moti

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme

Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës.

Periskopi.com Lajme

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës u bënë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre.

“Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Një vit nga sulmet në Francë, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar në Paris të Francës, ka gjasa që të shtyhet, ka thënë kryeministri Manuel Valls për BBC-në.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se janë të nevojshme masat për të mbrojtur demokracinë.

Franca po shënon një vit që kur militantët nga i ashtuquajturit Shteti Islamik, vranë 130 njerëz me armë dhe bomba  në sulmet rreth kryeqytetit.

Presidenti Francois Hollande zbuloi pllaka përkujtimore për viktimat, shumica e të cilëve vdiqën në sallën e koncerteve Bataclan.

Tre persona të armatosur patën hyrë  brenda dhe qëlluan mbi turmën, duke vrarë 90 njerëz. Në natën e shtunë, salla u rihap për herë të parë me një shfaqje nga artisti rok britanik Sting.