bmw-m5-e-fiton-garen-e-shpejtesise-me-kater-supervetura-te-fuqishme-foto-780x439

BMW M5 e fiton garën e shpejtësisë me katër supervetura (Video)

Periskopi.com Tech/Auto

Vetura BMW M5 që ka 700 kuajfuqi, ka bërë garë me Nissan GT-R, me Porsche, Corvette si dhe një Golf që ka 650 kuajfuqi.

Makina me 6.4-litra V8, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.4 sekonda, në të gjitha garat ka dalë fitimtare, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni përballjet që janë bërë në një pistë garash, me këto vetura që janë shumë të shpejta dhe të fuqishme.

“Megjithëse bëhet fjalë për BMW, mua më la përshtypje më shumë Golfi, sepse kishte një paraqitje të denjë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/