Kelmendi: Brezat e rinj duhet të mësojnë fetë në shkolla e jo në YouTube

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë modelet evropiane për mësimin e feve në shkolla.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv duke diskutuar për numrin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Kelmendi ka thënë se kjo ka ardhur pasi në shkolla nuk po mësohet feja dhe të rinjtë po e bëjnë këtë përmes internetit.

“Duhet që brezat e rinj të mos mësojnë fenë nga interneti, YouTube, sepse e mësojnë gabim. Si kemi parë në media, qytetarët që kanë shkuar dhe janë kthyer kanë mësuar në internet. Sot feja duhet të mësohet në institucione edukative shkollore. Pse nuk i marrim modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

Kelmendi: Mitrovica nuk duhet të ndahet, por duhet të mbrohet

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar reth idesë së ndarjes së Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

“Deklarimet e fundit të disa oponentëve politik dhe jo politik nga Shqipëria dhe Kosova janë të gabuara dhe me pasoja të rënda. Turp është të thuhet se nëse ndahet Mitrovica, duhet Kosova të bashkohet me Shqipërinë”.

“Mitrovica nuk duhet të ndahet.Sa i përket bashkimit me Shqipërinë, ne jemi për bashkim me Shqipërinë, por pa u dëmtuar Kosova. Kosova mjaft është dëmtuar deri me sot. Kosova as nuk falë dhe as nuk shet më tokë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Kelmendi: Osmanët s’ishin pushtues, falë tyre ruajtëm identitetin kombëtar

Deputeti i pavarur i parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se është e drejtë e tij të mendojë se perandoria osmane nuk ishte pushtuese, por se shqiptarët kanë bashkësunduar me osmanët.

Periskopi.com Lajme

“Është e drejtë e imja të mendoj se perandoria osmane nuk ka qenë pushtuese”, ka thënë Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosova.

“Fakti është se ne e dimë me kë ka luftuar perandoria osmane; qëllimi i osmanëve në shekullin 14 nuk ka qenë shkatërrimi i identiteteve kombëtare, ka qenë sjellja e islamit prandaj jam mirënjohës se falë tyre e kemi të ruajtur identitetin kombëtar dhe nuk i konsideroj pushtues. Ne kemi bashkësunduar me Perandorinë osmane”, ka pohuar Kelmendi.

Kelmendi ka pasur kritika edhe me postimin e Presidentit, Hashim Thaçi, për 549 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Unë kam reaguar ndaj postimit të Presidentit, pasi ai pas gjithë asaj pritje që i ka bërë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka qenë e drejtë ta bëjë postimin se osmanët kanë qenë pushtuese dhe Skënderbeu ka bërë luftë të paepur kundër osmanëve”.

Deputeti Gëzim Kelmendi thotë se Kosova është e rrezikuar nga terrorizmi

“Jemi dëshmitar se ditët e fundit se Transparency International e ka vlerësuar Policinë e Kosovës. Fakti që kemi polici profesionale dhe që merr tituj ndërkombëtar nuk na bënë të rrimë indiferent ndaj kërcënimeve globale terroriste”, kështu është shprehur deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi i ftuar në Zonën e Debatit ku po diskutohet për arrestimin e 19 personave të dyshimtë për planifikim të sulmeve terroriste është shprehur se edhe vendi ynë është në rrezik nga terrorizmi.

“Kosova nuk është imune”, është shprehur Kelmendi.

Gëzim Kelmendi nuk mori ftesë nga Hashim Thaçi, por do donte të shkonte

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se nuk ka marr pjesë në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi për reformë zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse Kelmendi nuk ka marr ë një ftesë të tillë, dhe vlerëson që meqë nuk i ka shkuar ftesa, ajo duhet të jetë për grupet parlamentare, raporton Periskopi.

“Nuk më ka ardh një ftesë e tillë ende, mos ka menduar ai përfaqësuesit e grupeve parlamentare . Nëse e ka drejtuar te subjektet politike do të duhej të më ftonte. Do të merrja pjesë, është e mirëseardhur, kjo çështje ka filluar qysh moti, iniciativë e mirëpritur e presidentit”, thotë Kelmendi për Periskopi.com