Guardiola ‘voton’ Piquen për president të Barcelonës

Gerard Pique muaj më parë kishte thënë se një ditë do të kandidonte për president të Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Kjo fjali e tij kishte bërë bujë në mediume, por kishte marrë shumë përkrahje.

I fundit që i del në krahë mbrojtësit katalunas është trajneri i  Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“A do të ishte Pique president i mirë? Unë do të votoja për të”, ka thënë Guardiola.

Pique ishte ndër më meritorët që Barcelona nënshkroi me kompaninë Rakuten një kontratë miliona euro.

pique

Pique mendon se ky lojtar është dashur të fitojë ‘Topin e Artë’ çdo vit nga që 2009

Gerard Pique mendon se bashkëlojtari i tij Lionel Messi është dashur të fitojë çdo sezon 'Topin e Artë'.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës është shprehur përmes rrjetit të tij social Twitter, pas ndeshjes me Sevillan, ku Messi ishte më meritori për fitoren e katalunasve në Ramon Sanchez Pizuan.

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fitoi çmimin edhe në vitin 2008, kur ai ishte me Pique në skuadrën e Manchester United, por tani Pique ka mendim tjetër rreth çështjes për futbollistin më të mirë në botë.

“Nëse Topi i Artë është dhënë për lojtarin më të mirë në botë, Leo do të kishte fituar atë çdo vit që nga viti 2009. Është në një nivel tjetër”, ka thënë 29-vjeçari në llogarinë e tij në Tëitter.

Vlen të theksohet se Ronaldo përsëri është favoritë të fitojë ‘Topin e Artë’. /Periskopi.com

messi

pique1

Ja sa do të mungojë Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mbrëmë pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

29-vjeçari pësoi një dëmtim në gju në sfidën e cila u mbyll me fitoren e katalunasve 4:0.

Raportohet se ai do të mungojë për tre javë, ku do të humbasë ndeshjet ndaj Valencias, Granas, Sevillas dhe atë të kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt. /Periskopi.com

pique

Ky klub është si Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës ka folur për ish trajnerin e tij, Josep Guardiola.

Periskopi.com Sporti

Ishte Guardiola ai që ja dha mundsinë të luajë për ekipin e parë në Barcelonë.

Pique ishte i huazuar në Real Zaragoza dhe tek klubi anglez Manchester United, para se të kthehet tek klubi amë për t’u shëndërruar një nga pikat kyqe të Guardiolës.

“Jemi duke luajtur kundër një City shumë më ndryshe se në sezonin e kaluar. Pep tani e udhëheq dhe ka ndryshuar shumë gjëra. Stili i tyre tani është ndryshe, bëjnë presion të lartë. Mendoj se ata po provojnë të luajnë si ne. Pep e kupton futbollin ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë sfiduese dhe shpresoj që ta fitojmë”, ka thënë Pique, raporton Goal.

Pique që nga viti 2008 për Barcelonën ka bërë 400 paraqitje duke shënuar 40 gola, duke fituar pesë La Liga dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com

barca2

Përplasen në stërvitje yjet e Barcelonës (Foto)

Luis Suarez dhe Gerard Pique janë përfshirë në një përplasje në stërvitjet e Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Por, dyshja në fjalë pati disa mosmarrëveshje dhe u përplasën, por reagimi i shokëve të tjerë të skuadrës ka qenë i shpejtë.

Lionel Messi dhe Neymar kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë qetësuar situatën.

barca1/Periskopi.com

Yerry+Mina+Palmeiras+v+Santos+Brasileirao+BCCKOXgYySQl

Barcelona gjen zëvendësimin për Pique

Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Gerard Pique.

Periskopi.com Sporti

Klubi katalunas mund të transferojë kolumbianin e Palmerias, Yerry Mina për rreth 9 milionë euro.

Luis Enrique dëshrion të gjejë partnerin e Samuel Umtitit ku besohet se do jetë një ndër lojtarët kryesor në fazën e mbrojtjes.

Sipas Sport, Barcelona mund të blejë edhe për tetë milionë mbrojtësin në fjalë, i cili ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje në këtë sezon. /Periskopi.com

Uruguay's Luis Suarez (R) and Colombia's defender Yerry Mina (L) vie for the ball during their Russia 2018 FIFA World Cup qualifier football match in Barranquilla, Colombia, on October 11, 2016. / AFP PHOTO / Luis AcostaLUIS ACOSTA/AFP/Getty Images

pique-shakira

Pique tregon si e bëri për vete Shakira’n

Pique dhe Shakira janë një ndër çiftet më të njohura në botë , por pak dimë për mënyrën se si u lidhën së bashku.

Periskopi.com Sporti

Në programin e TV3, “Fora Seria”, lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ka shpjeguar se si u takua me partneren e tij aktuale.

“Kur ne ishim duke u përgatitur për Botërorin e Afrikës së Jugut, ajo erdhi në vendin afrikan, për shkak se do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes. Ndërkohë, ia kisha marrë numrin e telefonit në Madrid. E pyeta se çfarë moti është në Afrikën e Jugut, ku do të luhej Botërori, duke i thënë se ne do të vijmë katër ditë më vonë”, tregon fillimisht mbrojtësi katalanas.

Më pas Pique ka shpjeguar edhe bisedat e para që pati me këngëtaren e njohur dhe për planet e së ardhmes.

“Bëra një bisedë të gjatë në kohë, të ftohtë…, dhe e lamë për t’u takuar në finale, duke mos e ditur nëse do të luaja deri në këtë pikë të garës. Për herë të dytë, kur e pashë, ishte në finalen e Kupës së Botës, kur ajo këndoi përsëri dhe ne kemi fituar.

Nuk ka plane martese pasi gjithçka po shkon mirë, falë edhe djemve që kemi bashkarisht. Martesa është një vendim i rëndësishëm dhe do ta marrin me qetësi, duke e ditur se ajo është gruaja e jetës sime”, u shpreh Pique për mediat spanjolle.

gerard pique

Pique: Van Gaal më shkatërroi

Ylli katalunas Gerard Pique ka folur për kohën e Van Gaal te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi Pique ka folur për Van Gaal sa ishte trajner i ekipit të parë të Barcelonës, në atë botë unë isha pjesë e Barcelona B dhe isha gati për ekpin e parë.

Pique tha “Unë nuk e dija se ai do të ishte trajner kur unë do të futesha në ekipin e parë. Ai më tha se nuk jam lojtar për Barcelonën.

“Van Gaal më shkatërroi, në Barcelonë grup moshat e reja nuk futen në fitnes deri në moshën 18 vjeçare.”

29-vjeçarin ka dëshmuar të kundërtën duke fituar gjashtë trofe të La Ligës dhe tre të Champions Ligës në 300 paraqitje për klubin si dhe kampion bote me kombëtaren spanjolle. /Periskopi.com

pique

Pique paralajmëron largimin nga Spanja

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Gerard Pique paralajmëron largimin nga kjo Kombëtare.

Periskopi.com Sporti

29-vjeçari mbrëmë u bë çështje debati nëpër media të ndryshme europiane, pasi kishte hequr flamurin spanjoll që gjendej në mëngët e fanelës së tij, ku kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Por, mbrojtësi i Barcelonës thotë se nuk mund t’i durojë kritikat që i janë bërë në lidhje me këtë rast.

“Kam provuar gjithçka, nuk mund të duroj me këtë. Çështja e sotme e mëngëve është kashtë që thyen devenë. Ata kanë bërë që unë të humbas kënaqësinë për të ardhur këtu dhe pas Botërorit 2018 do të jem 31-vjeç, do të largohem”, deklaroi Pique. /Periskopi.com

pique

Nuk do ta besoni se çka bëri Pique në ndeshjen ndaj Shqipërisë (Foto)

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique ka bërë diçka të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Barcelonës ka shqyer pjesën ku gjendet flamuri i Spanjës në fanelën e tij të Kombëtares.

Mediat raportojnë se ai e ka bërë këtë për shkak të problemeve politike që ka Spanja me krahinën e saj prej të cilës vjen Pique, Kataloninë.

pique

pique2

stones

Guardiola do ta ndihmojë Stones

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se mbrojtësi i ri i Manchester Cityt, John Stones do të tregojë formë të mirë te skuadra e tij e re, nën menaxhimin e trajnerit Pep Guardiola.

“Stones është një lojtar i madh dhe mbrojtësi më i mirë qëndror që kanë anglezët. Më pëlqen mënyrë se si ai luan, ka një stil të ngjashëm me mua”, deklaroi Stones.

“Pep do ta ndihmojë atë për të marrë përsipër situatat e rrezikshme. Por, duke qenë në mbrojtje, ju keni për të kontrolluar këto rreziqe. Unë mendoj se ai do t’ia dalë mirë”. /Periskopi.com