Lopet

Gjedhet me sëmundje gungore po ngordhin edhe pas vaksinimit

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit për vaksinimin e gjedheve, për t’i mbrojtur nga prekja e sëmundjes së gungave.

Periskopi.com Lajme

Deri më tani, gati në të gjitha komunat ka përfunduar procesi i vaksinimit. Veterinerët pranojnë se ka pasur edhe raste kur bujqit kanë refuzuar t’i vaksinojnë gjedhet kundër kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, vaksinimi i gjedheve të prekura nga kjo sëmundje afrikane, jo gjithmonë ka mundur të kryejë funksionin e vet.

Edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës pranojnë se ka raste kur kanë ngordhur gjedhet edhe pasi janë vaksinuar, raporton KTV

Procesi i vaksinimit nuk ka qenë detyrimor, por vullnetar dhe se, siç ka pasur raste të kundërshtimit nga fermerët shqiptarë, ka pasur edhe nga fermerët serbë në veri të vendit, të cilëve u është shpërndarë kjo vaksinë.

Deri më tani, numri i gjedheve të ngordhura ka tejkaluar 200-in.