buffon2

I madhi Buffon, sonte barazon një rekord

Gianluigi Buffon nëse do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Gjermanisë, gjë që është thuajse e sigurt do të barazojë rekordin e futbollistëve europian me më shumë ndeshje me kombëtaret.

Periskopi.com Sporti

Në vendin e parë deri më tani ka qenë Casillas me 167 ndeshje me Spanjën, shifër që mund të barazohet nga gardiani italian. Ndërkohë që rekordin absolut në botë e mban egjiptiani Ahmed Hassan me 184 ndeshje. /albeu.com/

donnarumma-buffon

Donnarumma në vend të Buffon te Juventus?

Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma shihet si pasardhës i Gianluigi Buffon te Kombëtarja e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Por, a mund të kalojë 17-vjeçari te Juventus, për të zëvendësuar Buffonin edhe te klubi bardhezi.

Rreth kësaj çështje ka folur drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, i cili sqaron se talenti nuk do të largohet nga ‘rosonerët’.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Donnarumma është një lojtar i Milanit”, deklaroi Galliani.

“Unë shpresoj dhe jam i bindur se ai do të jetë një lojtar i Milanit për shumë vjet”.

“Mendoj se ai do të jetë trashëgimtar i Buffon në ekipin kombëtar, por Buffon është ende një portier i madh”. /Periskopi.com

buffon

Dhjetë gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për Buffon

Këtu do të gjeni dhjetë fakte nga jeta dhe karriera e Gianluigi Buffon, që ndoshta nuk i keni ditur.

Periskopi.com Sporti

Ai ka zhvilluar 810 ndeshje në karrierë për Parman dhe Juventusin.

Buffon u fejua me Ilaria D’Amico pas divorcit në 2014 me Alena Seredova. Me prezantuesen e Sky ai ka një fëmijë: Leopoldo Mattia

Ka pritur 29 penalti

Në 16 qershor të 2011 ai u martua me bukuroshen çeke, Alena Seredova. Me të ka dy fëmijë: Louis Thomas, i lindur 28 dhjetor 2007, të cilit i vuri emrin e portierit të preferuar të tij, Thomas N’Kono.

Më 7 mars 2012 ai u zgjodh zëvendëspresident i Federatës Italiane të Futbollistëve. Kjo është hera e parë që një lojtar aktiv emërohet në këtë post.

Trofetë e fituar: Kupën e Botës, Kampionatin italian: 7, Kupën e Italisë: 3, Kupa e UEFA-s: 1, Superkupën e Italisë: 6

Më 6 korrik të 2012 ai u bë pronar i vetë i klubit nga Serie C, Carrarese

Debutimi i tij në Serie A erdhi më 19 nëntor të 1995 në barazimin e Parmas ndaj Milanit me rezultatin 0-0

Debutimi në Kombëtaren e Italisë erdhi në barazimin ndaj Rusisë me 29 tetor të 1997

Nga 2008 deri 2014 ka pësuar 10 dëmtime. /Periskopi.com

buffon2

Buffon s’merret me kritikët

Portieri i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se nuk i interesojnë kritikat që vijnë ndaj tij.

Periskopi.com Sporti

Veterani u fajësua për golin e pësuar në ndeshjen ndaj Spanjës, e cila përfundoi 1:1.

Por, ai thotë se është vetëkritikë dhe se nuk ka nevojë për kritika të të tjerëve.

“Unë nuk do të mbrohem nga kritika të caktuara. Nëse unë kam arritur të ndërtoj këtë lloj karriere, kjo është për shkak se unë jam shumë vetëkritik”, deklaroi Buffon.

“Unë nuk kam nevojë të dëgjoj se si më gjykojnë të tjerët. Unë e njoh veten time. Kundër Spanjës, unë mund të kem bërë më shumë. Por, kundër Maqedonisë besoj se në disa raste jam treguar i madh”, përfundoi ai. /Periskopi.com

buffon

Buffon reagon pas humbjes nga Interi

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka reaguar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë nga Interi me rezultat 2:1.

Ai thotë se pësimi i golave nga gjuajtjet e lira nuk është në natyrën e skuadrës së tij.

“Është e treta herë në këtë sezon që pësojmë gol nga goditjet e këndit dhe kjo nuk është në natyrën tonë”, tha Buffon për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Që në përballjen me Sassuolon u ktheva në shtëpi me disa dyshime, pavarësisht fitores dhe lëvdatave që erdhën në drejtimin tonë. Kjo sepse toleruam shumë në lojën tonë. Një skuadër si Juventusi nuk mund dhe nuk duhet të humbasë. Për 66 minuta nuk luajtëm mirë dhe Interi na sulmoi e na ngjalli frikë”, shtoi kapiteni i bardhezinjve.

Pas humbjes me Interin, Juventusi e sheh veten në vendin e dytë në Serinë A me 9 pikë, pas Napolit kryesues me 10 pikë, pas 4 javëve të para. /Periskopi.com

Italian Soccer Serie A - Milan vs Sassuolo -
Milano - San Siro Stadium - 25/10/2015
Gianluigi Donnarumma - Italian Soccer Serie A - Milan vs Sassuolo - fotografo: Fabrizio Forte

Donnarumma trashëgimtar i Buffon

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura dëshiron që portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma të bëhet trashëgimtar i legjendës italiane, Gianluigi Buffon.

Talenti i madh i ‘rosonerëve’ vlerësohet shumë, pasi në një moshë tejet të hershme ka arritur të zë vend në formacionin bazë te shtatë herë kampioni i Europës.

“Donnarumma është një lojtar shumë i ri, i cili shijoi një sezon të shkëlqyer në vitin e kaluar”, tha Ventura.

“Koha është në anën e tij dhe ai duhet të vazhdojë me punë. Ai duhet të përpiqet gjithmonë për t’u përmirësuar”.

“Ai mund të jetë trashëgimtar i Buffon, uroj që ai të bëhet i tillë në Kombëtare”. /Periskopi.com