GENOA, ITALY - MARCH 07:  Cagliari Calcio head coach Gianfranco Zola looks on during the Serie A match between UC Sampdoria and Cagliari Calcio at Stadio Luigi Ferraris on March 7, 2015 in Genoa, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Aguero është më i miri në ligë

Legjenda italiane e Chelseat, Gianfranco Zola, ka deklaruar se sulmuesi argjentinas Sergio Kun Aguero është më i miri në pozitën e tij.

Periskopi.com Sporti

Zola kishte luajtur për Chelsea nga viti 1996 deri në 2003, ku ishte paraqitur në 312 paraqitje duke shënuar 80 gola.

“Nuk e shoh askënd më të mirë se Aguero. Ai dhe Costa janë lojtarë të ndryshëm por efikasiteti i Agueros është i paarritshëm’, ka thënë Zola. /Periskopi/

zola-mancini

Edhe një kandidat për trajner te Interi

Zhvillime të reja në kampin zikaltër për pankinën e Interit. Skuadra italiane vazhdon të kërkojë trajnerin e ri pas përjashtimit të De Boer.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Villarrealit, Marcelino, ka dalë si favorit për pankinën dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019. Sipas “Sky Sport”, grupi “Suning” gjithashtu është takuar me Zolan sot.

“Marca” shkruan se Marcelino ka kërkuar Zolan në staf që t’i ndihmojë në përshtatje dhe në komunikim me ekipin”.

Zola mund të marrë rolin e zëvendës-trajnerit, por nuk është e përjashtuar as hipoteza që ai të jetë trajneri i parë. Ish-ylli i Parmas, Cagliarit dhe Chelsea-t ka përvojë të kufizuar në drejtim, duke qenë zëvendës-trajner i Pierluigi Casiraghi te Italia U-21.