de biasi

De Biasi nuk i dha dorën trajnerit të Lihtenshtajnit

Trajneri i Lihtenshtejnit, Rene Pauritsh, ka pritur më kot pas ndeshjes për të përshëndetur Xhani De Biazin. Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, trajneri kuqezi lëvizi nga stoli dhe takoi një tifoz që ndodhej në sektorin pas pankinës së Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, në këtë moment, pas De Biazit shkoi trajneri Pauritsh. Italiani nuk e vuri re dhe vijoji të përshëndetej me tifozët, pavarësisht se trajneri i Lihtenshtejnit nisi ta thërriste. Pauritsh priti afro një minutë, por De Biazi nuk ia dha dorën duke mos e dëgjuar.

Ky momenti u kap edhe nga kamerat gjatë transmetimit direkt të ndeshjes, në një kohë që Pauritsh u largua i zhgënjyer, duke mos e pritur më trajnerin kuqezi. Gjithsesi, tekniku që drejton skuadrën modeste do ta ketë mirëkuptuar italianin, i cili ishte shumë i angazhuar për të takuar një tifoz.

DE BIASI

Fitorja ndaj Maqedonisë e rëndësishme

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e ka quajtur si mjaft të rëndësishme fitoren ndaj Maqedonisë.

Ai thotë se kjo fitore ndikon në ecurinë në sfidat e ardhshme kualifikuese.

“Kurrë nuk do ta kishim menduar se gjërat do të shkonin në këtë mënyrë, por edhe goli i Maqedonisë ishte i papritur për ne duke u bazuar në lojën e zhvilluar në pjesën e parë. Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta. Është një fitore mjaft e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kualifikueseve”, tha De Biasi për Supersport pas ndeshjes. /Periskopi.com