DE BIASI

De Biasi merr oferta nga Turqia dhe Italia

Gianni De Biasi vijon të mbetet në qendër të merkatos, edhe pse është në krye të Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

“Calciomercato.it” shkruan se pas ofertës së Palermos e cila u refuzua, ai ka marrë edhe propozime nga Spanja dhe Turqia.

Trabzonspori është ekipi që ka në listën e tij teknikun De Biasi dhe ky lajm nuk del për herë të parë, pasi edhe më parë është raportuar për këtë pistë. Përveç skuadrës turke, trajnerin italian e kërkon edhe Cagliari.

DE BIASI

De Biasi refuzoi klubin e njohur italian për t’i qëndruar besnik Kombëtares Shqiptare

Gianni De Biasi ka refuzuar Palermon. Është ky lajmi që ka dalë këtë fundjavë nga mediat italiane, ku mediast raportoi se trajneri i Kombëtares Shqiptare ka refuzuar një ofertë të klubit të Serie A për të vazhduar aventurën e tij me kuqezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Sipas Mediastetit, Zamparini i ka telefonuar disa herë trajnerit të Shqipërisë por ka marrë një përgjigje negative nga ana e këtij të fundit, i cili është nën kontratë me kombëtaren deri në fund të eliminatoreve të Botërorit rus dhe për më tepër marrja e drejtimit të Palermos në një moment shumë kritik për klubin sicilian nuk do të ishte aspak një lëvizje e zgjuar.

Lajmi për refuzimin e De Biasit u publikua në mediat italiane vetëm pak orë pas humbjes së skuadrës së Palermos në shtëpi 0-1 me Lazion.

Sipas “Sportmediaset”, gjithashtu De Biasi mund të largohej nga drejtimi i Shqipërisë vetëm në rast se do të merrtë një ofertë nga Deportivo Alavesh, gjë që ka pak gjasa të ndodhë duke qenë se ekipi spanjoll aktualisht po ecën mirë në La Liga dhe këtë të dielë arriti të fitonte në transfertë 0-2 me Villarealin.

de biasi

De Biassi: Jam prapa tifozëve tanë

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biassi, ka folur për vendimin e tifozëve ‘Kuq e Zi’.

Periskopi.com Sporti

Gjatë javës së kaluar tifozët ‘Kuq e Zi’ vendosën të bojkotojnë ndeshjet e kombëtares shqiptare pas keqtrajtimit të tyre nga ana e policës në ndeshjen ndaj Izraelit.

‘Jam prapa tifozëve tanë. Ata janë arsyeja se pse ne luajmë futboll. Kërkoj mbështetjen e tyre edhe në vazhdim edhe pse ndodhi ai incident. Por, ata duhet të kuptojnë që rreziku për një akt terrorist në ndeshjen kundër Izraelit ishte i mundur”, tha De Biassi.

”Shpresojë që në ndeshjet e ardhshme të mos ketë aso lloj kontrollesh si në ndeshjen kundër Izraelit, pasi ishte kundër frymës së sportit”, përfundoi trajnerni italian. /Periskopi.com/

DE BIASI

De Biasi: Nuk ka faj policia që humbëm nga Izraeli

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka folur sërish për humbjen nga Izraeli.

Periskopi.com Sporti

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se nuk humbja nuk u shkaktua nga masat e sigurisë së shtetit shqiptar, por nga loja e dobët.

“Ndeshjen e humbëm ne me lojën që zhvilluam. Nuk ka të bëjë fare shtetrrethimi dhe policia, humbja ishte e skuadrës”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

ujkani

Kapiteni i Kosovës sulmon De Biasin: Ja pse u largova nga Kombëtarja Shqiptare

Ish-portieri i Kombëtares Shqiptare, Samir Ujkani ka rrëfyer se si është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ai nuk thotë fjalë të mira për ish-trajnerin, Gianni De Biasi.

Periskopi.com Sporti

Gardiani që mbron portën e Pisës ka shpjeguar se si është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës dhe për këtë pikë, nuk ka kursyer edhe thumbimet ndaj trajnerit Gianni de Biasi.
“Si mund të mos e kuptosh kur dikush i lindur në një vend dhe ka përjetuar luftën, zgjedh menjëherë ngjyrat e këtij vendi sapo i jepen mundësitë? Një trajner mund të bëhet pengesë në këtë çështje. Megjithatë, presidenti i Federatës bëri gjithçka që ishte e mundur që të realizohej dhe e falënderoj. Mendoj se De Biasi ishte i frikësuar sidomos se mos të tjerët do të ndiqnin hapat e mi”, ishin fjalët e Ujkanit.

I pyetur nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në të vërtete, Ujkani minimizoi gjithçka.

“Jo, unë isha i vetmi. Pak më vonë, edhe dy të tjerë bënë të njëjtën rrugë, por ata nuk kishin luajtur ndeshje zyrtare me Shqipërinë, thjesht kishin disa grumbullime. Unë i kam marrë zakonisht komentet e De Biasit si sulme personale”, vijoi portieri i Pisas, të cilit duket se nuk i ka mbetur merak pjesëmarrja në Europian.

“Unë humba Europianin dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri por sot jam një njeri i lumtur. Askush nuk mund të ma marrë këtë”, theksoi Ujkani i cili zbuloi se ia kishte premtuar babait që në momentin e parë se do t’i bashkohej Kosovës sapo ajo të krijohej si Kombëtare.

DE BIASI

Befasi e madhe, De Biasi-Italia

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka konfirmuar se ka qenë pranë emërimit si trajner i Italisë muaj më parë.

Periskopi.com Sporti

Kjo mund të ndodhte pak para emërimit të Venturës në këtë pozitë.

I pari i pankinës së Kuqezinjve thotë se për të arritur në atë post e pengoi vetëm një njeri.

“Isha një hap larg Kombëtares Italiane dhe e di atë që më pengoi, është një njeri i vetëm”, u shpreh De Biasi, duke mos pranuar të identifikojë personin në fjalë. /Periskopi.com

kace-debiasi

Çka po ndodh me Kaçen? Pas sherrit me De Biasin, konfliktuohet edhe me trajnerin tjetër

Mesfushori kuqezi Ergys Kace pas sherrit me De Biazin është konfliktuar edhe me trajnierin e Viktoria Plzen dhe prej disa javësh nuk është më pjesë e formacionit në klubin çek.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave greke, ai ka kërkuar që të kthehet te PAOK, klubi i cili e huazoi te Plzen.

Për një arsye apo një tjetër, Kaçe nuk bën pjesë në planet e klubit dhe e ka parë veten vazhdimisht në tribunë, as në solin e rezervave. Gjatë javës së kaluar, Kaçe kërkoi tre ditë leje nga klubi i tij dhe u kthye në Greqi, për të takuar familjen.

Por gjatë qëndrimit në Selanik, ai u pranoi miqve të tij se e kishte të pamundur të vazhdonte të qëndronte të Viktoria. Ai u tregoi gjithashtu se pas kthimit në Republikën Çeke, do të ishte i detyruar të stërvitej me ekipin e dytë, pasi klubi e kishte njoftuar me SMS.

Situata është përkeqësuar që pas fundjavës. Mediat greke tashmë raportojnë se lojtarit i kanë marrë edhe makinën që i ka dhënë klubi si dhe nuk i japin as pantoflat për dush pas stërvitjeve.
Ndërkohë, ai kryen stërvitjen përkrah fëmijëve të akademisë, në një situatë absurde për një lojtar profesionist i cili deri pak muaj më parë kishte pretendime që të transferohej në kampionatin Italian shkruan Panorama Sport.

PAOK, i cili zotëron kartonin e lojtarit, është i informuar për këtë situatë, por nuk mund të bëjë asgjë deri në dhjetor, kur mbyllet pjesa e parë e kampionatit në Republikën Çeke.

Futbollisti është dhënë me të drejtë huazimi deri në fund të sezonit dhe Viktoria Plzen mund të vendosë ta mbajë atë deri në qershor.

alban meha2

Vëllai i Alban Mehës, reagon ashpër ndaj Di Biasit dhe Bunjakut (Foto)

Alban Meha u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë duke zgjedhur Kosovën, por mesa duket edhe atje nuk po gjen hapësirën e duhur.

Periskopi.com Sporti

Duke parë këtë situatë, vëllai i mesfushorit Feriz Meha ka shpërthyer në rrjetet sociale duke akuzuar De Biasin dhe Albert Bunjakin për mos aktivizimin e Mehës, përcjell Telegrafi.com

Përmes një postimi në profilin personal të tij, ai postoi foton që shikoni më poshtë, duke shkruar : “S’di çtë them për këta të dy, vetëm “X” meritojnë”.”

Ndoshta ndonjë trajner tjetër do t’i bënte punë Alban Mehës që t’i tregonte aftësitë e tij. /Periskopi.com

di-biasi

 

 

DE BIASI

De Biasi konflikt me yllin e Kombëtares, e la jashtë në dy ndeshjet e fundit

Pas dy dështimeve rradhazi ndaj Spanjës dhe Izraelit, Ganni de Biasi, trajnieri i Kombëtares ka vendosur të përjashtojë një tjetër lojtar kuqezi, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Amir Abrashin i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit ndërsa dyshohet se krisjet kanë nisur në përballjen kundër Lihtenshtejnit kur mesfushori u zëvendësua me përfundimin e pjesës së parë.

Sipas “Sport Eskpres” konflikti mes lojtarit dhe trajnerit ka nisur pas përfundimit të ndeshjes ku të dy palët nuk ishin të kënaqura.

de biasi

De Biasi: Këta dy futbollistë të Kombëtares duhet të ndërrojnë skuadrat

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi i ka këshilluar dy futbollistët kuqezinj, Ermir Lenjani dhe Sokol Cikalleshi që të ndërrojnë skuadrat.

Periskopi.com Sporti

Cikalleshi është pjesë e skuadrës turke Istanbul Baksasehir, ndërsa Lenjani është pjesë e skuadrës franceze, Nantes, ku nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë.

“Më vjen keq për Lenjanin dhe Cikalleshin, por dy lojtarët duhen larguar nga skuadrat ku janë, kanë mungesë të mëdha të lojërave. Le ta bëjnë këtë gjatë afatit të janarit, ndryshe kurrë nuk do të luajnë në kombëtare”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

De Biasi tregon se çka i tha trajneri i Spanjës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka rrëfyer një bisedë private që kishte me trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Kuqezinjve thotë se Lopetegui i kishte thënë se frikësohej nga Kombëtarja Shqiptare.

“Para ndeshjes me Spanjën trajneri i tyre, Lapetegui, më tha që ishte i frikësuar nga Shqipëria dhe se nuk e dinte saktësisht se si do të luante. Fakti që ai ishte i frikësuar është një gjë e mirë, që nuk i ka ndodhur më herët Shqipërisë”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

kombetarja

Lista e Kombëtares Shqiptare për ndeshjen me Israelin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka publikuar listën e të ftuarve për sfidën ndaj Israelit.

Periskopi.com Sporti

Në këtë listë shohim shumë befasi, ku njëra ndër to është ftesa e sulmuesit Edgar Çani, pastaj përfshirja në listë e Armando Sadikut, i cili ende nuk është riaftësuar plotësisht pas dëmtimit.

lista e kuqezinjve /Periskopi.com

DE BIASI

De Biasi tregon pse e la jashtë Gashin

Giani De Biasi kërkon kujdes maksimal ndaj Izraelit në sfidën e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

“Izreali është një skuadër e fortë. vetëm ata që nuk janë profesionistë mund të mendojnë se kjo do të jetë një ndeshje e thjeshtë. Shumë lojtarë luajnë me Hapoel Bereshevën që pak ditë më parë luajti ndaj Interit.

Disa lojtarë nuk janë grumbulluar për arsye teknike. Mungesa e Gashit? Vjen për arsye teknike. Ëndrrat ia bëjnë njeriut jetën më të bukur. Të gjithë kemi dëshirë që të shkojmë, por duhet të jemi realist. Duhet të japim 110 për qind për të marrë më të mirën nga këta futbollistë që kemi në dispozcion.

Strategu italian është jo pak i shqetësuar nga deklaratat pas humbjes me Spanjën

“Lojtarët janë mësuar me shijen e fitores dhe me humbjet. më shqetëson ambienti rreth e rrotull dhe të gjithë shpresojnë që jemi më të mirët në botë. Nuk duhet ta lejojmë këtë presion nga ambienti i jashtë Shpresojmë që të bëjmë ndonjë mrekulli ndryshe nuk do të kisha qëndruar në krye të skuadrës”.

Në fund italiani flet dhe për lënien jashtë të Gashit duke sqaruar arsyet.

“Gashi është një zgjedhje momentale dhe nuk është përfundimtare. Mbrëmë shënoi një gol shumë të bukur. ANuk e di pse forma e tij ndryshon nga kombëtarja te skuadra ku aktivizohet. Problem është edhe largësia, por e thash edhe më parë është një zgjedhje momentale.

de biasi

De Biasi: Të luajmë për të zënë këtë vend në grup

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi u ka kërkuar lojtarëve kuqezinj që të angazhohen sa më shumë për sfidën ndaj Israelit.

Periskopi.com Sporti

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se të përzgjedhurit e tij duhet të luajnë sa më mirë në këtë sfidë, pasi Israelin e kanë rival për vendin e tretë.

Tutje, ai thotë se skuadra që ai drejton e ka shumë të vështirë të zë vendin e dytë, për shkak të rivalëve tejet të fortë si Spanja dhe Italia.

“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër”, deklaroi De Biasi.

“Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Chiellinin, Bonuccin e Barzaglin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Claudio Marchisio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit”, shtoi ai. /Periskopi.com

DE BIASI

De Biasi flet për objektivat dhe rivalët e Shqipërisë

Gianni De Biasi, është prezent në takimin e përvitshëm të Shoqatës Europiane të Trajnerëve i cili po mbahet në Komo të Italisë.

Periskopi.com Sporti

Në një prononcim për mediat italiane gjatë këtij aktiviteti, De Biasi largoi vëmendjen nga ndeshja e marsit kundër Italisë dhe të mbante përqëndrimin vetën te kundërshtari i radhës, Izraeli.

“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër.”

Përsa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Jam mjaft i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve. Është një periudhë e mirë dhe më bëhet qejfi që djemtë luajnë dhe marrin eksperiencë, ndërsa po fitojnë edhe formë fizike. Tashmë pres që edhe Manaj të aktivizohet më shpesh. Sapo është kthyer nga dëmtimi dhe është një lojtar i së ardhmes, tek i cili kemi shumë besim.

de biasi-missi

Befasi, De Biasi-Miss Italia (FOTO)

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në mbrëmjen e së enjtes do të jetë nën shoqërinë e “Miss Italia 2016”, Rakele Rizaliti.

Periskopi.com Sporti

Ata janë të ftuar në studion e “TV8” në Itali gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për grupet e Ligës së Europës mes Fiorentinës dhe Slovan Libererecit.

Bukuroshja italiane, e cila në momentin që u zgjodh “Miss Italia 2016”, është një fanse e madhe e Fiorentinës.

Ndërkohë, De Biasi do të bëjë komentin e një specialisti të futbollit në lidhje me ndeshjen.

miss italia

DE BIASI

De Biasi fton këtë talent për ndeshjen me Israelin (Foto)

Pas Liridon Latifit dhe Eros Grezdës që patën fatin të ishin në grumbullimin e shkuar, këtë herë është Endri Çekiçi që pritet të jetë në listën e De Biasit për përballjen me Izraelin.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit pritet që të jetë një prej emrave të rinj që do të shtohen në përfaqësuesen e madhe. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, futbollisti ka njoftuar rikthimin si kuqezi.

Nisur nga fakti se i radhës është grumbullimi i Kombëtares A, atëherë Endri Çekiçi ka njoftuar për ftesën e italianit. 19-vjeçari nga Pogradeci ka kaluar nga të gjithë ekipet kuqezi të moshave, U-17, U-19 dhe U-21 dhe tashmë pritet që të katapultohet në Kombëtaren A.

de biasi

Sulmohet De Biasi nga deputeti shqiptar (FOTO)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Ganni De Biasi është kritikuar nga Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian është lidhur në javët e fundit me disa skuadra për të emëruar italianin si trajner të tyre, por kjo si duket nuk i ka pëlqyer fare deputetit në fjalë ku ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social Facebook.

De Biasi në disa deklarata ka qenë i hapur për largimin e tij nga pozita e trajnerit të Shqipërisë. /Periskopi.com

biasi

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

De Biasi: Nuk do e refuzoja këtë skuadër

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka reaguar pas spekulimeve që e lidhin atë me marrjen e detyrës së trajnerit te Interi.

Periskopi.com Sporti

Ditë më parë u raportua se i pari i pankinës së Kuqezinjve mund të emërohej trajner i zikaltërve në një të ardhme të afërt.

Vetë italiani me pasaportë shqiptare thotë se do t’i përgjigjej një thirrje të tillë.

“Interi? Pas Tripletës humbi siguri. Duket sikur nuk e dinë çfarë peshqish të kapin. Nëse do të vinte një telefonatë nga Interi? Do të përgjigjesha dhe do të flisnim”.

“Kthimi në Itali? Kur ika nga Udinese thashë që nuk do të kthehesha më, por ishte për faktin se kisha 4-5 lojtarë që nuk e meritonin të stërviteshin me skuadrën, por vlenin shumë në treg dhe klubi nuk më lejonte të veproja në mënyrë të tillë”, ka thënë De Biasi. /Periskopi.com

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, duke festuar me tifozet Kuq e Zi, ne "Digitalb Arena", ne shehsin "Nene Tereza", pas fitores nje dite me pare te ndeshjes kualifikuese te Euro 2016 mes Armenise dhe Shqiperise, 0-3.	/r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, celebrate on a stage after returning home in Tirana, Monday, Oct. 12, 2015. Albania beat Armenia on Sunday and qualified for the European Soccer Championship in France next summer for first time.

De Biasi-Inter, a mund ta besoni?

Interi dje pësoi një humbje shokuese ndaj Atalantës, dhe tashmë vendi i De Boer është më në rrezik se kurrë.

Periskopi.com Sporti

Në listën e emrave që mund të ulen në pankinën e zikaltërve është dhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinën zikaltër.