Blerta Deliu - Kodra

Deliu-Kodra e gatshme t’i dërgoj koleget e saj para gjykatës, kërkon dënim për to

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se në dhjetor do të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Gjykata Themelore na ka ftuar që të jemi dëshmitare në lidhje me gazin lotsjellës, unë për shkak të obligimeve shëndetësore dhe familjare që mos të shkojë, gjithsesi do të shkojë në dhjetor”, ka thënë Deliu-Kodra në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo thotë se secili që ka hedhur gaz, duhet të marrë dënimin e merituar.

Ne kemi dhënë një deklaratë kur ka ndodhur rrëmuja në Kuvend. Secili që ka hedhur gaz brenda Kuvendit, të marrë dënimin e merituar.