Konfiskohen tri pushkë pa leje në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar tri pushkë gjuetie në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, që po mbaheshin pa leje.

“Gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë gjuetie me 34 copë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Indeksonline/

Gjakovë: Digjet autobusi, vlera e dëmit 15.000 euro

Një autobus është përfshirë nga flakët në fshatin Osek Hile të Gjakovës.

Periskopi.com Lajme

Policia ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërsa sipas viktimës deri te zjarri ka ardhur nga një defekt në elektrik.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar  sipas viktimës është rreth 15.000 euro.

Qytetari ia tregon vendin ambasadorit amerikan, ia kujton vuajtjen e nënave gjakovare (Foto)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shkruar sot në rrjetin e tij Twitter, duke shprehur zhgënjimin e tij për protestat e dhunshme në Gjakovë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se dhuna nuk duhet të jetë e pranishme në protesta.

“I zhgënjyer nga ngjarjet e sotme në Gjakovë, dhuna nuk ka vend në protesta apo në manifestimet paqësore”- ka shkruar Delawie.

Por, ka qenë një qytetar që ia ka postuar një fotografi dhe disa fjalë, duke ia kujtuar atij se çfarë ka ndodhur në Gjakovë dhe se si ende nuk janë shëruar plagët e nënave gjakovare.

Fotografia e postuar është e nënë Ferdonija të cilën e njeh e gjithë Kosova, nën kjo që ia kanë vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë dhe jeton e vetme, e që për disa nga anëtarët e saj ende nuk dihet, sepse janë të zhdukur.

Më shumë ka marr pëlqime qytetari që i ka komentuar ambasadorit, se vet ambasadori në postimin e tij./ Periskopi

unnamed

 

Policia arreston nënat gjakovare (Video)

 

Gjakovarët në këmbë kundër pelegrinëve serbë (Foto)

 

 

 

 

Greg Delawie

Delawie i zhgënjyer nga protesta e dhunshme në Gjakovë

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është zgjënjyer nga ngjarjet e sotme në Gjakovë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se dhuna nuk duhet të jetë e pranishme në protesta.

“I zgjënjyer nga ngjarjet e sotme në Gjakovë, dhuna nuk ka vend në protesta apo në manifestimet paqësore”- ka shkruar Delawie në Twitter.

auto_delawie1483721352

Nënkryetari i Gjakovës then heshtjen zgjedhore të Drenasit

Ramadan Hoti, nënkryetar në komunën e Gjakovës që është edhe kryetar i degës së PDK-së në Has, ka thyer heshtjen zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Ai në një postim në rrjetin social facebook, në faqen e tij publike, ka shkruar për Ramiz Lladrovcin duke thurrur lëvdata për të, pavarësisht që nuk ka të drejt vote, raporton Periskopi

Shkrimi i tij:

Të dashur vëllezër e motra të Drenicës, e ndjeva obligim moral të ju drejtohem nga Hasi, juve qytetarë të Drenasit që ta përkrahni kandidatin e juaj për kryetar të komunës z. Ramiz Lladrovci, këtë bir të Popullit i cili e dëshmoj se në çdo situatë pa marrë parasysh çmimin dhe sakrificën është me ne dhe për ne sepse kështu u edukua dhe u rrit në një familje kreshnike gjithmonë në shërbim të Popullit.

Sa më shumë që e përkrahim Ramizin, dëshmojmë se e duam të ardhmen dhe zhvillimin e vendit tonë!.

Ramadan Hoti / Periskopi

hbjj

E tmerrshme gjendja e rrugës që dërgon te varrezat e martirëve në Gjakovë (Foto)

Gjendje e tmerrshme e rrugës që të dërgon në varrezat e martirëve në Çabrat në Gjakovë.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo rrugë është premtuar që moti të rregullohet nga të gjithë kryetarët e Komunës së Gjakovës, e sidomos nga kryetarja aktuale Mimoza Kusari-Lila.

Kjo rrugë është e gjatë 700 metra, pra as një kilometër.

E në ditën e pavarësisë, 28 nëntor, kur të gjithë kanë shkuar për të bërë homazhe./ Periskopi

15233714_1364097166943313_820589648_o 15216244_1364097146943315_1235776982_o 15233644_1364097170276646_105568650_o 15292777_1364096823610014_1438816679_o 15224672_1364096940276669_1039739483_o

Rreth 50 lokale mbyllen gjatë marshit “Drejtësi për Astritin” në Gjakovë (Foto)

Shumica e kafiterive në Çarshinë e vogel dhe Çarshinë e vjeter, si dhe lokale të ndryshme afariste në Gjakovë, do të mbyllen në shenjë solidarizimi me protestën e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet Drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq javë më parë në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

“Në këtë listë janë shënuar të gjitha lokalet dhe kafiteritë që vullnetarisht i janë bashkuar  marshit që do të organizohet nga Shoqëria Civile në Gjakovë. Ata në formë simbolike do t’i mbyllin lokalet e tyre përgjatë kohës që mbahet marshi, nga ora 13:30 deri në 14:30”, thuhet në një listë të siguruar nga Periskopi.

lista 15182416_10154765439791306_324086307_o 15182436_10154765440141306_1488020437_o 15183862_10154765439956306_2012643573_o 15204050_10154765440261306_33720754_o 15205630_10154765439876306_1914404825_o 15205742_10154765439906306_779430813_o 15205745_10154765439946306_765602151_o 15215829_10154765440071306_2072339065_o 15215864_10154765440106306_1428407767_o 15215983_10154765440226306_827089051_o 15224668_10154765440266306_2106583589_o 15225143_10154765439796306_578715325_o 15225165_10154765439936306_1964620049_o 15225174_10154765440341306_818180570_o

/Periskopi/

Kusari–Lila: Deri në fund të vitit do t’i funksionalizojmë këshillat iniciues nëpër qytete

Iniciativa e re politike e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të VV-së, Ilir Deda, ndonëse ishte paralajmëruar se do të dalë zyrtarisht në tetor, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Periskopi.com Lajme

Kursari-Lila në një prononcim për Telegrafin tha se ata në muajin tetor kanë dalë me grupin e parë të asamblistëve të Gjakovës, që u bën pjesë e kësaj iniciative politike.

Ajo tha se për momentin janë të fokusuar në formimin e këshillave iniciues nëpër komunat e Kosovës.

“Jemi duke u përpjekur që këshillat iniciues t’i funksionalizojmë deri në fundin e vitit, e pastaj me vazhdu me pjesët tjera”, ka shtuar ajo.

Kusari–Lila, ka theksuar se aktivitetet që po bëhen me këshillat iniciues nuk janë gjëra të cilat ata i bëjnë publike sepse është punë e cila po bëhet çdo ditë në terren.

Ajo ka folur edhe për prurjet në partinë e re, duke thënë se tash janë në fazën e organizimit, dhe kur është koha e nevojshme, të gjitha do t’i bëjnë publike.

Ndryshe, muaj më parë dy eksponentë të njohur të skenës politike kosovare, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda, pas largimit nga partitë e tyre të mëparshme, Aleanca për Kosovë të Re (AKR) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), paralajmëruan se shumë shpejt do të dalin më emrin e subjektit të ri politik.

Pavarësisht se tetori ishte muaji kur u tha se kjo parti do të dalë zyrtarisht në skenën politike, kjo ende nuk ka ndodhur. E vetmja gjë që ndodhi në tetor ishte lëvizja e disa asamblistëve të Komunës së Gjakovës në subjektin të cilin pritet ta themelojë e para e kësaj komune. /Telegrafi/

Rrezikohet e ardhmja e aeroportit të Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës vazhdon të mos e ketë të përcaktuar të ardhmen e tij. Me probleme të shumta financiare, i njëjti, edhe pse u mor nën menaxhim nga qeveria, nuk do të gëzojë mbështetje as në vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

I njëjti nuk do të mund të funksionalizohet si aeroport për shërbime të udhëtarëve, pasi kontrata e dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ia pamundëson një gjë të tillë.

KTV-ja merr vesh se në kohën kur është marrë vendimi për transferimin e këtij aeroporti, qeveria nuk ka qenë fare e përgatitur për ta marrë nën menaxhim, madje të njëjtit kishin kërkuar ndihmën e USAID-it për të përgatitur planin e kalimit.

Ekspertë të USAID-it iu kishin thënë zyrtarëve të qeverisë që nëse brenda një viti nuk futet në funksion, e ardhmja e aeroportit rrezikohet së tepërmi.

Gjakova në rrezik, nëse vazhdojnë reshjet shpallet gjendje emergjente

Si pasojë e motit të keq që ka mbizotëruar këto dy ditët e fundit, shoqëruar me shira te rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, gjendja emergjente në territorin e komunës së Gjakovës është rënduar dukshëm me tendencë të përkeqësimit të mëtejmë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari- Lila njofton se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas verifikimit të gjendjes faktike në teren dhe përkundër disa masave të ndërmarra për tejkalimin e gjendjes, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve Ereniku, Drinit te Bardhe, Krena dhe Llukaci në përroska dhe kanale tjera shkarkuese është në kuotat kritike.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që ne orët e ardhshme gjendja të eskalojë me përmasa të pa parashikueshme.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, aktualisht gjendja më kritike është në:

  1. rr. “Skender Shehu “ te ura prapa përbri ish – fabrikës “JATEX”, ku uji ka filluar te depërtoj në shtëpitë dhe oborret përreth
  2. Në Dardani ku kanë filluar te mbushen Bodrumet e shtëpive,
  3. Te ish – fabrika e lëngjeve ura nën rrugën magjistrale Gjakovë- Pejë,
  4. Ura poshtë stacionit te veterinarisë ne rrugën “Hysen Mehmeti”,
  5. Po ashtu për shkak të infrastrukturës së dobët pritet të vërshohen edhe shtëpitë-oborret dhe bodrumet te lokacioni “Pika e Zezë” prapa Restorant “Presidenti” e po ashtu edhe në zonat urbane të qytetit si pasojë e mos absorbimit të të gjitha ujërave nga sistemi i kanalizimeve dhe ujërave atmosferik, kuptohet, si pasojë e rreshjeve enorme për m³.
  6. Edhe në zonat rurale, sidomos në regjionin e Rekës së Keqe gjendja është jo stabile. Edhe pse uji në orët e mbrëmjes kishte filluar të tërhiqet, sipas informacioneve nga terreni, nga të rreshurat e mbrëmshme prapë ka filluar të rritet niveli i ujërave sidomos të përroskave të rrëmbyeshme “Labenica” dhe “Gusha” në Rekë të Keqe, ujë ky i cili vjen nga Bokat e maleve përgjatë brezit kufitar.

Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përveç marrjes së masave adekuate të parapara në këto situata, kërkon nga qytetarët e saj të jenë vigjilent dhe aty ku kanë mundësi me veprimet e tyre të kontribuojnë me ndërmarrjen e masave mbrojtëse personale dhe kolektive në kuadër të familjes së tyre dhe të komunitetit ku gravitojnë.

Nëse ky ritëm i reshjeve vazhdon edhe gjatë orëve në vijim, nuk përjashtohet mundësia e Shpalljes së gjendjes Emergjente në territorin e komunës së Gjakovës apo në ndonjë pjesë të saj./ Periskopi

Kusari-Lila sërish do jetë kandidate për të parën e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për synimet e saj në skenën politike me partinë e re, si njëra ndër themelueset e saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo, në TV Dukagjini ka thënë se partia e re nuk ka caktuar udhëheqësit e saj, më qellim që këta të përcaktohen pas zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht edhe pozita e saj politike lokale apo qendrore, por ajo po e mendon seriozisht rikandidimin për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila, si femra e vetme kryetare e një komune, ka shtuar se është mishëruar me punën si kryetare e komunës dhe planifikon vazhdimin e projekteve që zhvillojnë Gjakovën.

Kryetarja e Gjakovës ka potencuar në “Komiteti” se pozita që ajo aktualisht mban nuk do të ndikojë që në partinë e re të ketë frymë të ndarjeve rajonale, dhe se kjo alternativë ka për qëllim përgjithësimin e progresit në të gjithë Kosovën.

Shemsi Morina me tri poste akademike, studentët ankohen

Tash së fundi studentët e Universitetit të Gjakovës, më saktësisht ata të Fakultetit të Edukimit, kanë adresuar një shkresë formale tek ne si Parlament Studentor për disa parregullsi që ata i kanë vërejtur në Universitet.

Periskopi.com Lajme

Në shkresë thuhet se, profesori i tyre Shemsi Morina, nuk iu vjen me rregull në ligjërata. E studentët kanë arritur të identifikojnë problemin.

Profesori në fjalë, është i angazhuar në Universitetin e Prizrenit, përveç UPZ-së, ai është i angazhuar me orar të plotë si i rregullt prej orës 09:00 deri në 14:00 në pesë shkolla si pedagog në Malishevë.

“Jemi interesuar për rastin e të lartcekurit, kemi marrë fakte që diploma e tij si Dr.sc. në Gjakovë nuk vlen në Universitetin e Prizrenit që mban titullin MA.sc., d.m.th, në të njëjtën kohë ai pohon tek studentët në Gjakovë se është doktor shkence. Konkludojmë se profesori Morina, nuk është i Zoti t’i mbajë ligjëratat me rregull në UGJ e UPZ”, thonë studentët e Gjakovës.

Ky problem është shqetësues tek studentët, me arsyen se duke u inkuadruar në tri vende të punës, studentëve iu humb motivi për ta realizuar ëndrrën e tyre që ata një ditë do të punësohen, e duke e parë që profesori i tyre mbanë tri vende të punës, e kuadro të tjerë mbesin pa punë.

Në Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës, ndjejmë obligim që ta ngrisim zërin rreth kësaj çështjeje dhe parregullësive të tjera në Universitet. /Periskopi

Kusari-Lila e funksionalizon Partinë e Re, normalisht e fillon me Gjakovën

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila debuton me Partinë e Re.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asambleistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Kusari bënë të ditur se gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

” Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Dr. Jeton Vorfi dhe RinaDomi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe z. Xhevat Zenelaj. këta janë asamleistët që u rreshtuan. Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim”, thotë ajo. / Periskopi

Po afron Maratona, ja sa fiton vendi i parë, i dytë dhe i tretë

Gjithçka është e gatshme për maratonën e parë të atletikës që do të organizohet në mes dy shteteve: Kosovë-Shqipëri.

Periskopi.com Sporti

Një garë e shumëpritur, që sjellë emocione të pakufishme, ndërsa organizatorët janë përkujdesur që garat të shkojë sipas planit. “Maratona e Malësisë së Gjakovës mbahet me 15 tetor. Starti i Maratonës, Gjysmë-Maratonës dhe Stafetës 4x10km fillon nga Hotel Pashtrikut dhe në orën 9.00.

Organizatore e Maratonës së Malësisë së Gjakovës, është Komuna e Gjakovës mbështetur nga Federata Atletike e Kosovës, Federata Shqiptare e Atletikës, Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Qyteti i Bajram Currit. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin e Maratonës, janë: Vendi i parë 1000 euro, vendi i dytë 750 euro, ndërsa i treti 500 euro. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin e Gjysmë-Maratonës: Vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 350 euro dhe i tretë 150 euro. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin stafetë 4x10km: Vendi i parë 1000 euro, vendi i dytë 750 euro dhe vendi i tretë 500 euro”, thuhet nga Federata e Atletike e Kosovës.