Gabigol largohet nga Inter?

Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa do të kërkojë largimin e tij vetëm pas 6 muaj qëndrimi tek Inter.

Periskopi.com Sporti

Braziliani Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol ishte transferuar si një transfer i madh tek gjigandi italian, Inter, por si duket nuk po arrin të përmbushë pritjet e drejtuesve të klubit.

Forma e dobët nëpër të cilën po kalon skuadra zikaltër nuk e ka shtyrë tranjerin Frank De Boer të aktivizojë brazilianin e ri në lojë.

Besohet se Gabigol nuk do të pres shansin e tij dhe do të kërkojë largimin e tij nga Inter. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Barbosa dhe Joao Mario te Interi

Periskopi.com Sporti

Tashmë është punë e kryer.

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Santos, Gabriel Barbosa dhe mesfushorit të Sporting Lisbonës, Joao Mario.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet rrjetit social Twitter.

“Gabigol zbarkoi në Milano, ndërsa edhe Joao Mario është në këtë rrugë”, shkruan në këtë njoftim.

Tabloidi ‘Goal’ raporton se dyshja në fjalë do t’i kushtojë ‘neroazurëve’ plotë 75 milionë euro. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Barca transferon ‘Neymarin e ri’?

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i talentuar i Santos, Grabriel Barbosa thuhet se mund të kalojë te Barcelona.

The Sun raporton se vetë 19-vjeçari ka lënë të kuptohet se dëshiron kalimin në Camp Nou.

Talenti i madh kërkohet edhe nga klube tjera të njohura europiane, mirëpo ende nuk dihet destinacioni i tij i ardhshëm. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Interi prin për Barbosa

Periskopi.com Sporti

Interi është duke udhëhequr garën për transferimin e talentit të Santos, Gabriel Gabigol.

Tabloidi Goal zbulon se marrëveshja ndërmjet dy klubeve në fjalë është afër të arrihet për vlerën e 25 milionë funteve.

Për 19-vjeçarin kanë shfaqur interesim edhe klube tjera të njohura si Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus, Chelsea dhe Manchester United. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë