Mustafi: Neville ka karakter dhe mund të bëhët trajner i madh

Shkodran Mustafi ka folur për ish trajnerin e tij legjenden angleze, Gary Neville, sa ishin në Valencia.

Periskopi.com Sporti

Mustafi mendon se Neville kishte ide të qarta se si dëshironte Valencia të luaj.

Gary Neville u emërua si trajner i Valencias në vitin 2015 pas shkarkimit të portugezit Nuno Espirito Santo. Neville udhëheqi skuadrën spanjolle në 16 ndeshje ku kishte arritur vetëm tre fitore.

“Unë e kam respektuar shumë si lojtar- ai ishte fenomenal”, ka thënë Mustafi për DailyMail.

pay-valencia-v-athletic-bilbao-europa-league-round-of-16-second-leg
Shkodran Mustafi dhe Gary Neville

“Si trajner ai kishte ide të qarta, por në atë kohë ishte vështirë për çdo trajner, jo vetëm për Neville. Unë tentoja të flisja me të sa më shumë, që të mësojë nga ai, pasi ai kishte qenë një super mbrojtës por dhe ai dëshironte të mësonte nga ne. Nuk e di nëse do të rikthehet si trajner por ai mund pasi ai ka karakter dhe mund të jetë trajner i sukseshëm”, ka përfunduar mbrojtësi shqipatar që luan tashmë në Arsenal. /Periskopi/

Dy yjet e United jashtë formacionit

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, do të linte jashtë formacionit baë Zlatan Ibrahimovic dhe Wayne Rooney.

Periskopi.com Sporti

Gary Neville i pyetur nga gazetarët se si do të zgjedhte formacionin e ‘djajëve të kuqë’, ai ka thënë se do të zgjidhte mesfushorin armen, Mkhitaryan, para Wayne Rooney dhe Ibras.

Ai ka folur edhe për lojtarët nga akademia si Rashford dhe Jesse Lingard, se ndihet krenar kur i sheh në formacionin bazë të Manchester United.

Neville ka zgjedhur ekipin që sipas tij duhet të startojë, ai mendon se United duhet të luajë 4-3-3. “De Gea, Valencia, Bailly, Smalling, Blind, Pogba, Herrera, Carrick, Mkhitaryan, Martial and Rashford.” /Perisksopi.com

manchester-united-training