Marko Gjuriq

Serbia pajtohet për kodin telefonik të Kosovës por si rajon gjeografik dhe me *

Beogradi zyrtar është pajtuar që kodi telefonik t’i atribuohet Kosovës si rajon gjeografik dhe të regjistrohet me fusnotë mbi statusin.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë të martën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjuriq ka shtuar se për telekomin nuk ka pasur përafrime, ngaqë ka ngecje te trashëgimia e pronësisë, porse Beogradi është i gatshëm që ta ‘ngrijë’ këtë çështje tani dhe të fillojë zbatimi, por me kusht që kjo të bëhet me vonë me kompaninë vendore trashëguese të telekomit serb në Kosovë.

Duke folur në London School of Economics, konkretisht në kuadër të Kërkimit mbi Evropën Juglindore, Gjuriq ka promovuar sukseset e dialogut në sytë e Beogradit si integrimi i ish-punonjësve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës në komunat në veri.