gabi-gol

‘Nuk gabojmë me Gabigol siç gabuam me Coutinhon’

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausillo ka folur për situatën e talentit brazilian, Gabigol.

Periskopi.com Sporti

Gabigol u transferua nga Santos me bujë tek neroazzurët, por që ende nuk ka arritur të tregoj më të miren nga vetja. Braziliani që nga transferimi i tij në Seria A ka zhvilluar vetëm 13 minuta në fanelën e Interit.

“Gabigol? Ai është shumë i qetë, është pjesë grupit të lojtarëve të rëndësishëm. Është i ri, ka nevoje vetëm për eksperiencë. Në të kaluarën na ka ndodhur e njëjta gjë me Coutinhon, por të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat, tani ai është një fenomen. Huazimi nuk vlen tani për atë, por do të presim vendimin e trajnerit”.

“Icardi? Është njeriu më i qetë që e kam njohur në botën e futbollit. Si të gjithë te rinjtë ai mund të bën gabime, por gjërat janë pozitive”, ka thënë Ausilio. /Periskopi.com