medel

Liverpool mendon për Medel

Periskopi.com Sporti

Liverpool është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 15 milionë euro për mesfushorin e Interit, Gary Medel, shkruan Corriere della Sera.

Është trajneri i ‘reds’, Jurgen Klopp ai i cili dëshiron ta përforcojë mesfushën e 18 herë kampionit të Premier Ligës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse drejtuesit e Interit janë gati të heqin dorë prej kilianit. /Periskopi.com