Arbana Xharra i dha fund ëndrrës së saj, çfarë ndodhi?

Periskopi.com Lajme

Arbana Xharra ka folur shumë herë profesionin e saj.

U sulmua e kërcënua shumë herë por kësaj radhe sikur u dorëzua.

Jo shumë kohë më parë ajo kishte treguar se si tentuan ta korruptonin dhe nuk pranoi.

Atë kohë deklaronte se nuk është pishman asnjëherë që nuk është korruptuar, që është e lumtur që është në gazetari dhe se po jeton ëndrrën e saj.

Ajo merrte shembull një gazetare të njohur në botë e cila shkruante për gjykimin e fëmijëve që mund të ia bëjnë fëmijët në të ardhmen.

 

Mësojeni profesionin e parë të Arbana Xharrës dhe si aksidentalisht përfundoi në gazetari

Periskopi.com Lajme

Arbana Xharra ka shumë deklarata që do mbahet mend, por a e dini si përfundoi ajo gazetare.

Në një nga emisionet kohë më parë ka deklaruar se ajo dëshironte të studionte anglishten por nuk e pranuan.

Dhe shpjegon se si përfundoi në gazetari.

“Në anglisht nuk më pranuan, babi më tha shkojmë në shkollën e gazetarisë, nuk e kam menduar asnjëherë.   E hapa dritaren e kerrin me pyet dikë ku është shkolla, tepër me marre, edhe reagoi babai, më tha: T’i kurrë gazetare, veç shko kryeje qit shkollë e shohim çka po bahet”, deklaronte Xharra.

Përveç kësaj, ajo ishte dikur edhe valltare. Kjo kur ishte në shkollën fillore, raporton Periskopi

Xharra shumë herë ka deklaruar se nuk është pishman që merret me gazetari dhe e lumtur që nuk është në politikë, siç e quante ajo, përplot hajna e kriminelë.

“Arbana është transformuar shumë, ka qenë e urtë e butë”, ka thënë babai i saj në një nga emisionet, Fehmi Xharra./ Periskopi

Mirena: Gazetaria në Kosovë në vdekje klinike

Analisti Ilir Mirena ka thënë se në Kosovë ka një agresivitet medial, dhe jo të gjitha portalet që operojnë tash mund të mbijetojnë.

Periskopi.com Lajme

“Gazetaria është në një lloj vdekje klinike”, shton Mirena.

“Gazetarinë globalisht e ka shkatërruar zhvillimi teknologjik. Kjo ka ndikuar në zbehjen e profesionit të gazetarit”, raporton Klan Kosova

“Portalet në Kosovë janë lider në rajon, ka faktor ku është popullsia e re në moshë, diaspora që është e etur për lajmet e këtushme”.

“Ne aspektin online i kemi tejkaluar shtetet e rajonit. Portalet kryesore në Kosovë kanë afro 2 milionë e gjysmë vizita në ditë. Portalet mbesin një e mirë publike që i kanë kontribuar zhvillimit të fjalës së lirë në Kosovë”.

“Kjo është e shëndetshme dhe e kisha inkurajuar secilin banor të Kosovës me e mbajt një portal”, thotë Mirena.

Kurse analisti Dardan Gashi, thotë se disa portale vendore nuk do të mbijetonin po që se do të vepronin në Perëndim.

“Këso lloj gazetarie nuk ka në Perëndim, jo në këtë masë. Te ne na ka zënë faza e modernizimit të internetit”, thotë Gashi.

“Ne kemi ecur me trendin e gjithë rajonit. Nuk është shumë problem që në mënyrë agresive ti sulmojnë oponentët politik ose dikush që nuk na pëlqen”.

“Problemi është te gjykatat tona sepse edhe portalet kishin provu të korrigjohen nëse gjykata do të merrej me ato”, thotë Gashi.

Ai thotë se shpreson që do të vetrregullohen mediat por gjithmonë duhet me qenë aspekti ligjor që i rregullon ato.

“ Pa aspektin ligjor vetrreullativa nuk do të funksiononte. Duhet të jenë më të kujdeshëm kur kryqëzojnë dikë pa arsye”, përfundon Gashi.