gilberto-silva-arsenal-premier-league_3459442

Gilberto: Gabriel do të shkëlqejë në futbollin anglez

Ish mesfushori i Arsenal, Gilberto Silva ka folur për talentin e madh të Brazilit që tashmë është lojtar i Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Gilberto Silva ishte pjesë e ekipit të pa mposhtur në vitin 2004 me Arsenal, ku për 49 ndeshje nuk kishin shijuar humbjen duke u shpallur kampion të Premier Ligës. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për yllin e ri Gabriel Jesus që për momentin është në Palmerias, por do të bashkohet me skuadrën e Manchester City në janar.

“Jam shumë i lumtur për Gabriel Jesusin. Është e rëndësishme që të vijë në Angli dhe të adaptohet shpejtë. Ai duhet t’i marr me vete gjëra e mira që i ka mësuar në Brazil”.

“Anglia është një vend ndryshe. Moti është ndryshe, gjithçka është ndryshe. Ai i ka të gjitha mundësitë që këtu të bëhet lojtar i madh”, ka thënë Gilberto.

Jesus në 72 paraqitje për Palmeiras ka shënuar 27 gola. /Periskopi.comjesus

wenger

Frikësohem se Wenger do të largohet

Gilberto Silva frikësohet se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të largohet së shpejti nga londinezët.

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i ‘topçinjve’ beson se do të jetë e vështirë të zëvendësohet trajneri francez.

Ai kujton shembullin e Sir Alex Ferguson, i cili u largua në vitin 2013 nga skuadra e cila në atë vit u shpall kampion, por që sezoneve të fundit nuk ka treguar as lojën dhe as rezultatet e duhura.

“Arsene po përballet me shumë kritika në këtë kohë. Ai kritikohet për mënyrën e lojës dhe për shkak se nuk ka fituar shumë trofe”, deklaroi Gilberto.

“Por, nëse njerëzit e shohin punën që ai ka bërë për klubin, ajo ka qenë e mahnitshme. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë se kur ai të largohet nga klubi, do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar atë”.

“Ju mund të merrni shembullin e Manchester United, ku nuk ishte lehtë të zëvendësohej Sir Alex Ferguson. Është e rëndësishme për Arsene dhe klubin që të fillojnë të përgatiten për ta zëvendësuar atë”. /Periskopi.com