Gazetarit i bie të fikët në transmetim LIVE (Video)

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur gjatë transmetimit live në televizionin shtetëror turk, “TRT Haber”. Kryeredaktorit të Kanal 5, Abdulkadir Unal, i ftuar në emision i ra të fikët duke u rrëzuar nga karrigia.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte i ftuar në emisionin “Anadolli pyet” së bashku me zv/kryetarin e partisë në pushtet në Turqi (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim – AKP), Mehdi Eker. Emisioni trajtonte çështjet e ndryshimeve kushtetuese në Turqi dhe referendumin që do të mbahet më 16 Prill.

Eker po fliste kur Unalit i ra të fikët duke rënë nga karrigia, ç’ka shkaktoi panik në studio. “TRT Haber” kaloi menjëherë në reklama ndërsa zv/kryetari i AKP-së dhe gazetarët e ndodhur në studio i dhanë atij ndihmën e parë. Unal më pas u dërgua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Eker, një politikan karriere në Turqi, që ka mbajtur edhe poste ministrore, tha më pas në transmetim se kjo ishte hera e parë që përballej me diçka të tillë. Gazetari raportohet se po kalonte një gjendje gripale dhe kishte qenë shumë i lodhur nga orët e gjata të punës./tvklan.al

Cili gazetar serb i Kosovës cilësohet si spiun rus?

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) dhe Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM), përmes një komunikate për media, kanë dënuar ashpër veprimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së) për një tekst, siç thuhet në komunikatë, të panënshkruar në gjuhën shqipe përmes të cilit akuzon një numër serbësh të Kosovës, ndër të cilët edhe “gazetarin e njohur nga Graçanica me inicialet B.N. për spiunazh në favor të Rusisë”.

Periskopi.com Lajme

Këto organizata vlerësojnë se me këtë mënyrë të shkrimit rrezikohet jo vetëm jeta e gazetarit B.N. “por edhe grupi i njerëzve i cili pa kurrfarë argumentesh me fotografi, emra e mbiemra, janë shënjuar si spiunë rusë”.

“Kërkojmë nga komuniteti mediatik i Kosovës, nga shoqatat profesionale, Këshilli i Shtypit (?) që të reagojnë me urgjencë ndaj kësaj mënyre të të shkruarit të servisit publik, tekstin e të cilit e kanë transmetuar edhe mediet e tjera shqiptare në Kosovë. Kërkojmë që ky tekst të tërhiqet nga interneti prej RTK-së, sikurse edhe nga mediet e tjera që e kanë transmetuar, ndërsa organizatat profesionale , gjykatat e nderit dhe Këshilli i Shtypit të deklarohen rreth përgjegjësisë së redaktorit për publikimin e kësaj përmbajtjeje”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë, Budimir Niçiq (B.N.) ka thënë se është shqetësues fakti se teksti me të cilin serbët në Kosovë shndërrohen në shënjestër ekstremistësh e ka publikuar servisi publik i Kosovës.

“Nuk është gjë e re që disa medie në Kosovë publikojnë gënjeshtra të ndryshme, informata të paverifikuara dhe tendencioze dhe këtë e bëjnë kryesisht disa portale, të cilat për asgjë askujt nuk i përgjigjen.

Por, kur dihet se kjo vjen nga servisi publik i Kosovës kjo është shumë shqetësuese. Kjo është thirrje për linç dhe thirrje për vrasje, sepse shpallja e cilitdo serb në Kosovë për spiun rus është shndërrimi i atij njeriu në shënjestër të ekstremistëve dhe të grupeve ekstremiste” shkruan në komunikatën e kryetarit të Shoqërisë së Gazetarëve të KeM.

Edhe kjo shoqatë dhe UNS ka pritur që Misioni i OSBE-së në Kosovë e Metohi dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë të reagojnë publikisht ndaj shkrimit të RTK-së.

Shoqatat e gazetarëve, siç raporton “Insajderi” në gjuhën serbe, kanë rikujtuar lajmin e rremë për mbytjen e dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, të cilin e kishte publikuar RTK, që nxiti dhunën ndaj serbëve në mars të vitit 2004 si dhe se shtatë gazetarë dhe punëtorë serbë të medieve , që janë vrarë dhe zhdukur në Kosovë e Metohi në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000, ndërsa përgjegjësit për këto vepra asnjëherë nuk janë gjetur.

Me rastet e pazgjidhura të gazetarëve të kidnapuar e të vrarë në Kosovë, Insajder (në gjuhën serbe) është marrë në emisionin Insajder pa kufizime “Monument të vërtetës”. Në Kosovë para, gjatë e pas luftës janë kidnapuar ose vrarë 12 gazetarë, edhe serbë, edhe shqiptarë.

Dallimet ndëretnike të cilat ende ekzistojnë në Kosovë kanë bërë që për gazetarët e vrarë dhe të kidnapuar të flitet vetëm në bazë të përkatësisë etnike, ndërsa rastet mbesin nëpër sirtarë, thekson “Insjader”.

Pas 17 viteve gazetari i njohur i sportit nuk do të jetë pjesë e KTV’s

Gazetari i sportit, Arlind Grantolli që tashmë e njohin të gjithë, më nuk do të jetë në televizionin më të njohur nacional në vend, KTV.

Periskopi.com Sporti

Ai pas 17 viteve e ka përfunduar marrëdhënien e punës në këtë televizion.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, në rrjete sociale.

Grantolli është edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Por, nga burime brenda RTK-së, Periskopi.com merr vesh, se Grantolli do të bëhet pjesë e mediumit publik.

Ndryshe, Grantolli është themelues i Redaksisë së Sportit në KTV, së bashku me Andin Lokaj e më pas Agon Fehmiun, e të tjerë…./ Periskopi

Reagon Lutfi Dervishi: Nuk jam arrestuar, keni gabuar fotografitë

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas një lajmi që ka qarkulluar sot në disa media shqiptare për arrestimin e mjekut në Kosovë që quhet gjithashtu Lutfi Dervishi.

Periskopi.com Lajme

Por, problemi ishte se mediat përdorën foton e gazetarit shqiptar.

Ja reagimi i gazetarit Lutfi Dervishi:

Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar. Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.

Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar.

Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë. Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish Bashkimit Sovjetik.

Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…”personi që do të shihni është Lutfi Dervishi kreu i kartelit krimianl më të rrezikshëm në Ballkan”, pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë “jashtë”.

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje, Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e “lutfi dervishit” të vërtetë.

Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime. Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim.

Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: ‘Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…”

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur,?—?kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: “lajmi duket pak i parakohshëm”.

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social facebook. Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t’u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim. Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi. Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si “doktor…” në facebook. Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!

Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë?—?një grep i mirë për klikime. Sot nuk quhesh njeri I përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: si i bëhet për një vetting për lajmet?!

 

Konfirmohet arrestimi i Lutfi Dervishit në rastin “Medicus”

Gazetari nuk arrin të përmbahet, shpërthen në lot nga pamjet e Aleppos (Video)

Përgjatë zhvillimeve të njëpasnjëshme në Aleppo, ku shumë fëmijë e persona të rritur po humbin jetën, pothuajse nuk ka mbetur njeri që nuk është prekur nga këto zhvillime.

Periskopi.com Lajme

Njerëz të shumtë në mënyra të ndryshme kanë reaguar pas mos-ndalimit të bombardimeve që po ndodhin në këto vende të Sirisë.

Ndërsa një gazetarë turk, përcjell Indeksonline, përgjatë edicionit të tij ‘LIVE’ nuk ka arritur do të ndalojë vetën, duke shpërthyer në lot, pasi ka parë pamjet e fëmijëve në Aleppo.

Duhet përkujtuar që prej gjashtë vitesh Siria është vendi ku kanë humbur jetën më së shumti njerëz në botë.

 

 

La gazetarinë për t’u marrë me bujqësi

Vetëm pak muaj pas diplomimit (1986) punoi në profesionin e vet, gjeograf. Tërë jetën ua kushtoi dy të tjerave, për të cilat nuk studioi, gazetarisë dhe bujqësisë. Kësaj të fundit ka vendosur t’ia kushtojë kohën më të madhe, pasi gazetarisë duket se nuk ia pa hairin.

Periskopi.com Lajme

 

Ai i është kthyer traditës familjare, për të cilën thotë se ndihet më së miri kur e bën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marrja me bujqësi Dalip Vokrri thotë se nuk e lodh asnjëherë, edhe pse gjatë sezonit angazhimi i tij ditor kalon 15 orë punë. Në një pasdite nëntori ai po i pastronte dredhëzat nga barishtet. Gjithçka thotë se e ka kohën e vet.

I gjithë fshati Sfeçël është i njohur për kultivimin e perimeve. Dalip Vokrri i përket kësaj pjese të Podujevës. U përket këtyre traditave.