hakerë

Gjermania në alarm: Hakerat rrezikojnë zgjedhjet parlamentare

Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët i tremben rrezikut të ndërhyrjes së hakerave në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Por cilat janë metodat e hakerave?

Periskopi.com Uncategorized

“Mund të depërtosh kudo”, thotë Sandro Gaycken. Konsulenti për sigurinë për ekonominë dhe politikën dhe një nga specialistët e njohur në këtë fushë si drejtor i “Institutit për Shoqërinë Digjitale” të Shkollës Europiane për Menaxhimin dhe Teknologjinë në Berlin shpjegon arsyen: “Softëaret dhe Hardëaret e partive politike në Gjermani nuk janë të mbrojtura si kompjuterat e CIA-s.” Ndërsa Linus Neumann nga “Chaos Computer Club” në Berlin thekson se “mjafton një përpjekje e vogël. Një sistem me 1000 bot- (robotët automatikë) që e mbushin me lajme rrjete si Twitter kushton vetëm 30 euro. Kjo organizatë lufton prej vitesh me dobësitë e sistemeve kompjuterike.

auto_sandro_gaycken1484324600

Metodat e hakerave

Fjalëkalimet janë çelësi për të hyrë në zemër të kompjuterit. Këtë kërkon ta shfuqizojë “Spear Phishing”. Të gjithë hakerat bazohen tek pika e dobët – njeriu- për të bërë mashtrimin. Gjithçka fillon me një email me të dhëna korrekte të punëdhënësit për marrësin e informacionit. Këtu kërkohet për shembull të riaktualizohet fjalëkalimi, ndryshe nuk ke akses në internet. Me këtë të ofrohet edhe një link për të bërë aktualizimin. Grafika që shfaqet pas klikimit të saj është e njëjtë me faqen e punëdhënësit. Kërkohet që të rijapësh edhe njëherë fjalëkalimin, por faqja është e manipuluar.

Viktimë e kësaj metode bien shumë vetë, madje hakerat arritën kështu të shtinin në dorë emailet e John Podesta, ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë- Po kështu u morën emailet e demokratëve që kaluan në publik për të shfaqur konfliktet e interesit të Hillary Clintonit. Sipas Gaycken këto sulme janë të suksesshme edhe për shkak të sistemeve të vjetëruara. Në rastin e Windows XP, vetë Microsofti ka bërë të ditur në vitin 2013 të mos përdoret më programi.

Rrezik nga Rusia?

Me informacione të vjedhura, por edhe të fallsifikuara synohet të shpërndahen dyshime për politikanë apo parti të caktuara, informacione që përmbytin mediat sociale. Por ekspertët Sandro Gaycken dhe Linus Neumann thonë, se nuk mund të përcaktohet me siguri, nëse pas sulmeve në SHBA kanë qenë hakera rusë apo vetë Kremlini. “Në raportin e shkurtuar të shërbimeve sekrete amerikane nuk ka prova.” Në internet ka kaq shumë shërbime anonimizimi, saqë mund t’i fshehësh gjurmët shumë mirë.

auto_linus_neumann1484324599

Frikë në Berlin?

Në Berlin diskutohet që tani tema e sulmeve të hakerave në zgjedhjet parlamentare në kontekstin e masave të sigurisë. Volker Kauder, kryetar i fraksionit të CDU/CSU-së në Bundestag, tha në bisedë me Deutsche Wellen, se megjithatë “ai nuk është i frikësuar”. Ai thekson se në Gjermani nuk përdoren makineri votimi me lidhje interneti si në SHBA.

Por ministri i Drejtësisë, Heiko Maas megjithatë thekson se janë shtuar të dhënat për një influencim të zgjedhjeve parlamentare, kjo, që kur Gjermania ka marrë një pozicion të palëkundur në konfliktin e Ukrainës. Rusia i ka forcuar masat propagandistike. Moska dyshohet po ashtu, se qëndron pas sulmit të kryer në rrjetin kompjuterik të Bundestagut në pranverën e vitit 2015, ku u vodhën të dhëna të caktuara.

Firma gjermane nga Baden-Vyrtembegu duket se kanë zhvilluar software të një sigurie të lartë për të mbrojtur institucionet e qeverisë, por Sandro Gaycken ka dyshime nëse ata janë aq të suksesshëm. Sipas tij firmat gjermane kanë pak shanse përballë “superautoriteteve -hakera” si SHBA dhe Rusi. Në Gjermani mungon ekspertiza dhe financimi i duhur. Për Linus Neumann rreziku më i madh nuk janë sulmet e hakerave, por mbulimi i faqeve legale të internetit me dezinformim. Kundër kësaj kanë efekt vetëm ndershmëria e politikanëve dhe një veprim i hapur me informacionin. Ekspertët kërkojnë forcimin e kompetencës mediatike në popull.

Anila Wilms

Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për t'u bërë intelektuale në hapësirën gjermanike, e ndjeja që kjo do të më kushtonte sakrificë e transformim. E megjithatë llojin dhe përmasat e transformimit nuk mund t'i merrja dot me mend.

Anila WILMS Opinione

Në radhë të parë, të ftohtin. Në Mesdhe ishte ende mot fundvere, në Berlin kishte zënë ngrica. Ishte një ajër i ftohtë e i thatë që të priste brinjët. Ishte Era e Lindjes, siç ma sqaruan që ditën e parë, ajo era e pamëshirshme e stepës dimërore, që mbyt aromat, vyshk ngjyrat dhe asgjëson modën me anë të xhupave, pulovrave, shalleve e çizmeve. Asaj i dilej vetëm me soba me qymyr, më të mëdhatë që kisha parë në jetën time.

Por në Berlin gjeta diçka kaq të çmueshme, saqë qeshë lumturisht e gatshme ta duroj të ftohtin me gjithë mundimet e tij: Për herë të parë në jetën time mund të lëvizja lirisht në një qytet pas rënies së errësirës. Askush s’e kthente kokën kur i kaloja pranë, asnjeri nuk më qepej nga pas. S’kishte fjalë të ndyra, vështrime të paturpshme, kërcënime ose lloj-lloj ngacmimesh prej meshkujve në rrugë. Nuk trembesha as në mes të natës në metro ose me biçikletë nëpër parkun Tiergarten. Burrat me pushtet – policë, nëpunësa, profesorë – nuk më binin në qafë. Askush nuk merrej me thashetheme dhe nuk përhapte shpifje mbi „nderin” dhe „moralin” tim. Çudi e madhe. Krejt e kundërta e përvojës sime në Shqipërinë komuniste e pas komuniste të viteve ’80-’90, ku për vajzat si unë s’kishte prehje përveçse në katër muret e shtëpisë ose në rrethin e ngushtë të miqve.

Jeta nën koracë

Që në moshë të vogël vajzat ishin të detyruara të mësonin një numër marifetesh për të mbijetuar në këtë ambient kaq armiqësor: veshje që s’bie në sy, pamje të vrazhdë e të vrenjtur, dredhi dhe shmangie pafund, tinëzi e fshehtësi, sepse kudo ka kurthe, në çdo kthesë ka rreziqe! Kurrë mos u hap, kurrë mos u rrëfe, moho çdo akuzë me vendosmërinë më të madhe! Ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar deri diku shtypjes së mashkullimit, dominimit të tij të pamëshirshëm fizik e psiqik, ndryshe i quajtur edhe patriarkalizëm. Mes meshkujve dhe femrave gjëmonte një luftë e paprerë, rraskapitëse. Në këto kushte nuk shpalosej dot potenciali krijues i askujt. Ishte një botë deprimuese, ishte shëmti dhe mërzi e pafund.

M’u deshën vite për t’u mësuar me hapësirën dhe lirinë e Gjermanisë, për t’i lënë mënjanë pak nga pak truket dhe masat e sigurisë, për të qenë në gjendje të krijoj marrdhënie normale e të sinqerta me meshkujt. M’u desh mjaft kohë gjersa m’u bë e qartë, se për të ecur përpara në këtë vend, një vajzë nuk ka nevojë për baba të famshëm, as për bashkëshort me influencë, xhaxha posesiv-protektiv, vëlla muskuloz ose “bodyguards” të tjerë nga fisi. I duhen vetëm aftësitë e saj: gjykim i shëndoshë, inteligjencë emocionale dhe kurajo civile. Sepse gara e këtushme nuk bëhet me grushta dhe me ligësi, por me gjuhë e dituri. Ka dy dekada që ushtrohem në këto të fundit, dhe ende s’më ka dalë habia, se sa bukur funksionojnë.

Më e mira e botëve

Për ne gratë, kjo është më e mira botë nga të gjitha. Dhe në një shoqëri ku gratë ndjehen mirë dhe lëvizin lirisht, të gjithë të tjerët ndjehen mirë. Arsyeja përse Perëndimi tërheq si magnet rininë e vendeve patriarkale është në thelb gjithmonë po e njëjta: liria e grave dhe respektimi i parimit femëror.

Vitaliteti i grave e zbukuron botën, e shndërron në një vend të larmishëm, të çelët, marramendës,  – fantazia, zelli, përpikëria, takti, mprehtësia, hijeshia, besnikëria, gazmendi e ngrohtësia e motrave, nënave, shoqeve. Afërditat, Athinat, Amazonat, Mariat e Magdalenat: këtu të gjitha kanë mundësinë të jetojnë në përputhje me karakteret e tyre, të zhvillojnë talentet, t’i vënë vetes qëllime të larta, të punojnë për t’i arritur ato, ta mbushin jetën me kuptim.

Kohët e fundit në Gjermani janë shtuar lajmet mbi sulmet dhe dhunimet ndaj grave. Këto lajme janë të gjëmshme për mua. Unë e di nga përvoja se çfarë rreziku na kërcënon në rast se gratë detyrohen të ruhen, të mbrohen e të tërhiqen. Ajo lloj jete nuk ka më vlerë. Jo vetëm për gratë, por për gjithë pjestarët e shoqërisë.

Si mbrohet liria e grave në këto kushte? Kjo do jetë një nga çështjet qendrore të viteve të ardhshëm, një çështje politike, mbarëshoqërore. Një shoqëri që nuk është në gjendje të mbrojë kulturën e saj me anë të ligjit dhe autoritetit shtetëror, rrezikon të humbasë identitetin, të rrëzohet e të zhduket.

Tri breza më parë gratë i fituan të drejtat e tyre në barrikada. Sot unë jam prapë gati të ngremë barrikadat, nëse rrezikohet liria e grave, një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit perëndimor.

*Autore e romanit “Pritje të bukura”

Ushtria amerikane zbarkon në Gjermani, forcohet mbrojtja përballë Rusisë

Kontingjenti i parë prej 4 mijë trupave të marinës amerikane, përfshi dhe tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake, kanë mbërri sot me anije në portin gjerman të Bremerhavenit.

Periskopi.com Lajme

Zbarkimi i trupave amerikane në Gjermani realizohet në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e saj lindor në kufirin me Rusinë.

Vitin që shkoi janë ngritur tensionet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor dhe Rusisë në anën tjetër, e cila në vitin 2014 ka pushtuar një pjesë të Ukrainës, ndërsa ka shfaqur shenja agresioni edhe ndaj shteteve tjera ish sovjetike. Kurse pika më e ndjeshme e mospajtimit vazhdon të jetë Siria./Infokusi

Nëse planifikoni të punoni në Gjermani mund të dëshpëroheni

Shqiptarët në Gjermani nuk kanë gati kurrfarë shansi për azil. Por vala e ardhjeve nga Kosova dhe Shqipëria ka vazhduar. Ata shpesh nuk e dinë se çfarë i pret.

Periskopi.com Lajme

Me qëllim zvogëlimin e numrit të të ardhurve ilegalë, Gjermania dhe Shqipëria kanë nisur disa projekte të përbashkëta. Ndër to është edhe ai i Qendrës për ndërmjetësim në punësime ndërkombëtare i Agjencisë për Punë.

„Kur flasim për Shqipërinë, prej disa vitesh kemi një bashkëpunim të mirë në fushën e ashtuquajtur ‘kalimi i njohurive’, respektivisht përparimin e administratës së shtetit. Ne kemi shkolluar këtu në Gjermani për shembull, disa nga personat që punojnë në administratën e Shqipërisë”, thotë Kea Decker, shefe për bashkëpunim ndërkombëtar në Agjenci.

Gjermania në fund të tetorit të vitit të kaluar e ka ashpërsuar regjimin e marrjes së azilit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasve të këtyre vendeve u është lehtësuar ardhja legale dhe futja në tregun e punës në

Gjermani. Ai që në Shqipëri mund të dëshmojë se ka gjetur një punë në Gjermani, më lehtë mund të marrë një vizë pune.

Ardhja e shumë shqiptarëve në Gjermani ka filluar në fillim të viteve 90-të. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës është shtuar dukshëm numri i shqiptarëve të strehuar në Gjermani – në radhë të parë të atyre me origjinë nga Kosova. Në fund të viteve 90-të numri i shqiptarëve nga Kosova në Gjermani kishte arritur shifrën prej rreth 400.000. Deri në vitin 2008, gati 100.000 janë kthyer vullnetarisht. Por më pas sërish është shtuar numri i shqiptarëve në këtë vend.

Vala e re e shqiptarëve në Gjermani

Nga fundi i vitit 2014 dhe në veçanti në fillim të vitit 2015, Gjermania është vërshtuar nga një valë e re e shqiptarëve, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria. Vetëm nga Shqipëria në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil rreth 55.000 persona. Në fund të tetorit 2015, Gjermania i ka shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, që do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë gati kurfarë shansi të marrin azil politik në këtë vend. Kjo ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen vullnetarisht në vendlindje, por ka pasur edhe shumë raste të kthimit me detyrim.

Puna legale në Gjermani

Marisa Kacori nga Enti për punësim në Tiranë thotë se ata “në Tiranë u ofrojnë personave të kthyer nga Gjermania këshilla për punësim në Shqipëri dhe për një rifillim”. „Në kuadër të projekteve të përbashkëta me institucionet gjermane atyre u jepen njëkohësisht informacione për punësim legal në Gjermani”.

Shumë shqiptarë, në radhë të parë ata të fushës së medicinës, kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar punë. Të ardhurat mujore këtu janë shumë më të larta se në Tiranë, ku një mjek në klinikë paguhet për shembull rreth 230 euro. Ndërsa në klinikat në Gjermani mungojnë rreth 10.000 punonjës. Në Shqipëri çdo vit kryen shkollën e mesme të mjeksisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjeksisë.

Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë. Dëfrim Rifaj, drejtor i departamentit për punë në Kosovë, thotë se ata “u ofrojnë qytetarëve mundësinë e ardhjes legale në Gjermani. Nuk duam që shtetasit tanë të vijnë në Gjermani si azilkërkues“, pohon Rifaj.

“Nga rajoni ynë vjen në Gjermani forca e shkolluar punëtore. Por shumë prej tyre nuk punësohen në profesionet që kanë mbaruar. Pavarësisht se çfarë shkolle kanë kryer në Shqipëri, ata shpesh në Gjermani punojnë vetëm në asistencë. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Duam që forca e kualifikuar nga Shqipëria të punojë punët për të cilat ka kryer shkollë”, thotë Kea Decker.

Kushte të shumta për bashkim familjar

“Të gjithë ata që planifikojnë të punojnë në Gjermani, duhet të informohen mirë me kohë, sepse në fund mund të dëshpërohen shumë. Në veçanti sa i përket bashkimit të familjes”, thotë Ditmar Bandke, i cili në Düren të Gjermanisë ofron infromacione për punësim në Gjermani.

Një prej problemeve më të shpeshta është bashkimi i familjeve. “Kjo temë është shumë e komplikuar dhe kërkon njohuri të mirë. Të gjitha duhet të bëhen në bashkëpunim me Zyrën për të huajt, ambasadën gjermane dhe personat e kualifikuar për këtë punë”, thotë ai.

Bandke shpjegon se për një familje më të madhe duhet të mjaftojnë të ardhurat financiare dhe hapsira e banimit. Personat duhet të kenë para të mjaftueshme për qira, ujë, rrymë, siguracione, veshmbathje… Personat duhet të japin dëshmi konkrete për të ardhurat e tyre. Në veçanti problematike është për ata që kanë të ardhura më të vogla.

 

http://www.dw.com/sq/shqiptar%C3%ABt-dhe-pun%C3%ABsimi-n%C3%AB-gjermani/a-36918824

 

berlin-police

Policia gjermane për kosovarët e liruar: Nuk ka fakte që i ndërlidhin me sulmin e mundshëm

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Periskopi.com Lajme

“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesditë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intenzive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Sidoqoftë, hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Kapen tre shqiptarë me dokumente false, paraqiteshin si italianë

Tashmë të rinjtë shqiptarë i presin akuza të falsifikimit, hyrje të paautorizuar në Gjermani dhe qëndrim të paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje mjaft interesante ka ndodhur në aeroportin e Munihut në Gjermani. Tre udhëtarë, tre fluturime në Londër me tri ID të falsifikuar, shkruan ‘idowa.de’, përcjell albinfo.ch.

Një i ri është ndalur nga agjentët federalë në Terminalin 1, derisa dy femra të reja në atë Terminalin 2. Të tre shqiptarët ishin munduar të shkonin në Londër me karta identiteti italianë. 23-vjeçarit i ishte premtuar jetë më të mirë në Angli.

Të rinjtë shqiptarë ishin paraqitur si italianë, megjithatë, ata nuk ishin italianë të vërtetë. Zyrtarët pasi e kuptuan se ka dokumente të falsifikuara, e ka shoqëruar atë për në stacionin e policisë. Gjatë kontrollit është gjetur pasaporta e tij e vërtetë shqiptare, kurse e kishte fshehur në brekët e tij.

Ai më pas e pranoi se e kishte blerë kartën e identitetin për vetëm 150 euro në Napoli. Ai dëshironte të shkonte në Britani për jetë më të mirë.

Situatë pak a shumë e ngjashme ishte edhe me dy shqiptaret. Edhe ato dëshironin të shkonin në Londër, derisa dokumentet e tyre nuk ishin valide. Ato kishin dokumente italiane, për më tepër doli se dokumentet ishin vjedhur.

Tashmë të rinjtë shqiptarë i presin akuza të falsifikimit, hyrje të paautorizuar dhe qëndrim të paligjshëm.

Kapen tre shqiptarë me dokumente false: paraqiteshin si italianë

Rihapet tregu i Krishtlindjeve pas sulmit në Berlin

Tre ditë pas sulmit në Berlin, sot është rihapur tregu i Krishtlindjeve. Mirëpo, ajo që vihet re janë masat e shtuara të sigurisë. Policia ka vendosur edhe barriera prej betoni për të shmangur një tjetër sulm.

Periskopi.com Lajme

Masa të ngjashme sigurie janë ndërmarrë edhe në tregje të tjera në të gjithë vendin me qëllim  parandalimin e  sulmeve të tjera terroriste. Ndërsa raportohet se policia gjermane është në kërkim të autorit të dyshuar Anis Amri, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Anis Amri është një azilkërkues nga Tunizia.

Autoritetet gjermane kanë bastisur dy apartamente në lagjen Kreuzberg të Berlinit të enjten në mëngjes, por nuk kanë gjetur gjurmë të tij.

Hetuesit besojnë se Amri mund të ketë qenë në një nga dy apartamentet dhe për këtë arsye kanë vendosur edhe një oficer sigurie për të mbikëqyrur njërin prej apartamenteve në të cilin besohet se ka jetuar i dyshuari./ Shqip

Anis

Gjermania ofron 100,000 euro për informacione për sulmuesin në Berlin

Gjermania ka ofruar një shpërblim prej 100,000 euro për të gjithë ata që kanë informacione të cilat ndihmojnë në arrestimin e 24 vjeçarit Anis Amri, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin me kamion në Berlin.

Periskopi.com Lajme

Është bërë e ditur që ky person mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Nga zyra e Prokurorit Federal, është thënë që janë në kërkim të Amri me ndihmën e forcave policore në tërë Gjermaninë.

angela-merkel

Angela Merkel drejt dorëheqjes

Angela Merkel mund të detyrohet të japë dorëheqjen nga posti i saj, si pasojë e masakrës së Berlinit.

Periskopi.com Lajme

Kritikët thonë se ajo ka “mbaruar”.

Gjithashtu parashikohet ngritja e esktremistëve të AfD.

Britanikja “The Sun” shkruan se kancelarja Merkel është në presion të madh i cili po rritet dita-ditës.

Edhe anëtarë të partisë së saj kanë drejtuar gishtin nga ajo pas sulmit të Berlinit.

Madje sulme kundrejt Merkel kanë ardhur edhe nga Holanda, duke e akuzuar si përgjegjëse për sulmet terroristë, si pasojë e politikave të saj të “dyerve të hapura” ndaj emigrantëve.

Ndërkohë që policia po kërkon autorin e masakrës në Berlin, tunizianin Anis Amri, mijëra vetë kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Merkelit.

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i CDU, partisë së Merkel, tha se “është koha të testojmë gjithë politikën kundrejt emigrantëve”.

“Qytetarët janë me sytë drejt nesh, është koha që të rregullojmë dhe përmirësojmë politikat tona”, tha Andreas Scheuer.

Dy janë zgjedhjet për Merkel në këto momente, të heqë dorë nga politika që ka mbrojtur aq shumë, ose të braktisë postin e kancelares./tema

Anis A

Raportohet se një serb kishte lidhje me sulmuesin e Berlinit

Tuniziani i cili dyshohet se ka drejtuar kamionin në Berlin, ka qenë anëtar i grupit xhihadist në të cilën rol të rëndësishëm ka pas edhe një shtetas serb.

Periskopi.com Lajme

Mediat botërore kanë raportuar, se Anis A. gjoja ka jetuar në Gjermani me emrin Edu Vale, u arrestua muajin e kaluar me akuzën për terrorizëm. Në të njëjtën kohë, është arrestuar një serb Boban S, i cili është akuzuar për rekrutim dhe armatosje të luftëtarëve të Shtetit Islamik, shkruan lajmi.net.

Në fillim të nëntorit, Deutsche Welle shkruan se policia gjermane ka një kohë të gjatë që ndjek serbin, i cili posedon edhe pasaportë gjermane.

Ekipet policore e arrestuan më 8 nëntor e cila ishte një goditje masive mbi lehtësuesit kryesore të Shtetit Islam në Gjermani.

Më herët është raportuar se Anis A. kishte tetë identitetin, dhe se në një rast të arrestuar ai ishte arrestuar për dokumente të rrejshme italiane, por ishte liruar më pas.

auto_sulmi-france1482052185

Thaçi dënon sulmet në Berlin, Cyrih e Ankara

Sulmet në kryeqendrat evropiane janë sulme kundër civilizimit dhe vlerave që me shumë sakrificë janë ndërtuar. Është detyrë e të gjithë neve që t’i mbrojmë këto vlera, duke lënë një trashëgimi për brezat e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë presidenti Hashim Thaçi, duke theksuar se populli i Kosovës ndan dhimbjen me familjet, popujt dhe shtetet e Gjermanisë dhe Zvicrës për të vrarët dhe të plagosurit në sulmet në Berlin dhe në Cyrih.

“Njësoj i dënueshëm është edhe akti i vrasjes së diplomatit rus në Ankara. Diplomatët janë ura mes shteteve dhe kombeve, përmes punës së tyre për përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit mes popujve. Ata janë çelës i zgjidhjes së problemit e jo vetë problemi”, u shpreh Thaçi.

“Nuk mund të zmbrapsemi para dhunës, por duhet të qëndrojmë të fortë, të përgatitur dhe vigjilentë në angazhimin tonë për paqe dhe stabilitet”, potencoi ai në fund.

Policia gjermane pranon se arrestoi personin e gabuar për sulmin e djeshëm

Policia gjermane mendon se personi nga Pakistani që u arrestua si i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin që vrau 12 persona të hënën nuk është kryesi i veprës”, raporton gazeta “Die Welt” duke cituar burime të larta të sigurisë.

Periskopi.com Lajme

“Kemi kapur personin e gabuar”, ka thënë një shef i lartë policie.

“Dhe si rrjedhojë kemi një situatë të re. Kryesi i vërtetë i sulmit është ende i armatosur, në arrati dhe mund të shkaktojë dëme të reja”, ka cituar gazeta burimin të ketë thënë, transmeton Koha.net.

Isa Mustafa dhe Angela Merkel

Mustafa dënon sulmin terrorist në Berlin, ngushëllon Kancelaren Merkel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Kancelaren Angela Merkel dhe popullin gjerman, pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe shumë të tjerë u plagosën.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Mustafa është shprehur i shokuar nga ky akt terrorist, duke theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ia ka përcjellë ngushëllimet edhe ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një takimi të zhvilluar sot.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Cyrih të Zvicrës.

merkel

Merkel e tronditur nga sulmi në Berlin: Ishte akt terrorist

Kancelarja Angela Merkel ka shprehur këtë të martë tronditje të thellë për tragjedinë në tregun Krishtlindjeve në Berlin dhe Merkel ka thënë se "duhet të supozojmë se ishte një sulm terrorist"

Periskopi.com Lajme

“Ne kemi nevojë të shkëputemi nga  këto sulme terroriste. Unë jam me viktimat dhe të plagosurit, me të afërmit dhe miqtë. I gjithë  vendi është  bashkuar në zi të thellë me ta “, ka thënë ajo .

Merkel ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë dhe se ngjarja do të  zbardhet.

“Ne nuk duam të na paralizojë frika nga asgjë- u shpreh kancelaria –Më vjen keq që i dyshuari është refugjat”.

Personi që drejtoi kamionin drejt një tregu Krishtlindjesh të mbushur plot  me njerëz në Berlin duke vrarë 12 persona, është identifikuar nga mediat lokale si një refugjat 23-vjeçar nga Pakstani.

“Naved B”, i cili kishte jetuar në Flughfen Tempelhof, një aeroport i vjetër që ishte konvertuar në një qendër refugjatësh, u arrestua mbrëmë pas sulmit.

Sipas radio stacionit gjerman “RBB-Inforadio”, 23-vjeçari mbërriti në Gjermani një vit më parë, dhe regjistrimi i tij zyrtar rezulton saktësisht në datën 31 dhjetor 2015 në Passau, Bavaria.

Mediat gjermane kanë raportuar se i dyshuari ishte i njohur për krime të vogla, por nuk ishte menduar se mund të ishte një terrorist potencial.

Ai mendohet të ketë mbërritur në Gjermani nëpërmjet së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e refugjatëve, thonë burimet për mediat vendase.

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të ditës së hënë në Siebet-Attena-Straße në Esens (Qarku: Wittmund) të Gjermanisë.

Periskopi.com Uncategorized

Shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova është përfshirë në zjarr.  Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur 13 anëtarë, prej tyre tetë fëmijë të cilët ishin në atë kohë ishin duke banuar në atë shtëpi. Një grua 51 vjeçare, banuese në këtë shtëpi kishte parë zjarrin, njofton policia gjermane në Aurich.

Disa banorë ishin bllokuar nga zjarri, por ata u shpëtuan pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve përmes çatisë. Të lënduarit nga zjarri dhe tymi u dërguan për në Spital, raporton t-online.de, përcjell “albinfo.ch”.

Shtëpia është e dëmtuar rëndë dhe aktualisht është e pabanueshme. Shkaku i zjarrit tash për tash nuk është bërë i ditur.

Familja nga Kosova është banuese në këtë qytet për më shumë se 20 vite.

 

 

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person

Periskopi.com Lajme

Policia e Berlinit ka zbuluar një grup trafikuesish të qenieve njerëzore dhe me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshimtë. Të hënën janë bastisur dy banesa në Spandau dhe në Reinickendorf, bën të ditur Policia Federale, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Në aksion ka marrë pjesë edhe një komando speciale e policisë.

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani., transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person.

Gjatë bastisjeve të bëra, policia ka gjetur dokumente të falsifikuara nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra si dhe një armë zjarri dhe municion.

Dy të dyshuarit fillimisht janë lëshuar të lirë ndërkohë që hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Në Gjermani jetojnë mbi 4.4 milionë myslimanë

Në deklaratë vihet në dukje se popullsia myslimane në vend që prej vitit 2011 ka pasur një rritje prej 1.2 milionë njerëzish

Periskopi.com Lajme

Sipas statistikave të dhjetorit të vitit të kaluar në Gjermani jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë myslimanë, raporton AA.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë thuhet se statistikat e dhjetorit të vitit 2015 tregojnë që në këtë vend jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë qytetarë të besimit mysliman. Sipas ministrisë kjo shifër përkon me 5.4 për qind deri më 5.7 për qind të popullsisë.

Në deklaratë vihet në dukje se popullsia myslimane në vend që prej vitit 2011 ka pasur një rritje prej 1.2 milionë njerëzish.

Ndërkohë sipas statistikave të vitit 2008, 68 për qind e myslimanëve në vend janë nga Turqia, ndërsa në vitin 2015 kjo përqindje ka rënë në 51.

Gripi i shpendëve në Gjermani po përhapet me shpejtësi

Me shfaqjen e gripit të shpendëve së fundmi në Saksonia Anhalt të Gjermanisë numri i rajoneve të prekura nga kjo epidemi rritet në 12.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mjedisit theksohet se tek një mjellmë e cila është gjetur e ngordhur në rajonin Jerichower Land dhe në një pulari të vogël në rajonin Harz është përcaktuar virusi H5N8, raporton Anadolu Agency (AA).

Virusi mund shkaktojë ngordhjen e mbi 100.000 mijë shpendëve në bizneset e pularive që ndodhen përreth qytetit Barssel në Saksonia Anhalt.

Zëdhënësja e bashkisë Cloppenburg, Sabine Uchtmann në një deklaratë në lidhje me çështjen ka vënë në dukje se në një biznes pularie kanë ngordhur 16 mijë gjela deti. Uchtmann ka shtuar më tej se në bizneset e pularive përreth mund të ngordhin edhe 92 mijë shpendë.

Brenda këtij muaji në Gjermani kanë ngordhur dhjetëra mijëra shpendë në rajonet të ndryshme.

Ndodh edhe kjo, në Gjermani ndërtohet mur kundër refugjatëve

Në qytetin Mynih të Gjermanisë me qëllim që popullsia lokale mos të shqetësohet nga zhurma e refugjatëve është ndërtuar një mur i ngjashëm me Murin e Berlinit, raporton.

Periskopi.com Lajme

Në lajmet e mediave vendase, pretendohet se qëllimi i murit të gjatë 100 metra dhe i lartë 4 metra, i ndërtuar 25 metra larg konviktit të refugjatëve që gjendet në lagjen Neuperlach Süd të qytetit Mynih ku jetojnë 55 mijë persona është që banorët në rrethinë të mos shqetësohen nga zhurmat, raporton AA

Në kampin me kapacitet prej 160 persona në përgjithësi do të jetojnë refugjatë të rinj dhe për shkak kësaj banorët kanë dërguar kërkesë përmes të cilës kanë kërkuar të ndërtohet një mur në mes të kampit dhe zonës së banimit.

Ndërtimi i një murit të tillë në Gjermani 27 vjet pas rënies së Murit të Berlinit ka shkaktuar reagime. Zyrtari lokal Neuperlach Süd, Guido Bucholtsz ka deklaruar se “Kur e pashë për herë të parë murin jam trishtuar. Me të vërtet kjo është shumë qesharake.” Bucholtsz njoftoi se muri i ndërtuar me vendimin e qeverisë shtetërore nuk pranohet pozitivisht nga qeveria lokale.

Bëhet e ditur se muri afër mbarimit të ndërtimit, përves në Gjermani ka shkaktuar kritika edhe në vende të ndryshme.

Theksohet se muri në Mynih është 40 centimetra më i lartë në krahasim me Murin e Berlinit i ndërtuar në 1961 dhe i rrënuar në vitin 1989.

 

Pranga për shtatë azilantë shqiptarë në Gjermani, grabitën 47 shtëpi

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Bon të Gjermanisë si pjesë e një bande grabitësish.

Periskopi.com Lajme

Ata jetonin në një kamp azilkërkuesish, por ata merreshin me punë të tjera teksa prisnin statusin e azilantit. Shqiptarët e moshave 21 deri në 45 vjeç janë përgjegjës për vjedhjen e 47 banesave në zonën e Mufendorfit në Gjermani, shkruan Lapsi.al.

Atyre iu është mohuar në mënyrë kategorike statusi i azilantit dhe pritet që të dëbohen për në Shqipëri.