Geshtenja / ARKIV

Junikasit sigurojnë jetesën me gështenja

Në malet e Junikut ka filluar sezoni i mbledhjes se gështenjave.

Periskopi.com Lajme

Nga kjo punë familjet në këtë komunë sigurojnë jetesën.

Shumë banorë të këtyre anëve shkojnë dhe mbledhin ato, qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Pasi që i mbledhin i nxjerrin nga mbështjellësi, dhe shumë familje mbijetojnë me këtë punë.

këtë vit, fati është në anën e tyre. Edhe për nga cilësia por edhe po shiten më shumë, raporton Klan Kosova

Çmimi i gështenjave në treg ndryshon varësisht nga cilësia, e kryesisht në këtë vend tregtarët që blejnë ato janë nga Shqipëria.

Aktualisht një kilogramë kushton nga 1.5 euro deri në 3 euro./ Periskopi