John Alite

Gangsteri shqiptar flet për dallimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë

John Edward Alite i njohur si “Johnny Alletto” është gangsteri i famshëm shqiptar që ishte ngjitur në rangjet më të larta të mafias italiane Cosa Nostra.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte dora e djathtë e John Gotti të ri dhe roja i tij personal, por kishte punuar edhe për John Gotti-in e vjetër, njeriu që besohet se eliminoi vet bosët e mafias për të udhëhequr më pas me pushtet të padiskutueshëm.

Alite, me prejardhje nga Gjirokastra për shumë vjet ishte pjesë e kësaj bote, derisa më pas u zu nga policia dhe përfundoi në një burg famëkeq në Brazil.

Ai kishte kuptuar se ish-bosët e tij po e shisnin te forcat e rendit, ndaj vendosi t’ua kthejë me të njëjtën monedhë.

Johni fal bashkëpunimit me organet gjyqësore sot është i lirë. Ai ka dhënë një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës – hera e parë për një televizion shqiptarë.

Në intervistën e tij ish-gangsteri ka folur edhe për atë se e ka dallime ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

“Kjo nuk më pëlqen aspak dhe ky dallim për mua është qesharak. Unë besoj se nëse ti je shqiptar, atëherë je shqiptar. Gjaku yt është shqiptar dhe nëse është të respektoj për atë”, ka thënë ai.

“Edhe njerëzve përpiqem t’ua them këtë kur flas me ta, qofshin këtu, apo atje. Unë kam shumë miq në Kosovë dhe në anën tjetër në Tiranë e Gjirokastër, për mua s’ka ndonjë dallim dhe shpresoj se as të tjerët nuk bëjnë këso dallimesh”, thotë Alite.

“Ne jemi një komb. Duhet të respektohemi e duhemi mes vete dhe të mos i bëjmë më keq njëri-tjetrit. Po them atë që u them edhe fëmijëve në fjalime; rrini larg telasheve”, thotë ai.

John Alite

Gangsteri John Alite pranon se është shqiptar

Gangsteri më i famshëm shqiptar John Edward Alite, që ka qenë dora e djathtë e John Gotti, bosit të familjes së famshme të krimit Gambino, pranon se nga gjaku është shqiptar.

Periskopi.com Lajme

Në një rrëfim ekskluziv në Info Magazine, ai ka thënë se gjyshi i tij nga ana e babait ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Kurse e ëma e tij vjen nga Tirana.

Madje ka treguar se në Shqipëri jeton vëllai i tij Andri dhe të afërmit e tjerë më të cilët edhe mbanë kontakte.

“Unë kam qenë me fat, pasi jam rritur mes disa kulturash. Për nga gjaku jam shqiptar. Ia kam thënë këtë gjë edhe të dashurës time, qysh në fillim. E dua shumë atë. Bëj shaka se si ajo e flet rrjedhshëm gjuhën, ndërsa unë jo.”

“I kam thënë se jam më shqiptar se ajo, sepse jam rritur në një shtëpi me gjyshërit në katin e poshtëm, xhaxhallarët në atë përdhes, prindërit në katin e mesëm, tjetrin xhaxha dhe hallë në atë sipër nesh dhe tezen matanë rrugës.”

“Në atë kohë Shqipëria identifikohej me komunizmin dhe kishte shumë pak shqiptarë këndej pari. Kur njerëzit më pyesnin nga isha dhe unë u thosha “nga Shqipëria”, ata s’ia kishin idenë ku ishte ky vend”, ka shtuar Alite.

“Më thoshin se isha pak a shumë italian, ndërsa unë ua përsërisja se jam shqiptar. Jam shqiptar dhe gjithmonë krenar për përkatësinë time. Nga ajo mënyrë jetese kam mësuar tradhtitë, gënjeshtrat dhe lëvizshmërinë italiane, ndërsa dija dhunën shqiptare. Ne jemi të dhunshëm. Fatkeqësisht edhe unë u bëra i tillë”, ka pohuar Alite.