buffon

Juventus gjen pasardhësin e Buffonit (Foto)

Juventusi është larguar nga gara për Donnarumman, pasi së fundmi ka shfaqur interes për portierin e Udineses, Alex Meret.

Periskopi.com Sporti

Meret është 2 vite më i madh se portieri i Milanit, dhe ai ka përfaqësuar kombëtaren U21 të Itali.Një transferim i tillë mund të ndodh shumë lehtë pasi Juventusi po kërkon me ngulm një zëvendësues për Buffon, dhe alternativa më e mirë është Meret sipas CalcioMercato.

alex meret
Alex Meret, Udinese
FLORENCE, ITALY - MAY 18:  Daniele De Rossi (R) and Alessandro Florenzi chat during the Italy training session at the club's training ground at Coverciano on May 18, 2016 in Florence, Italy.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

‘Kurrë nuk do të luajë për Juventus’

Antonio Donnaruma, vëllau i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka treguar se vëllau i tij nuk do të veshë asnjëherë fanelën e Juventusit.

Periskopi.com Sporti

Portieri i Milanit ka bërë sensacion në dy vitet e fundit në fubtollin italian, pasi si 17-vjeçar debutoi për ekipin e parë të Milanit.

Donnarumma është lidhur që një kohë të gjatë me një transferim tek Juventus.

donnar
Gianluigi Donnaruma, Ac Milan

“Ai nuk dëshiron ta lërë Milanin për asnjë arsye. Flasim çdo ditë për këto gjëra dhe luajmë video-lojëra. Ai luan me Milanin, unë marr Atletico Madridin ose Barcelonën”.

“Tani numër 1 është Buffoni, simbol i shkollës italiane të portierëve. Pas tij do të jetë Gigi Donnarumma që do ta zë vendin e tij te Italia”, përfundoi vëllai i portierit. /Periskopi.com/

donnarumma-buffon

Donnarumma-Juventus, lajmi i ditës

Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma mund të transferohet te Juventus.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola, i cili ka thënë se nuk mund të përjashtojë një mundësi të tillë.

“E ardhmja e tij? Nuk përjashtoj asgjë”, deklaroi Raiola.

“Nuk e përjashtoj as mundësinë e shpalljes president i Republikës, e aq më pak transferimin në një klub tjetër”, theksoi ai.

17-vjeçari ka shkëlqyer me ‘rosonerët’ dhe ka zgjuar interesimin e Juventusit, të cilët e shohin si pasardhës të Gianluigi Buffon. /Periskopi.com

donnarumma

Milani i ka vendosur çmimin super-portierit Donnarumma

Milani ka vendosur një çmim për portierin e talentuar, Gianluigi Donnarumma.

Periskopi.com Sporti

Gazetta dello Sport shkruan se drejtuesit e klubit ‘rosoner’ i kanë vendosur çmimin prej 60 milionë euro 17-vjeçarit.

Për talentin në fjalë është duke interesim të madh rivali i Milanit, Juventus, klub ky i cili e sheh

Donnarumman si zëvendësuesin e duhur të Gianluigi Buffon. /Periskopi.com

donaruma

Lajm i keq për tifozët e Milanit

Manchester City është duke menduar të transferojë portierin italian, Gianluigi Donnaruma.

Periskopi.com Sporti

Skuadra angleze është duke pasur probleme me portierët në këtë sezon, ata kanë huazuar portierin e tyre kryesor deri në këtë sezon, Joe Hart, në Seria A tek skuadra e Torinos, duke e zëvendësuar me Claudio Bravo nga Barcelona.

Por as ky i fundit nuk i ka përmbushur objektivat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, i cili po e kërkon pasuesin e Buffonit.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka thënë se lojtari ka një vlerë prej 170 milion eurosh, por ai vlerësohet me një çmim prej 75 milion eurosh. Megjithatë, vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milan. /Periskopi.com

donnarumma

Donnarumma dërgon mesazh për tifozët shqiptar të Milan (Video)

Gianulugi Donnaruma ka përshendtur tifozët shqiptar të Milanit.

Periskopi.com Sporti

Rosonerët janë shumë të adhuruar në trojet shqiptare, portieri këtë e ka bërë përmes një video të shkurtë të realizuar për faqen zyrtare të fansav shqiptar për Milanin.

“Milan Club Albania”, është i njohur zyrtarisht nga klubi i Milani.

Shpesh herë ata e ndjekin Milanin nga stadiumi, madje arritën të sjellin edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, atë të vitit 2007 kur mundën Liverpoolin në Athinë.

Këtë herë ata sjellin një përshëndetje nga idhulli i ri i tifozëve, portieri i talentuar Gianulugi Donnarumma. /Periskopi.com

donnarumma-buffon

Donnarumma në vend të Buffon te Juventus?

Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma shihet si pasardhës i Gianluigi Buffon te Kombëtarja e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Por, a mund të kalojë 17-vjeçari te Juventus, për të zëvendësuar Buffonin edhe te klubi bardhezi.

Rreth kësaj çështje ka folur drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, i cili sqaron se talenti nuk do të largohet nga ‘rosonerët’.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Donnarumma është një lojtar i Milanit”, deklaroi Galliani.

“Unë shpresoj dhe jam i bindur se ai do të jetë një lojtar i Milanit për shumë vjet”.

“Mendoj se ai do të jetë trashëgimtar i Buffon në ekipin kombëtar, por Buffon është ende një portier i madh”. /Periskopi.com

donnarumma

Montella i përgjigjet Raiolas për Donnarumman

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella ka reaguar ndaj deklaratave të agjentit të Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola, i cili tha se klienti i tij mund të largohet nga Italia.

Montella tha se futbollisti në fjalë do të qëndrojë te Milani.

“Raiola është me origjinë nga jugu i Italisë, ashtu si edhe unë dhe Donnarumma, kështu që unë jam i sigurtë se ai do të nënshkruajë kontratën me Milanin pa marrë parasysh se çfarë thotë Raiola”, deklaroi Montella. /Periskopi.com

Italian Soccer Serie A - Milan vs Sassuolo -
Milano - San Siro Stadium - 25/10/2015
Gianluigi Donnarumma - Italian Soccer Serie A - Milan vs Sassuolo - fotografo: Fabrizio Forte

Donnarumma trashëgimtar i Buffon

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura dëshiron që portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma të bëhet trashëgimtar i legjendës italiane, Gianluigi Buffon.

Talenti i madh i ‘rosonerëve’ vlerësohet shumë, pasi në një moshë tejet të hershme ka arritur të zë vend në formacionin bazë te shtatë herë kampioni i Europës.

“Donnarumma është një lojtar shumë i ri, i cili shijoi një sezon të shkëlqyer në vitin e kaluar”, tha Ventura.

“Koha është në anën e tij dhe ai duhet të vazhdojë me punë. Ai duhet të përpiqet gjithmonë për t’u përmirësuar”.

“Ai mund të jetë trashëgimtar i Buffon, uroj që ai të bëhet i tillë në Kombëtare”. /Periskopi.com