Giovanni Scognamillo

Vdes “Drakula” i Turqisë, në moshën 87 vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare veterani i kritikës filmike Giovanni Scognamillo, duke lënë një bagazh 60 vjeçar të dokumentimit të kinematografisë turke.

Periskopi.com Limonada

Scognamillo, i njohur ndryshe si njëri nga personazhet e “çuditshëm” të qarkut Beyoglu të Stambollit nga shkaku i manisë së tij për vampirët, ndërroi jetë si pasojë e problemit me sistemin respirator.

Historiani i kinemasë, studiuesi, përkthyesi dhe aktori Scognamillo ka lindur në Stamboll në vitin 1929 në një familje levantine italiane (familje katolike me prejardhje franceze-italiane të ardhur në Turqi).

Me thonjtë e tij të zi dhe mantel të zi, Scognamillo vishej dhe përshkruante veten si një vampir për çka në shtëpinë e tij organizonte ekspozita me piktura vampirësh.

Pikërisht për këtë në vitin 2006 u incizua dokumentari me titull: Giovanni Scognamillo, levantini në Beyoglu.