikimi në finale të Euro 2008.