Egjipti rihap kufirin me Rripin e Gazës për tre ditë

Autoritetet e Egjiptit vendosën të shtunën për rihapjen e kalimit kufitar Rafah për tre ditë me Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadën izraelite.

Periskopi.com Lajme

“Terminali u rihap dhe ashtu do të jetë tre ditë me radhë”, thanë zyrtarët e kufirit në Gaza, raporton AA

Sipas njoftimit, studentëve, të sëmurëve dhe palestinezëve me shtetësi të huaj do t’u lejohet kalimi i kufirit në periudhë prej tre ditësh.

Siç raporton nga vendi i ngjarjes raportuesi i AA në kalimin kufitar nga ana palestineze në orët e mëngjesit të shtunën u tubuan një numër i madh i njerëzve të cilët donin ta kalojnë kufirin.

 

 

Automjeti i parë me energji diellore në Gaza

Në Gaza e cila për 10 vite po mbahet e bllokuar nga Izraeli dhe në të cilën nuk lejohet hyrja e shumë materialeve themelore u ndërtua automjeti i cili punon me energji diellore.

Periskopi.com Lajme

Palestinezët Jamal Al-Miqaty (23) dhe Khalid al-Bardawil (23), studentë të inxhinierisë në Universitetin Al-Azhar të Gazës, ndërtuan automjetin parë me energji diellore në kuadër të projektit të tyre të diplomës.

Al Miqaty në deklaratën e tij për (AA) tha se për realizimin e këtij projekti kanë hasur në shumë vështirësi.

“Për shkak të problemeve ekonomike nuk arritëm ti sigurojmë pjesët e nevojshme për ndërtimin e automjetit. Për këtë shkak përdorëm pjesë nga makina e vjetër, përderisa disa pjesë i prodhuam vet”, shtoi ai.