sinani

Kjo është skuadra e re e Gazmend Sinanit (Foto)

Gazmend Sinani do të vazhdojë karrierën në basketbollin turk.

Periskopi.com Sporti

Alo-qendra kosovare Gazmend Sinani, karrierën e tij në baskteboll do ta vazhdoj në Ligën e Dytë të Turqisë shkruan GazetaOlle.com

Skuadra e njohur turke Mugla Ormanspor ka prezantuar basketbollistin prishtinas në një konferencë për media duke bërë të ditur arritjën e marrëveshjes për një vit.

Të kujtojmë që Sinani para se t’i bashkohet skuadrës turke ishte pjesë e Bashkimit, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në disa ndeshje për prizrenasit. /Periskopi.com

mugla

sinani

Sinani largohet nga KB Bashkimi

Basketbollisti nga Prishtina, Gazmend Sinani ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e KB Bashkimit.

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti në fjalë kishte kaluar në këtë sezon te skuadra e “arpagjik’t”, ku u shëndrrua në një lojtar kyq në këtë fillim sezoni.

“Po, do të largohem nga KB Bashkimi. Por në javën që vjen ju tregoj se ku do iki”, raporton Koha.net.

Ai nuk e ka treguar skuadrën e re të tij, por duket se do të jetë një aventurë e re europiane për basketbollistin prishtinas. Sinani përmes një postimi në Facebook ka falënderuar klubin dhe tifozët e KB Bashkimit.

“Dua t’i falënderohem klubit të Bashkimit, tifozëve dhe qytetit të Prizrenit për pritjen e ngrohtë dhe ditët e mrekullueshme që kaluam së bashku. Edhe pse nuk kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Bashkimi më ka mundësuar që të bëjë një hap të madh në karrierën time, të luaj në Evropë. Shpresoj të takohemi sërish në të ardhmen. I juaji, Gazmend Sinani”, ka shkruar ai. /Periskopi.com