Musliu – Abrashit: Kujdes deklaratat, demarkacioni s’ka qenë as s’do jetë kusht për ushtri

Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi i cili ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë për lajmi.net, se demarkacioni nuk ka qenë as nuk do të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jo, demarkacioni me Malin e Zi as nuk ka qenë kusht dhe as nuk duhet të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu.

Musliu e cila është edhe deputete e PDK, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ministrat duhet të kenë kujdes më pasimin e ideve pasi nuk i bëjë mirë Kosovës.

“Ju bëjë thirrje ministrave kush do qofshin të kursehen nga pasimi i ideve të tilla sepse nuk ju bëjnë nderë as atyre as Qeverisë dhe as Kosovës”, ka thënë ajo.

Abrashi thotë se BE i kushtëzoi: Demarkacionin së pari, nëse doni Ushtri

 

.

 

 

Rrëfim ndryshe i Ganimete Musliut: Njeriu adekuat për kryeministër është Kadri Veseli

Periskopi.com Video

Rrëfim ndryshe i Ganimete Musliut: Njeriu adekuat për kryeministër është Kadri Veseli

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu rrëfen jetën e saj.

Periskopi.com Lajme

Ka shumë njerëz të dashur përreth saqë vështirë thotë emrat e tre prej tyre, nëse do e ndryshonte profesionin thotë se do bëhej fotografe, tregon filmin dhe librin e preferuar, e thotë se nga kafshët pëlqen më së shumti kalin.

Në një rrëfim për Periskopi.com ajo tregon për shoqërinë me Leonora Jakupin dhe lidhjen e saj me UÇK-në.

Tregon liderin e duhur për Kosovën, ndërsa thotë se për kryeministër i duhuri do të ishte Kadri Veseli.

E lindur dhe rritur në Bak, në komunën e Skenderajt, thotë se ka shëtitur në shumë vende të Evropës, qoftë në kohën kur i dëbuan nga Kosova qoftë këto 17 vitet e pasluftës, por për të jetuar, thotë se nuk do dëshironte askund tjetër, përveç se në Kosovë. Qyteti s’ka rëndësi pastaj për të.

Shkollën fillore e ka përfunduar në Qirez, shkollën e mesme pastaj në Polac kurse fakultetin në Prishtinë.

Përveç studimeve thotë se ka ndjekur shumë kurse dhe trajnime të cilat që nga viti 2000 janë ofruar nga organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe thotë se është përgatitur në njëfarë mënyre për të qenë pjesë aktive e politikës.

“Kam më shumë se tre njerëz të dashur, prandaj nuk do ti cekë tani tre me emër. Janë të dashur për mua sepse janë me mua, pranë meje, në çdo situatë dhe në çdo kohë”, thotë Musliu për Periskopi.com

Musliu thotë se nëse do të ndryshonte profesionin, do t’i interesonte të bëhej fotografe.

Tregon për lidhjen e saj me UÇK-në dhe flet për fryrjen e listave të veteranëve.

“Lidhja ime me UÇK-në është LIRIA! Lidhja ime me UÇK-në ka të bëjë ekskluzivisht me respektin e madh që kam për sakrificën dhe trimërinë e kombit tim. I jam falënderuese për çdo ditë që ne jetojmë të lirë dhe do vazhdoj gjithë jetën time ti mbaj në piedestalin më të lartë vlerat e ushtrisë tonë të lavdishme”, thotë ajo.

Fryrje e listave të veteranë e sheh si një turp ndërsa vlerëson se dënimet që u janë bërë dhe po u bëhen ish – luftëtarëve janë lojëra politike.

“Dënimet e UÇK-së janë dëshmi e lojërave politike dhe se nuk kanë të bëjnë shumë me drejtësinë dhe parimet e saja. Këto dënime dhe këto procese të cilat po zhvillohen para syve tanë janë turpi që do rëndoi mbi ne përgjatë gjithë historisë, kurse fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së do të jetë turpi që do rëndoi mbi personat të cilët e kanë bërë një gjë të tillë dhe mbi ata persona që kanë lejuar një gjë të tillë”, thotë ajo.

Musliu tregon për shoqërinë me Leonora Jakupin, që vazhdimisht i shohim bashkë.

” Jemi shoqe. Unë mendoj që kemi një miqësi shumë të sinqertë dhe për këtë arsye nuk luan shumë rol a kalojmë shumë kohë bashkë apo jo, me rëndësi është që mund të llogarisim në njëra tjetrën dhe kur të kemi kohë të takohemi dhe të kalojmë kohën bashkë. Leonorën e çmoj për natyralitetin e saj, për karakterin e saj dhe për gatishmërinë për të qenë gjithmonë pranë familjes, miqve por edhe pranë personave që kanë ndonjë nevojë për të”, shpjegon ajo.

Ganja thotë se nuk do të ndryshonte asgjë në jetën e saj.

Pranon që secilin mund të bëjë gabime në jetë, por ajo thotë se nga to duhet mësuar për të sfiduar jetën.

“Fatmirësisht nuk mund të them që në jetën time kam bërë ndonjë gabim të pafalshëm në qoftë se mund të themi se ka gabime të tilla. Jam njeri dhe njeriu shpesh lufton me vetveten dhe në ndonjë moment dëshpërimi mund të mendon se nuk duhet të jetë shumë i sinqertë apo të punoi me shpirt, por unë në raste të tilla zakonisht jam mbështetur dhe vazhdoj të mbështetem në vlerat dhe traditën time familjare dhe kombëtare dhe kjo ka rezultuar të jetë rruga më e mirë për mua. Jam e sigurt se puna e sinqertë dhe vlerat e mirëfillta i mbijetojnë çdo furtune”, thotë Musliu.

Kosova ka personalitete të spikatura për të udhëhequr me vendin, sipas saj, dhe thotë se shumë të tillë janë bashkëpartiak të saj,

” Tani për tani ne kemi një president që e meriton atë post duke e ditur përvojën e tij dhe sfidat të cilat ka arritur ti menaxhoi dhe ti tejkaloi me sukses, kurse për kryeministër mendoj që njeriu adekuat është kryetari aktual i Kuvendit z.Kadri Veseli”, thotë Ganime Musliu për Periskopi.com

Hobi ka fotografinë, ndërsa kohën e lirë e kalon duke shëtitur në natyrë, lexim, me familje dhe shoqëri. Një pjesë të kohës së lirë e shfrytëzon edhe për të takuar qytetarë anembanë Kosovës.

Libri që i pëlqen më së shumti është “Schuld und Sühne” (Krim dhe ndëshkim) nga Dostojevski, e të cilin e ka lexuar në gjuhën gjermane.

Musliu thotë se filmi “Gone With the Wind” është i pëlqyeri i saj dhe e ka shikuar disa herë. E thjeshtë thotë: “sepse më pëlqen”.

“Jam rritur në fshat dhe kemi pasur pothuajse të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake. I dua kafshët. Do veçoja ndoshta kalin si kafshë madhështore dhe po të kisha mundësi do mbaja kuaj”, thotë ajo për Periskopi.com

Kur flet për ushqimet, thotë se nuk ka mjaft kohë për të gatuar, pavarësisht se di t’i bëjë të gjitha.

“Ushqimi duhet të jetë i shëndetshëm dhe mundësisht me produkte vendore. Për fat të mirë produktet vendore çdo ditë e më shumë po rrisin cilësinë e tyre dhe duke qenë se mund të shfrytëzohen llojet e ndryshme sezonale janë të freskëta dhe të shijshme. Me gatimet unë personalisht nuk jam keq, më keq jam me kohën që nevojitet për ti përgatitur”, thotë ajo.

Për në fund, ka një urim dhe porosi për të gjithë.

“Uroj që vitin që vjen të kemi më shumë dashuri mes veti. Të na udhëheq më shumë arsyeja e shëndoshë e më pak mllefet patetike. Të analizojmë më shumë e të gjykojmë më pak. Të kemi mundësi të punojmë sa më shumë dhe sa më mirë për një të ardhme më të mirë. Do dëshiroja që shoqëria jonë t´ju kthehet vlerave të traditës sonë të cilat janë vlera për të cilat na e ka lakmi bota. Do dëshiroja që rinia e vendit tim të përqendrohet në punë dhe në atë punë për të cilën ka talent. Vazhdoj të shpresoj shumë që kjo fazë e dëshpërimit kolektiv të tejkalohet dhe të zëvendësohet me angazhim dhe përpjekje për të përmirësuar jetën në Kosovë. Ky vend është i yni, kjo Kosovë është e jona dhe ne jemi ata që ose e bëjmë ose mbysim. Unë jam për ta bërë!”, përfundon Musliu./ Periskopi

Flet Ganimete Musliu: Jam rritur në oda, në Drenicë janë përdorur si kinema

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tregon se është rritur në oda.

Periskopi.com Lajme

Thotë se nuk flet si studiuese por nga ajo që ka përjetuar.

Musliu në Klan Kosova tregoi se në familjen ku është rritur asnjëherë nuk ka qenë ndaluar që gratë të hyjnë në oda, të flasin e jo vetëm të shërbejnë.

“Në oda ka pasur rregulla, është ditë çka flitet. Në fshatra nuk ka pasur amfiteatre, apo të ngjashme. Unë i quaj tempuj odat e Drenicës, veçanërisht të Drenicës. Përveç takimeve të rëndësishme që janë mbajtur, të dielave e kemi përdoru si kinema, jemi mbledhur krejt fëmijët dhe kemi shiku filma”, tha Musliu./ Periskopi

 

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Stojanoviqin

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/kryeministrit Branimir Stojanoviq.

Periskopi.com Lajme

Ajo i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që ta shkarkojë menjëherë Stojanoviqin, për faktin se sipas saj derisa ai paguhet nga taksapaguesit e Kosovës nuk guxon të punojë në dëm të interesave të shtetit të tyre.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

“KRYEMINISTER REFLEKTO! Ky Zevendeskryeminister paguhet nga taksapaguesit e Kosovës dhe nuk guxon te punoj ne deme te interesave dhe shtetit te tyre. Kryeministër shkarko Zevendeskryeministrin Branimir Stojanoviq! Sjellja inferiore ndaj keti veprimi është sjellje inferiore ndaj Kosovës. Kosovës nuk i duhen përfaqësues qe sillen me inferioritet kur përdhosen vlerat e saj. #shkarko #zevendeskryeministrin #BranimirStojanoviq” (sic.).